|
Rezultati i kerkimit per: muaj
Publikuar me : 24.05.2012 Ne :
Politike - 74 Lexime.
Mungesa e energjisë elektrike prej të paktën një muaji i ka detyruar banorët e një lagjeje të Babrrusë që paraditen e sotme të bllokojnë rrugën që lidh fshatin me Tiranën.
Banorët e Babrrusë kanë bllokuar për të paktën një orë urën që është e vetmja lidhje me qendrën.
Ata shprehen se ankesat e tyre tek kryetari i komunës Paskuqan kanë rënë në vesh të shurdhër për shkak se lagja banohet kryesisht nga votues të së majtës. / L.Ç.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.05.2012 Ne :
Kronike - 55 Lexime.
 Marijuane e sekuestruar / Foto arkiv
Lindita Çela
Mbi 5 tonë hashash dhe rreth 50 kilogramë heroinë janë sekuestruar për pesë muaj në Shqipëri. Statistikat zyrtare dëshmojnë për një rritje të trafikut të lëndëve narkotike ndërkohë që ekspertët e policisë hedhin dyshimin se sasia që ka mundur të depërtojë në vendet fqinjë është shumë herë më e madhe se sa sasia e mundur të kapet nga policia. Por, më shumë se sa trafiku i drogës, që duket se depërton në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.05.2012 Ne :
Sociale - 65 Lexime.

http://www.youtube.com/watch?v=aARVaR1WY-0
Nëna rreh beben
“CNN” ka publikuar pamje të tmerrshme ku një nënë 18-vjeçare nga Malajzia shfaqet duke rrahur në mënyrë barbare beben e saj 8-muajshe.
Videoja shqetësuese e cila është pothuajse katër minuta ka shkaktuar furi të madhe në internet, me shumë persona që e cilësojnë nënën si “sadiste” dhe “jo të përshtatshme për të qëndruar afër një fëmije”.
Nënën 18-vjeçare në kohën e incidentit e filmoi... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.05.2012 Ne :
Politike - 41 Lexime.
 Këshilli i Bashkisë Tiranë
Nga bashkëpunimi i Bashkisë së Tiranës me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë është siguruar se brenda tre muajve të ardhshëm do të punësohen 400 të rinj. Punësimi i tyre do të ofrohet nga 200 biznese të kryeqytetit.
“Le ta dinë pra, qytetarët e Tiranës dhe në veçanti të rinjtë, që sot nuk bëjmë thjesht nënshkrimin në një copë letër, por marrim përsipër që brenda një periudhe tremujore, nëpërmjet biznesit të kryeqytetit të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.05.2012 Ne :
Kronike - 29 Lexime.
 Foto ilustruese
Shifra tronditëse tregojnë raportet në Itali për sa I përket grave të vrara nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët. Së fundmi tregohet se vetëm në katër muaj ka pasur rreth 50 gra të vrara në Itali
Autoritetet dhe shoqëria civile në Itali janë tejet të shqetësuar nga rritja e numrit të krimeve brenda familjes, duke pohuar se vrasja e grave është kthyer në një emergjencë për shoqërinë.
Autoritetet e vendit fqinj flasin për 50 gra të vrara... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 13.04.2012 Ne :
Politike - 70 Lexime.
 Ilir Meta - Sali Berisha
Në një kohë kur na ndajnë 14 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe pak muaj nga zgjedhja e presidentit të ri, Lëvizja Socialiste për Integrim ndodhet në një moment kyç të ripërcaktimit të pozicionit të saj.
LSI përveçse nuk ndodhet në habitatin e vet në një koalicion të djathtë, autoriteti i Berishës në çështje kyçe të kapjes së pushtetit duket se po detyron kreu e saj Meta të rishohë mundësitë e daljes nga... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 10.03.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 59 Lexime.
 Emirjon Senja
Komunikimi nëpërmjet celularit është rritur kryesisht gjatë vitit të fundit për shkak të shtrirjes së kufizuar të telefonisë fikse, por edhe uljes së çmimeve që karakterizuan tregun sidomos pas shërbimit të bartjes së numrit. Një gjë e tillë ka bërë që abonentët e kompanive celulare të harxhojnë më shumë minuta dhe SMS duke komunikuar me më pak shpenzime. Megjithatë, Shqipëria mbetet përsëri pas vendeve të Bashkimit Evropian për sa i përket... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.02.2012 Ne :
Rajoni - 59 Lexime.
 Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në veri të Suedisë, ndërsa një person i ka bërë ballë temperaturave tejet të ulëta, duke qëndruar dy muaj brënda një makine të zhytur në borë.
Ky person i cili kishte humbur kontaktet në datën 19 dhjetor, ka mbijetuar vetëm duke ngrënë borë. Ai është gjetur në një rrugë pylli pranë Umeas, pasi disa kalimtarë kanë ngritur alarmin.
I mbijetuari aktualisht po trajtohet në spitalin e Umeas dhe gjëndja e tij është përshkruar... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.12.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 73 Lexime.
 Shtyhet me tre muaj amnistia fiskale.
Qeveria ka miratuar sot aktin normativ për një ndryshim në ligjin “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”.
Shtyrja e afatit për ushtrimin e së drejtës për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme të individëve apo e së drejtës së bizneseve për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore nga 31 dhjetori 2011 deri më 31 mars 2012 argumentohet nga qeveria me rritjen e fluksit të kërkesave të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.12.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 43 Lexime.
 Emirjon Senja
Ekonomia shqiptare vijon të performojë në një mungesë të theksuar informacioni, për aq kohë sa Instituti i Statistikave nuk publikon ende treguesit e Prodhimit të Brendshëm Bruto të tre mujorit të dytë të këtij viti. Treguesit duhej të ishin publikuar që prej shtatorit, por kanë kaluar tre muaj dhe ende nuk ka një shifër paraprake për ecurinë ekonomike nga prilli deri në qershor 2011, por edhe për tre mujorin pasardhës. Sipas rregullit, Instat duhet të... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|