Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mungojne reshjet, KESH ne veshtiresi

Publikuar me : 12.10.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Z. Zeqo, prej disa muajsh në vend kanë munguar reshjet e shiut që janë të domosdoshme për mbushjet e baseneve të HEC-eve në vend, përjashto këto dy ditët e fundit. Mund të na jepni një panoramë të situatës në HEC-et e kaskadës së drinit në lidhje me prurjet, kuotën dhe prodhimin e energjisë për momentin që flasim?

Mungesa e reshjeve është një gjë që vihet re aq më tepër prej KESH-it pasi ky vit përllogaritet si një ndër vitet me prurjet më të ulta nëse marrim mesataren e viteve të fundit. Gjatë gjithë pjesës së dimrit të këtij viti, por edhe pranverës, prurjet kanë qenë nën mesatare. Sigurisht, që kjo sjell vështirësi në drejtim të prodhimit. Nëse shohim nivelin e prodhimit vërejmë që ai është përkeqësuar në raport me vitin e kaluar për shkak se gjatë 2010 kishte prurje të mëdha.

Gjithsesi në mendojmë të arrijmë prodhimin mesatar 4.1 deri 4.2 miliardë kë në vit. Vlen për t’u theksuar se është rritur shumë kërkesa për energji. Për të ruajtur garantimin e furnizimit dhe rendimentin e prodhimit si dhe kuotat e favorshme në Fierzë, kemi filluar importin nga muaji maj me mesatarisht 100-150 megavat në ditë, e cila nëse krahasohet me pjesën e konsumit, përllogaritet që konsumi gjatë kësaj periudhë ka qenë 18-19 milionë kilovat në ditë. Prodhojmë rreth 10-11 milionë kilovat, pasi pjesën tjetër e importon CEZ-i për të mbuluar humbjet. Gjatë kësaj periudhe kemi importuar deri në 30 për qind të sasisë së energjisë.

 

Konkretisht, sa është kuota e Fierzës sot ?

Në këto ditë që flasim, në Fierzë kemi një kuotë rreth 270 metra, nisur edhe se ajo luan rolin e magazinimit. Përjashtuar dy ditët e fundit që ka një rritje disi, deri më tani prurjet kanë qenë në nivelin 20-30 metër kub, dmth shumë të ulta krahasuar me periudhat e mëparshme.

 

Si e vlerësoni këtë kuotë tani që jemi thuajse në gjysmën e tetorit?

Duhet të pranojmë faktin që kuota 270 metra në tetor është optimale, pasi tani priten shirat. Kjo tregon që është bërë një shfrytëzim optimal i kësaj kaskadë. Është shfrytëzuar gjithë rezerva dhe është krijuar hapësira për të akumuluar nëse ka shira. Nëse do të kemi reshje normale mund të themi që jemi mirë, por është edhe frika tjetër që mund të jetë edhe një vit i thatë duke na vënë në vështirësi të mëdha, pasi do na duhet ta sigurojmë pjesën më të madhe të energjisë nga importi.

 

Sa është kuota minimale me të cilën mund të prodhojë energji Fierza?

Fierza është shfrytëzuar në vitet më të këqija, 1999 apo 2001 deri në 242 metra. Por duhet të kemi parasysh që poshtë kuotës 265 metra bie shumë rendimenti prandaj them që kuota 270 metra është optimale në këtë periudhë.

 

Ju keni bërë një lloj kursimi gjatë kësaj periudhë….

Sigurisht, prandaj kemi importuar.

 

 

Sa janë shpenzuar për import deri më tani?

Janë shpenzuar përafërsisht tek rreth 25 milionë euro.

 

Z. Zeqo, si e shihni vendimin për ndarjen nga KESH-i me qëllim privatizimin të katër HEC-eve, si Bistrica 1 dhe 2,  Ulza dhe Shkopeti, në raport me të ardhurat në arkën e KESH, por nisur edhe nga fakti që Bistricë përshembull sapo ka mbaruar një investim disa milionë euro?

Kjo është politikë e qeverisë. Ne administrojmë KESH-in dhe qeveria ka politikat e saj. Për sa i përket pjesës që Bistrica është rehabilituar unë them që ajo i rrit kapitalin dhe sigurisht që në privatizim shkon me vlerë më të madhe.

 

Do ju mungojë kjo energjia e prodhuar prej këtyre HEC-eve juve si KESH?

KESH, duke patur më pak njësi gjeneruese do të thotë që do të na mungojë. Prodhimi i tyre në vite të mira është rreth 300 milionë kilovat. Ne kemi kaskadën e drinit që është më kryesorja dhe mund të them që prodhimi i këtyre HEC-eve zë rreth 6-7 për qind të prodhimit vendas. Kemi detyrë që të menaxhojmë këtë kaskadë që është prodhuesi kryesor.

 

Po në raport me të ardhurat, nëse do e kishit këtë energji, sa të ardhura do të përfitonte KESH-i brenda një viti?

Nëse e marrim me çmimin aktual, dmth me 10 euro për megavat, përllogaritet diku tek 3 milionë euro që do t’i mungojnë KESH-it.

 

Në dhjetor, ERE pritet të marrë në shqyrtim aplikimet e tre kompanive, CEZ Shpërndarja, KESH dhe OST në lidhje me çmimet e reja të energjisë për vitin e ardhshëm, çfarë prisni nga ky vendim, nisur edhe nga fakti që kërkesa juaj për rritje është rreth 200 perqind?

Ne kemi bërë një aplikim, të bazuar mbi një metodologji të miratuar nga ERE. Nuk është se kemi kërkuar një çmim apriori. Kemi kërkuar një rritje rreth 5 lekë për kilovat, ndërkohë që tani është 1.48 lekë. Është Bordi i Komisionerëve të ERE-s që do ta marrë në shqyrtim atë dhe unë besoj në profesionalizmin e tyre. Ne kemi kundërshtuar çmimin e vjetshëm (ERE uli çmimin që KESH ia shet energjinë CEZ-it duke shkaktuar kompanisë shtetërore miliona euro humbje shen.red). mund të duket një kërkesë e lartë pasi në radhë të parë duhet kompensuar dëmi i shkaktuar këtë vit, siç e ka edhe rregullorja, për shkak të uljes që iu bë vitin e parë, pasi ne thamë atëherë që s’mund të bëhet vlerësimi mbi rezultatet e një viti prodhimi sepse mund të vijë një vit i thatë dhe ju e shihni si është situata tani. Pjesa tjetër i mbetet ERE-s.

Metodologjia e ka formatin e qartë dhe ne vetëm kemi vendosur të dhënat në të dhe ka dalë kjo shifër. Nëse do ishte miratuar kërkesa e një viti më parë, këtë vit ajo nuk do të ishte kaq e lartë. Shkak tjetër për këtë kërkesë është edhe fakti që CEZ Shpërndarja ka kërkuar këtë vit (2012) rreth 35 perqind më tepër energji. Dhe e gjithë kjo shtesë do të mbulohet nëpërmjet importit.

 

Shitja e katër HEC-eve, tenderi hapet në janar

Qeveria nuk humb kohë në procedurat e shitjes së katër HEC-eve, Bistrica 1 dhe 2,  Ulzës dhe Shkopetit. Ekzekutivi ka nisur procedurat për zhvillimin e tenderit, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit për ndarjen e tyre nga KESH-,. Burime nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës konfirmojnë përfundimin e konsulencës nga IFC-ja (Korporata Financiare Ndërkombëtare) për përcaktimin e dokumentacionit dhe përgatitjen e procedurave deri në zhvillimin e tenderit. Mësohet se faza e parë ka përfunduar më datë 7 tetor, ndërkohë që METE dhe IFC do të punojnë sëbashku për përcaktimin e çmimit fillestar të pranimit të ofertave. Një gjë e tillë do të nxirret pas shqyrtimit të të dhënave teknike të HEC-eve, procedura të cilat pritet të zgjasin të paktën tre muaj. Menjëherë pas kësaj, do të përcaktohet edhe çmimi fillestar, ndërsa tenderi pritet të hapet në janar të vitit 2012. Aktualisht, autoritetet nuk kanë të dhëna paraprake mbi faktin se se para mund të mbledhin nga këto privatizime.

Megjithatë, vlerësimi i të dhënave të ofruara në relacionin e ligjit për ndarjen e tyre nga KESH-i, i miratuar gjatë kësaj vere pasqyron vlerën reale të tyre. Mësohet se vetëm gjatë vitit të shkuar, këto HEC-e të marra sëbashku kanë prodhuar 443 milionë kilovat energji elektrike. E shumëzuar me çmimet e miratuara nga ERE për një kilovat energji të prodhuar nga HEC-et në vend, përllogaritet që minimalisht vlera totale e energjisë së prodhuar nga këto HEC-e gjatë vitit të shkuar të jetë rreth 655 milionë lekë. Vlera në fjalë është përllogaritur sipas tabelës së miratuar nga ERE për vitin 2011, sikur energjia të jetë shitur me çmimet e KESH-it. Ky i fundit, si furnizues me shumicë e shet energjinë shumë më lirë se sa HEC-et private, pra me 1.48 lekë për kilovat/orë. Tabela e çmimeve të miratuara nga ERE në dhjetor të vitit të shkuar parashikon çmimin e shitjes nga furnizuesi publik (1.48 lekë për KË/h), nga HEC-et e dhëna me koncesion (7.57 lekë për KË/h). Prodhimi i 443 milionë kilovatëve është realizuar gjatë vitit të shkuar dhe duhet marrë parasysh se ai ishte një vit i lagësht me prurje të mëdha. Megjithatë, të dhënat nga KESH shpjegojnë se këto HEC-e kanë një prodhim mesatar prej rreth 300 milionë kilovat energji elektrike, e cila në vlerë përllogaritet në rreth 444 milionë lekë.

Të dhënat financiare tregojnë që investitori që do të blejë secilin prej tyre e ka të sigurtë fitimin për shkak edhe të çmimeve me të cilën pritet t’a shesë energjinë e prodhuar duke marrë parasysh faktin që të katër HEC-et janë në kushte të mira pune. Këto janë tarifat aktuale, por pritet që ato të rishikohen gjatë muajit dhjetor dhe kanë tendencë në rritje.

 

Fuqia e instaluar e HEC-eve

Të pestë HEC-et, përbëjnë rreth 6 për qind të kapacitetit prodhues të KESH-it dhe kanë një fuqi të instaluar nga 5 deri në 25 megavat. Gjatë këtyre viteve, Bistrica 1 dhe 2 i janë nënshtruar rehabilitimit pas një kredie rreth 30 milionë euro të marrë nga qeveria shqiptare.

Bistrica 1               25 MW

Ulza                        25 MW

Shkopeti                                24 MW

Bistrica 2               5 MW

Lanabregas           5 MW

 

 

HEC-et që do të shiten

 

 Ulza

Ndërtimi i HEC-it të Ulzës daton midis viteve 1953-1957. Hidrocentrali është më i madhi ndër ata që janë në listën e shitjes me nje fuqi të instaluar prej 25 MW. Gjatë vitit të shkuar, “ Ulza” prodhoi 138 milionë kilovat me vlerë 203 milionë lekë. E njëjta sasi energjie do të vlejë 1 miliardë e 42 milionë lekë kur HEC-i të shitet.

Shkopeti

Hidrocentali i Shkopetit është ndërtuar në vitin 1963 mbi lumin Mat. Ka një fuqi të instaluar prej 24 MW. Gjatë vitit të shkuar mësohet të ketë prodhuar rreth 110 milionë kilovat energji elektrike, me vlerë 163 milionë lekë. Ky është çmimi që e shet KESH-i, por e njëjta sasi energjie do të vlejë 835 milionë lekë kur HEC-i të shitet.

Bistrica 1 dhe 2

HEC-et janë ndërtuar njëkohësisht përgjatë viteve 1961-1965. Të dy HEC-et kanë një fuqi të instaluar prej 28 megavat, ku pjesën dërrmuese e ka i pari ( 23 MË) për shkak edhe të rënies së madhe. Në vitin 2010, të dy HEC-et prodhuan sëbashku rreth 158 milionë kilovat me vlerë 233 milionë lekë. Por, nëse energjia do të shitej me çmimin sikur HEC-i të ishte privat, vlera e energjisë së prodhuar shkon në 1.2 miliardë lekë.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit