Publikuar me : 26.10.2011 Ne :
Kronike - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shtyhet sërish seanca gjyqësore e procesit “Gërdeci”. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme, në të cilën ishte parashikuar të vazhdonte leximi i pretencës për 29 të pandehurit, është bërë mungesa e gjyqtares Fatmira Hajdari.
Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm as Ylli Pinari, një prej të pandehurve kryesorë të çështjes “Gërdeci”. Seanca e ardhshme, e parashikuar për të premten, pritet të vijojë me leximin e pretencës voluminoze të përgatitur nga prokurorët për 29 të pandehurit e tragjedisë së 15 marsit të 2009-s.