Publikuar me : 24.10.2011 Ne :
Kronike - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur para disa minutash në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Dajlanit, ku një motor është përplasur me një kamion me targa TR 0017.
Nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit, Xheni Zakova, 24 vjeç. Mendohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia tej normave me të cilin po ecte motori.
Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, ndërsa kanë nisur edhe hetimet që pritet të zbardhin plotësisht shkaqet e ngjarjes. /
Mark Brunga