Publikuar me : 11.08.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 105 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sipas medieve ruse Moska duke filluar që nesër do të heqë embargon mbi importet e perimeve me Evropën. Këtë lajm e ka përhapur përmes një deklarate për shtyp Shërbimi rus për Kontrollin e Produkteve.
Rusia ndaloi importet e zarzavateve të freskëta nga BE më 2 qershor, për shkak të shpërthimit të bakterit vdekjeprurës – E. coli.
BE-ja, e cila, vitin e kaluar, ka eksportuar perime në vlerë prej 600 milionë eurosh në Rusi, ka thënë se bllokada e Moskës nuk ishte e justifikuar shkencërisht.