Deklarate dashurie eshte nje film rumun i vitit 1985 me te cilin Arkivi Qendror Shteteror i Filmit hap Muajin e Filmit Ballkanik. Arkivi ia kushton gjithe majin kinemase klasike ballkanike me prodhime te viteve 1970-80, prodhime qe kane qarkulluar ne Shqiperi dhe qe tani jane pjese e fondit filmik te AQSHF.
Deklarate dashurie (Declaratie de dragoste) i regjisorit Nicolae Corjos, shfaqet sot ora 12.00 eshte nje drame romance, shkruar nga Nicolae Sovu; drejtor fotografie Doru Mitran; muzika Florin Bogardo. Ne role Adrian Paduraru, Teodora Mares, Ion Caramitru, Tamara Buciuceanu
Eshte nje histori dashurie ne periudhen e komunizmit. Dy te rinj me statuse te ndryshme sociale, luftojne per dashurine dhe mbeten bashke pavaresisht pengesave sociale dhe familjare.
Maji i Filmit Ballkanik vazhdon me 11 maj me filmin bullgar Briri 1972, i Metodi Andonovit. Eshte fitues i cmimit special te jurise ne Festivalin Nderkombetar ne Karlovy Vary, Çeki 1972 dhe ka perfaqesuar Bullgarine ne garen per Oscar, po ate vit.
Me 18 maj shfaqet prodhimi ish jugosllav Ura 1969, i regjisorit Hajrudin Krvavac.
Me 20 maj eshte radha e filmit turk Dasma 1973, i regjisorit Lutfi Akad. Pershkruan perpjekjet e nje familje emigrante nga Anadolli per tu pershtatur dhe per te mbijetuar ne Stambollin urban ne kushte shume te ndryshme jetese. Ёshte nje nga prezantimet me te mira te temes se migrimit te brendshem ne kinemane turke.
I fundit me 25 maj, shfaqet nje film grek shume i njohur per publikun shqiptar, Thanas, shtrengo rripin! (Ti ekanes ston polemo Thanasi), 1971, komedi dramatike nga regjisori Dinos Katsouridis. Duke trajtuar nje situate te trazuar politikisht, ky film kthehet ne nje veper te rendesishme ne historine e kinematografise greke. Thanasis Vengos ofron nje performance te shkelqyer ne rolin e tij te pare, duke deshmuar se, si aktor, mund te beje shume me teper se komedi.
Eshte nje produksion mjaft i thjeshte e i qarte, kuptimplote, me humor diskret dhe prekes. Fitues i 3 cmimeve ne Festivalin Nderkombetar te Selanikut ne vitin 1971; filmi me i mire, aktori me i mire (Thanasis Vengos) dhe skenari me i mire.