Publikuar me : 28.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 87 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një raport që sapo është përpiluar nga Moody, ka shtuar më shumë ankthin në kontinentin evropian, në lidhje me thellimin e krizës ekonomike. Sipas përfundimeve që nxirren nga ky raport mundësit e një përhapje të shpejtë të krizës në të gjitha vendet që kanë në përdorimin e tyre euron, nuk mund të përjashtohet.
“Zona e euros po shkon drejtë një rruge, që do ta çojë ose drejtë masave të reja më të rrepta ekonomike ose drejtë një përçarje më të theksuar mes vendeve. Ndërkohë që skenari i shpëtimit është ai që zona e euros të mbahet nënë kontroll pa vende të tjera që mund të shkojnë drejtë falimentimit, mund të ketë pasoja shumë të rënda për vendet ndërmjetëse”, lexohet në raportin e agjencisë Moody.
Në raport parashikohej një fond ndihme nga FMN-ja për Italinë. Ndërkohë që FMN-ja ka dal menjëherë me një deklaratë për shtyp ku ka hedhur poshtë këto zëra. “Përveç bisedimeve me Greqinë, Fondi nuk ka asnjë lloj marrëveshje me autoritetet italiane për një fond special ndihme”, janë shprehur zyrtarët e FMN-së.