Qyteti ku Joni dhe Adriatiku bashkohen ofron me shume se thjesht detin. Shpella ne nje bregdet te paeksploruar sic eshte Karaburuni, plazhe ne nje ishull si Sazani, manastire qe ruajne ne vetvete te fshehta dhe ku njerezit kerkonin qetesine e shpirtit. Vlora ka shume me teper per te dhene per vizitoret...
Te shkosh ne Karaburun ne ditet e sotme mund te quhet edhe privilegj. Harku moratorium vijon ta mbaje molle te ndaluar, pa dhene hapesira ne eksplorime te tilla. Ndoshta keshtu e pashe veten edhe une, teksa rastesisht ndodhesha ne nje barke me miq te huaj.
Dy italianet e njihnin zonen shume me mire se une, vendesja. Teksa gomonia cante ujerat, hera-heres tregonin ne drejtim te bregut. Pamje mahnitese, te cilat i prekja per here te pare. Ideja se nje dite mund te shkoja deri ne Karaburun kishte mbetur e tille, pa mundesi te tjera praktike, per tu konkretizuar ne nje dite fundgushti. Te jetosh ne Vlore pa mundur ta njohesh te plote, kete e vuajne jo pak, ndersa qyteti mban brenda tij mrekulline natyrore, turizmin kulturor, legjenden...
Ne nje bisede me studiuesin Bardhosh Gace, ai shprehet se sipas studimeve te qendres boterore te turizmit ne Bruksel, 40perqind e turisteve vijne ne Mesdhe. Por interesi i tyre eshte per te vizituar qendrat e medha te antikitetit qe ka Mesdheu dhe boten etnokulturore.
E nderkohe, sipas tij, bregdeti i Vlores ka jo pak elemente te tilla qe do te terhiqnin kedo nese do te kishte pak me teper orientim, pasi ne Vlore nuk behet vetem plazh. Ajo fsheh shume me teper sesa aq.
Ndermjet legjendes dhe reales
Ka disa vende ne Vlore, te cilat jo vetem dallohen per vecantine e tyre, por mbartin edhe copeza historie. Pas Sarisalltekut ne qytetin e Krujes, e dyta qender boterore bektashiane ne Shqiperi, njihet Kuzum Babaja. Dhe e treta, maja e Çukes, ku prehet Abaz Aliu ne Tomorr.
Legjenda thote se Çoban Babai erdhi nga viset e largeta ne mesjete per te perhapur bektashizmin ne Shqiperi. Dhe nuk e besonin qe ishte shenjtor. Madje banoret e Vlores e pergjaken, pasi nuk besuan qe ishte i tille.
Dhe ai, qe ta besonin se ishte shenjtor dhe mbronte qytetin nga te keqijat, nga semundjet, nga epidemite, preu koken e tij, e mori ne dore dhe u ngjit 147 hapa mbi qytet. Ne koder.
Dhe qe atehere Kuzum Baba-ja u be nje nga vendet e pelegrinazhit qe njihet dhe ne 1460-n apo 1510-n ne dokumentet turke. E pershkruan dhe nje nga dijetaret me te medhenj, Çelebiu i Turqise. Sot kjo qender eshte e rikonstuktuar dhe eshte nje qender fetare, e cila ka vlera te mirefillta.
Shpella e Haxhi Aliut
Po kete udhetim ka bere dhe Haxhi Bektash Veliu, i cili duke qene ne Kruje, gjate udhetimit qe beri ne Shqiperi, qendroi disa kohe ne Shpellen e Karaburunit. Dhe atje, deri ne fillim te shekullit tone, thuhej shpella e Haxhi Bektash Veliut i cili ishte misionar i madh.
Por ne fund te shekullit XIX, kapedani i detit, ulqinakasi Haxhi Ali Ulqinaku, me tartanet e tij qe kishte qene kryekomandant i flotes turke te Mesdheut, erdhi u vendos ne Karaburun dhe mbronte brigjet shqiptare nga sulmet qe benin venecianet, saracenet nga Malta dhe Egjipti, spanjollet, anglezet dhe francezet. Dhe u be 22 vjet mbrojtesi i ketyre brigjeve.
Ne lufte me venedikasit ai u vra dhe varri i tij thuhet se eshte ne det. Anijet kur kalonin i binin sirenave dhe hidhnin buke e vaj per shpirtin e tij ne det. Kete zakon e vijojne dhe disa nga banoret e Dukatit, ne zonen e Ravenes, ku kane bagetite qe jetojne atje.
Çdo mengjes gushti hedhin buke e vaj ne det per shpirt te Haxhi Alise. Ne Karaburun ku ai jetoi ndodhet shpella me emrin e tij. Kjo shpelle eshte mjaft interesante dhe kerkohet qe te vizitohet nga njerezit. Brenda ka disa dhoma te medha. Nje qetesi mahnitese, por aty ka dhe llojet me te cuditshme te peshqve mund te kete dhjetera e dhjetera lloje peshqish brenda ne te.
Legjenda e Jonit
Joni eshte nje nga detet me te pastra qe shtrihet qe nga gjiri i Çamerise deri ne Karaburun. Jona ka qene nje vajze e bukur ilire.
Dhe ngaqe kishte vite te tera qe priste burrin te vinte nga mergimet e largeta ku ai kishte shkuar, e hidheruar rrinte mbi nje shkemb dhe papritur ra ne det. Legjenda thote se deti mori ngjyren e syve te saj, ndersa shkuma e detit ngjyren e bardhe te fustanit te Jones. Dhe kjo legjende vazhdon te perseritet tek emrat qe njerezit u vendosin vajzave ne bregdet.
Jonufri
Ne brigjet e Vlores, prane Ujit te Ftohte, eshte nje vend qe quhet Jonufer. Sigurisht njerezit e kane konceptuar qe vjen nga Joni, nga emri Jon. Por, nese germohet pak me thelle dhe po te marrim dokumentet e shekullit XVI-XVII, aty ka qene piktori i madh Onufri nga Berati, ishte dhe kisha e Onufrit, ne rreze te shkembinjve. Aty ku eshte ndertuar monumeti i Aksionistes, ka qene kisha e tij. Sot ne te ndodhen vetem rrenojat, ndersa po te germohet, mund te zbulohen themelet.
Atje Onufri punonte ikona per 40 shtete te Evropes. Ai kishte 9 ndihmes. Shume interesante per kete jane dokumentet e Vatikanit, qe japin kroniken se Peshkopi i Durresit iu lut piktorit Onufer qe te behej kryeprifti i gjithe kishave te Himares.
Pra, nga Vlora deri ne Sarande. Dhe ne dokumentet e Vatikanit eshte betimi i tij dhe pagezimi prej peshkopit te Durresit ne detyren e kryepriftit. Madje, po te shohim te gjitha pikturat murale qe jane bere ne zonen e kishave te Himares, eshte dora e Onufrit dhe ndihmesve te tij. Kjo eshte nje pasuri e madhe kulturore.
Tek ne kjo nuk shfrytezohet, sepse duhet te kete ciceron qe te shpjegoje per vizitoret. Dhe nga ana tjeter, nje rol te madh ketu duhet te luajne institutet e monumenteve.
Vlora ka qendren e institutit te monumenteve per gjithe Jugun e Shqiperise.
Manastiret
Manastiri i pare qe gjendet ne dokumente eshte manastiri i Kanines, Manastiri i Kllogjerit. Ndodhet 300 metra mbi fshat, prane nje kroi shume te bukur. Nga manastiri kane mbetur rrenojat. Sic thuhet, ky manastir u dogj ne vitin 1880 nga rrufeja. Ne te ndodheshin rreth 150 murgjer, te cilet qendronin aty per te mesuar. Ka pasur dhe biblioteke. Murgjit mesonin per kurimin e semundjeve te lekures.
Pas ketij manastiri shfaqet ai i Marmiroit, ne Orikum. Por thuhej qe ne kete manastir vinin edhe nga vende te Evropes. Me teper vinin grate qe nuk lindnin femije. Sot eshte kisha, jane krojet, vendet ku rrinin njerezit. Dhe kjo eshte prane qendres se madhe arkeologjike te Orikumit, qytetit te Orikut. Prane amfiteatrit, prane objekteve te tjera. Marmiroi do te thote Uje jetedhenes dhe njerezit e besonin kete.
Qe nga uji qe del aty nga burimet, pinin uje dhe keshtu bekoheshin nga Zoti per te lindur femije. Dhe ka ndodhur ne shume raste qe njerezit rrinin 15 dite aty me pushime dhe pastaj beheshin me shendet mire. Deri ne 1905-n ka shenime te kronikaneve te ndryshem qe ky vend shfrytezohej si i tille.
Pas tij permendet manastiri i Zvernecit. Ne Zvernec nje nga shenjtoret ne hyrje ka nje plage ne dore. Kjo plage deshmon se ai ka sherbyer si shkolle ne pergatitjen e mjekeve per semundjet e lekures.
Por manastiri i Zvernecit ka dhe vlera historike, sepse aty eshte varri i Marigo Pozios. Nje gje e tille eshte e shkruar. Eshte bere me mermer para disa viteve dhe vete Marigoja e kishte lene amanet te varrosej ne ate manastir, qe ti gjente prehje shpirti.
Dhe atdhetaret vlonjate ne 37-n e varrosen aty. Qetesia midis pishave, bredhave dhe selvive eshte e mahnitshme. Dhe shume njerez vene per tu kuruar e gjetur qetesi shpirterore ne kete manastir. Sepse ne kete manastir ndodheshin edhe zerat e nates. Zerat e nates sipas besimit popullor u hiqnin shqetesimet njerezve, brengat, dhimbjet dhe benin pushimet ne keto vende. Ne fakt, ne Shqiper ka disa vende te tilla.
Shpellat
Ne pasurite e Vlores perfshihen edhe disa shpella, si shpella e shkruar e Lepenices, eshte Grama me mbishkrimet historike, por ka dhe disa shpella me stalaktike dhe stalakmite, sic eshte Shpella e Duk Gjonit, dhe Selman Aliut ne Dukat.
Spile
Por shpella me interesante ne brigjet shqiptare, eshte shpella e Spilese ne Himare, ku sipas veprave Iliada dhe Odisea, ne kete shpelle eshte ndeshur Ciklopi me Odisene. Ka mjaft autore antike qe e permendin nje fakt te tille. Deri edhe De Rada ne studimin e tij e permend Shpellen e Spilese se Himares per ndeshjen e Çiklopit me Odisene. Kjo shpelle permendet edhe Virgjili, tek Eneida.
Grama
Grama eshte nje biblioteke guri.Biblioteka ne gur eshte brenda nje gjirit te vogel buze detit Jon, ne jugperendim te gadishullit te Karaburunit. Neper shkembinjte e ketij gjiri gjenden mbishkrime te gdhendura e vizatime te koheve te hershme e te mesjetes. Duhet permendur qe kete vend e ka eksploruar Moikom Zeqo. Perpara Moikom Zeqos kete vend e ka eksploruar studiuesi i madh Ugolini.
Dhe Baldaci dhe Piro Marcone, drejtori i institutit albaneologjik te Napolit kane zberthyer mbishkrimet. Ato jane te shekullit IV-IIV para eres sone. Ka lutje te njerezve ndaj perendive per tu mbrojtur nga furtunat e detit. Ne gji ankoroheshin anije nga furtunat, nga sulmet qe ndodhnin. Por aty jane marre dhe gure per ndertimin e Durrahut, pasi Grama asokohe ka sherbyer edhe si gurore.
Po te besh nje paralelizem, ndoshta ne miniature, guret aty jane si piramidat e Keopsit. Ka dhe emra sklleverish, iliresh te cilet kane punuar dhe kane vene emrat ne to. Por eshte edhe nje perandor qe ka udhetuar nga Kostandinopoja per ne Rome.
Ka lene mbishkrimin e tij duke treguar se si e zuri furtuna dhe si u strehua aty. Madje eshte edhe nje Pape qe ka qendruar aty ne shekullin XV. Te gjitha keto mbishkrime jane mjaft interesante dhe jane nje pasuri mjaft e madhe qe tregon jeten e banoreve te asaj zone ne ate kohe.
Karaburuni
Zona e Karaburunit ka pasur 12 fshatra. Njerezit me pas kane emigruar ne Itali, ne vende si Kalabria e Sicilia. Pas vitit 1480, kur sulltan Sulejmani rrafshoi Laberine, rrafshoi fshatra te tera.
Shekspiri kur ka shkruar per shitjen e sklleverve ne Venedik, e thote se jane nga malet Akrokeraune (malet e Vetetimave), ku shkrepin rrufete.
Karaburuni ka burime uji. Disa nga pikat e Karaburunit jane plazhi i Grames, gjiri i Dafines, Kepi (ku ka edhe vend per tu ulur mjete te ajrit, eshte fusha e raketave).
Aty jane ulur helikoptere qe ne vitet 1934-37, ndersa ka pasur edhe vizitore. Dikur Karaburuni ka qene i banuar. Madje rezulton se deri ne shekullin XVII-XVIII ka pasur banore, te cilet me pas emigruan ne Itali. Ne Karaburun shkohet me anije, por ka edhe rruge tokesore nga Pashalimani, e cila eshte e paasfaltuar.
Turizmi me i madh mund te behet ne gjirin e Grames, ku rruga eshte deri ne 2,5 km. Aty ka dhe dicka tjeter te favorshme per turizmin, pasi ka blegtori. Ka edhe shume bime medicinale. Ka mbi 40 lloj bimesh medicinale. Madje aty mund te gjesh edhe valanidhim, qe eshte nje nga pemet me te shenjta, qe e ruajne ata. Gjiret ne Karaburun jane te mahnitshme.
Sazani
Mesohet se ky ishull ka qene i banuar qe ne Antikitet. Ne kohen e Bizantit quhej fshati Shen Koll. Ne kohen e Turqise quhej fshati Sebep. Dhe ka pasur mbi 60 shtepi. Te gjithe ishin thuajse detare. Detaret benin udhetime te cuditshme nga Gjibraltari deri ne Dubrovnik. Te cuditshme sepse me mjetet prej druri qe kishin, i habisnin te gjithe. Ishin mjete primitive.
Ata zhvillonin tregti midis brigjeve te Vlores, Ulqinit, Dubrovnikut, Spanjes dhe Anglise. Sazani pas kohes se Bizantit ra ne duart e turqve. Pastaj e moren grekerit, me pas italianet dhe ne 1920-n e rimoren shqiptaret. Por mbeti i pashfrytezuar, pasi shqiptaret nuk kishin mjete.
Vetem ne tetor te 1944-s u kthye ne nje vend qe u vu ne shfrytezim nga shqiptaret. Pas kesaj u krijua edhe reparti ushtarak, por edhe nje fshat qe kishte rreth 1800 banore. Madje kishte edhe punishte te tipit rrobaqepesi, ku punonin rreth 200 gra.
Sazani ka kishen e Shen Kollit, por edhe varri i Haxhi Aliut eshte aty. Monumenti i tij eshte i gdhendur ne gur dhe eshte vene cimentato, jo Bronz.
Nje nga veshtiresite e Sazanit eshte ceshtja e ujit, pasi aty nuk ka uje. Por njihet si vend i mire per gjueti.
Eshte gjuajtur shume sorkadhja. Ka pasur dhi te egra dhe lepuj te eger.
Ndersa per peshkimin njihet gjiri i Gjeneralit, Kepi i Pellumbave, qe jane vende shume te mahnitshme per te bere plazh, por edhe per te bere gjuetine e peshkut. Keto ndodhen ne pjesen jugperendimore te ishullit.
Turizmi ne Sazan
Referuar turizmit, ishulli ka vlera te shumta. Vlera te tilla i ka fale qetesise, ererave te detit. Sidomos ne mbremje, Sazani ka nje ere te ngrohte. Madje mund te behen ndertime turistike. Ka kodra, brigje dhe livadhe.
Shqiperia ka fatin qe eshte nje vend bregdetar. Fatkeqesisht ne te gjitha guidat turistike per strategjine e turizmit, nuk trajtohet si nje vend i Mesdheut. Ndoshta eshte koncepti i shqiptareve.
Me gjithe keto porte, me gjithe kete vije bregdetare, me gjithe kete rere, me kete peisazh te madh turistik bregdetar, Shqiperia ze nje vend te nderuar, sic ndodh me Spanjen, Greqine, Italine, Kroacine.
Por vija e zhvillimit turistik do te jete bregdeti, deti, portet dhe levizja turistike neper det. Bregdeti shqiptar eshte i pasur me gjiret e detit, me plazhet. Por, edhe me infrastrukturen e sotme qe po zhvillohet ne kushtet e hotelerise dhe mjediseve te tjera turistike.
Pra, ne kendveshtrimin e ri te zhvillimit turistik, ky bregdet, nga Velipoja deri ne Butrint, ku ze nje pjese te madhe Vlora, brenda ketij peisazhi turistik, e kesaj industrie te re qe po krijohet (ku ky koncept na mungon neve), ka mjaft pasuri te tjera etnokulturore.