Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Italia ka bashkëpunuar me Francën, si dhe me Gjermaninë, për të ecur përpara drejt ndërtimit të Europës”. Ka qënë kjo deklarata e dhënë nga kryeministri Italian Mario Monti. Gjatë një konference të përbashkët me Presidentin e Francës Nicolas Sarkozi, të dy shprehën mendimin e tyre për krizën që ka përfshirë vendet e eurozonës.
Gjatë konferencës, një theks i veçantë u vendos mbi vështirësitë ekonomike me të cilat përballen ekonomitë e kontinentit të vjetër. Monti deklaroi se i ka bërë të ditur Sarkozisë mbi masat e marra nga Italia, duke shtuar se ato do vijojnë më tej.
Sarkozi u shpreh se kjo është një fazë delikate për Eurozonën dhe se është thelbësore puna e çdo vendi anëtar, për nxjerrjen nga kriza. Ndër të tjera ai u shpreh se pavarësisht krizës,- “Ne vazhdojmë të besojmë te Euro dhe Europa”.