Publikuar me : 01.12.2011 Ne :
Sport - 45 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Është Krishtlindje, por Anjeli të mos mendojë që do t’i bëj dhuratë kampionatin e 2006-s. Mund të them vetëm: mirë, të bëjmë sikur po e harrojmë gjithçka dhe të ecim përpara”, u shpreh presidenti i Interit, Masimo Morati, pak ditë para “tavolinës së paqes”.
“Besoj vërtet se do të jetë diçka ku do të flitet siç mund të flitet në një bisedë lokali, por nuk janë këto tavolinat në të cilat vendoset nëse dikush, për fat, ka pasur një lloj sjelljeje dhe dikush tjetër jo”, shtoi Morati. Për një “tavolinë paqeje” kishte folur më parë edhe Andrea Dela Vale, por Morati theksoi “se më parë ftesa ishte për një lloj tavoline ku unë isha i pandehuri i pafajshëm, por ama isha i pandehur”. Kjo është një tavolinë që nuk besoj se ka këtë lloj qëllimi, edhe për faktin se do të ishte njësoj absurde si atëherë”.
Diferencën e bën fakti që mbi të gjitha bëhet fjalë për një “ftesë të presidentit të Federatës së Futbollit. Është një ftesë për t’u takuar presidentët përgjegjës të skuadrave të futbollit dhe për mua ky takim duhet të jetë ndërtues. Njihemi të gjithë, ndaj është mirë që të ndërtojmë një bashkëpunim përmes miqësisë. Të kaluarën e gjykojnë të tjerë. Kjo tavolinë nuk do të ketë biseda për të shkuarën”.
Në fund, një batutë mbi shpenzimet financiare: “Mendoj se do t’u bjerë në kokë të gjithëve, pasi nuk është çështje drejtësie financiare, por objektivash dhe situatash aq të ndryshme në botë, që as mund të mendohet se në futboll do të jetë ndryshe. Gjithsesi, kemi të gjithë detyrime dhe do ta kem parasysh në momentin e duhur”