Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mourinjo Dua te kthehem ne Angli

Publikuar me : 27.12.2011 Ne : Sport - 82 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Hoze Mourinjo ka ritheksuar dëshirën për t’u kthyer në Premier Ligë pas disa vitesh, kur të ketë marrë fund puna e tij te Reali i Madridit. Ish-trajneri i Çelsit gjithnjë e ka pohuar dashurinë e tij për futbollin anglez dhe ka vite që flitet si pasardhësi i Sër Aleks Fergusonit te Mançester Junajtid, kur skocezi të vendosë të dalë në pension.

Portugezi iu bashkua skuadrës së Realit me një kontratë katërvjeçare në verë të vitit 2010 dhe këtë sezon është në krye të renditjes së Primera Division me gjigantët madrilenë, me tri pikë më shumë se Barcelona. Por ai e ka përshkruar kthimin e tij të mundshëm në Premier Ligë si hapin e radhës. Mourinjo ka folur për mediat angleze dje dhe ka thënë: “Unë jam shumë shumë i lumtur te Reali i Madridit.

Është një përvojë e jashtëzakonshme për mua. Besoj se është ndoshta klubi më i madh në historinë e futbollit. Unë nuk dua të humb shansin të punoj këtu, por pasioni im është Anglia dhe hapi im i radhës është të kthehem atje, mundësisht të shkoj dhe të qëndroj shumë gjatë. Më bëni gati një klub pas disa vitesh, një klub të mirë.” Trajneri 48-vjeçar është i njohur si një studiues i lojës, por këmbëngul se “gjenialiteti individual” do të triumfojë në fund, pavarësisht përgatitjes dhe organizimit.

“Mendoj se gjenialiteti më në fund do të bëjë diferencën. Gjenialiteti në futboll ka të bëjë me disa futbollistë, të cilët mund të thyejnë çdo organizim dhe punë që ti bën me skuadrën tënde. Gjenialiteti ekziston edhe te trajnerët. Për mua në futboll gjëja më e rëndësishme është menaxhimi i njerëzve. Futbolli për mua është shkencë njerëzore, ka të bëjë me njeriun.” Mourinjo gjithashtu ka rënë dakord për prospektin e dështimit njerëzor si një nga pikat tërheqëse të futbollit, duke thënë:

“Inteligjenca emocionale është vendimtare në këtë nivel në çdo sport. Është diçka tjetër të shënosh një penallti kur je duke fituar 5-0 në miqësore dhe ndryshe të kesh një penallti në minutën e fundit të finales së Ligës së Kampionëve ose Kupës së Botës. Unë përpiqem t’i përgatis lojtarët e mi sa më mirë që mundem, por në fund të fundit janë ata që vendosin për gjithçka në momentin e duhur.

Ata bëjnë diferencën. Unë i analizoj ata në kontekstin e grupit, por e di se ata janë të gjithë unikë. Kjo është një përvojë magjepsëse – shumë prej nesh nuk duan të heqin dorë, kurrë. Ne duam të shkojmë deri në fund të sezonit si kryesues sepse kjo bëhet pjesë e jetës sonë.”

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit