Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kronike - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në Durrës fuqia e dallgëve të detit ka arritur në 5-6 ballë, duke krijuar vonesa në largimin dhe mbërritjen e trageteve. Burime nga qyteti bregdetar bëjn ëtë ditur se tragetet e linjës Bari-Durrës do të mbërrijnë në portin detar me disa orë vonesë, për shkak të detit të trazuar, ndërsa në kalatat portuale procesi i përpunimit të anijeve tregtare me mallra ushqimore nuk ka nisur nga era e fortë.
Ndërkohë që e njëjta situatë alarmante paraqitet edhe në portin e Vlorës, ku si rezultat i erës së fortë dhe forcës së dallgëve, të cilat arrijnë brenda gjirit detar deri në 5 ballë, është vështirësuar ankorimi dhe përpunimi i trageteve që përshkojnë linjën detare Brindisi-Vlorë.