Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Motra e Aurela Gaces behet kengetare

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Sociale - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Ajo e ka vendosur. Jo se nuk e ka bërë këtë gjë më parë, por këtë herë vjen si profesioniste. Pas një eksperience të gjatë si kërcimtare në Amerikë, Blerta Gaçe, motra e këngëtares Aurela Gaçe sjell një këngë, duke u paraqitur në këtë mënyrë para publikut shqiptar si këngëtare. E vendosur tashmë prej 10 vitesh në Amerikë, Blerta e ka konsideruar veten të gatshme për të bashkëpunuar me profesionist dhe në këtë mënyrë t’i futet seriozisht rrugës së muzikës, e pse jo, ajo e ka edhe në gjak!.

E kontaktuar nga gazeta, ajo është shumë e lumtur për këtë projekt të ri. “Doja të kompletohesha. Ti ndërthurja aktrimin, kërcimin dhe këndimin. Talenti për këngë nuk më ka munguar. Ju futa punës seriozisht dhe sot ka ardhur dita ta paraqes këtë punë”-tregon Blerta. Për të ky është momenti i duhur për të hyrë në këtë treg, në të cilin synon të prek jo vetëm atë shqiptar, por edhe amerikan, ku vajza vlonjate prej vitesh jeton. Kënga është e rrymës “World pop”. Është një kompozim i Darko Dimitrov, teksti nga Marin Janço, dhe në violinë Përparim Zeqiraj. Titullohet “Je ti” dhe do të publikohet në dy versione, shqip edhe anglisht.

E ajo nuk nguron të jetë modeste duke u shprehur se: “Doja që kjo këngë të ishte sa më e vërtetë dhe të më përfaqësonte mua si artiste. Unë e shikoj veten si kërcimtare fillimisht, interpretuese dhe pastaj këngëtare. Synimi fillimisht ka qene të sillja një rrymë të re në muzikën shqiptare dhe të kem mundësinë të ndaj dashurinë që kam për muzikën me audiencën. Nuk mendoj se ka gëzim me të madh sesa kur jep dashuri”. Nuk na mbetet gjë tjetër veçëse të presim shumë pak ditë, e të dëgjojmë një zë tjetër të familjes Gaçe.

 

Kush është Blerta

Ajo zbuloi talentin e saj për të kënduar dhe kërcyer që kur ishte 5 vjeç, por vetëm pas disa vjetësh vendosi të zëvendësonte këpucët e saj të vallëzimit, në këmbim të librave të shkollës dhe mendoi një ditë të ndiqte shkollën për Drejtësi. Disa vjet më vonë ajo nuk refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së performueses dhe filloi të dilte nga shkolla e saj më herët për të marrë pjesë në provat e motrës së saj më të madhe në Akademinë e Arteve Dramatike në Tiranë. Më vonë ajo u bë e para balerinë profesioniste shqiptare e belly dance, duke fituar respektin e një arti që është njohur me vështirësi në kohë. Duke u larguar nga Shqipëria në moshën 15-vjeçare, Blerta u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe pas disa vitesh në Neë York City, ku morri trainim dhe studim në Neë York Film Academy dhe në legjendaren shkolle teatri muzikor Neighborhood Playhouse School of the Theatre.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 33 here.
Fizikani kosovar  Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetitShukri Klinaku / Foto "Koha Ditore" Një fizikan kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e...Lexo te gjithe artikullin »


» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit