Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Muret e shkollareve

Publikuar me : 13.04.2011 Ne : Kulture - 80 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Dhjete vite perpara, ne nje faze te shkrimeve dhe vizatimeve murale ne zonat tona urbane, fjalet dhe shenjat qe shoqeronin grafitet, transmetonin supersticion dhe diabolizem. Dominonin shprehje te zgjedhura nga mendimi kristian, interpretimi i te cilave jepte idene se paqja dhe lumturia nuk eshte me pjese e njerezores.


Shkollaret e kesaj epoke tregojne ne mbishkrimet ne muret e shkollave, qoshe universitetesh, apo kthina te braktisura, se jane te dhene pas shenjave qe flasin per nje komunikim postulativ te mistershem, gati satanik.


Idhujt nga fushat e artit si Jim Morrison ne muzike, James Dean kinema etj., si individe te vetmuar perballe botes se madhe transmetojne nje renie te iluzioneve, idene se shpresa po e braktis njeriun.


Shumica e arteve nuk thone asgje, eshte nje sentence deshperuese, por shpreh nje domosdoshmeri per te performuar idete qe mbeten jashte artit ne pergjithesi.


Nga historia e grafitit ne bote kujtojme vitet 70 ne vendet hispanike si Argjentina, Perendimin e Evropes me Francen, Gjermanine, Angline apo periferite e getot ne lagjet e mbare Amerikes. Muri i famshem i kafenese ne qender te Buenos Aires, lagje e poetit te famshem Luis Borhes, eshte nje model gjigant i paperseritshem i grafitit qe jep deshmi nepermjet vizatimit per krimet e diktatures ushtarake te asaj kohe.


Trajtat e grafitit ndryshojne me udhetimin neper metrote e periferite e Evropes. Me evolucionin teknik u persosen dhe mjetet e realizimit te grafitit, ne bombola spray te koloreve te ndryshme.


Sot, pavaresisht se per kryeqytetin shqiptar ky fenomen nuk ka permasat e shfaqjes ne Perendim, eshte deshmi e gjuhes se komunikimit dhe mentalitetit te brezit qe e zgjedh ate.


Ekspozita qe presim te shohim me 15 prill ne Qendren Multimediale te Bashkise se Tiranes, ora 11-12.30, vjen nga nje aksion qe perfshiu dhjetera nxenes te shkollave te mesme, nga Durresi, Kruja, Elbasani dhe dy shkolla te kryeqytetit.


Pavaresisht se vullneti i te rinjve ka pasur nje nxitje nga jashte, nga Shkollat Krijuese projekt i Qendres Kulturore Art-Kontakt dhe Agjencise per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile, prurjet amatore te shkollareve ne mediat e grafitit mural dhe photovoice-it, jane nje tregues i nevojave dhe mungesave te tyre sociale e shpirterore, jane nje qendrim kritik.


Shkollat qe moren pjese nen drejtimin e trajnereve jane Kostandin Kristoforidhi Elbasan, Naim Frasheri Durres, Skenderbeu Kruje, Aleks Buda dhe Ibrahim Rugova ne Tirane.


Kemi modeluar syrin e Big Brother. Edhe kombinimin e ngjyrave e kemi perzgjedhur vete. Eshte hera e pare qe bejme grafit. Deshirojme te perseritet kjo pervoje. Do te benim grafit ne qytet, edhe nese policia nuk do te na lejonte, thone dy nxenes pjesemarres ne Shkollat krijuese.


Ata mendojne se kjo pervoje i ben te afte te shprehin deshirat e tyre, te nxjerrin ne pah talentin. Eshte hera e pare qe bejne grafit mural dhe e kane te veshtire per te kombinuar ngjyrat.


Franceska, nje nxenese e shkolles Naim Frasheri ne Durres thote Ideja e ketij projekti eshte e bukur, fantastike. Preferojme te bejme nje qasje kritike, jo vetem gjerat e bukura. E bukura eshte lehtesisht e perceptueshme. Duhen evidentuar dhe fenomenet negative qe te behemi te ndergjegjshem.


Mungesa e hapesirave sportive dhe kulturore ne kaosin urban te qytetit te Durresit eshte nje nga shqetesimet qe kane shprehur nxenesit e Naim Frasherit. Nepermjet teknikes se photovoice-it, nen kujdesin e trajneres se projektit Sofia Kalo, studente doktorante ne Degen e Antropologjise Sociale ne Universitetin e Masacusets, nxenesit japin shembuj reale nga qyteti i tyre dhe prezantojne nje dosje fotosh.


Disa nga tematikat qe u trajtuan me ane te kesaj teknike ishin ndotja e ambientit nga metalurgjiku i Elbasanit, adoleshenca, qarkullimi rrugor, varferia, gjendja e trashegimise kulturore ne Kruje.


Photovoice eshte nje teknike qe kombinon fotografine, shkrimin dhe kritiken sociale. Eshte perdorur ne nivel mbareboteror nga komunitete specifike si te rinjte, minoritetet etnike apo fetare, refugjatet, per te evidentuar problematika te jetes se perditshme.


Ndersa, nepermjet grafitit mural ata ia shnderruan faqen bunkereve qe kishin brenda shkolles nxenesit e Naim Frasherit. Tema e per kete teknike eshte Midis endrres dhe realitetit.


Imazhet estetike jane efikase ne percjelljen e mesazheve sociale. Me pelqen me shume imazhi i Shqiponjes qe jep ndjenjen e perkatesise kombetare. Po ashtu me duket e bukur Pema dhe Paqja. Eshte shume e rendesishme futja laboratoreve te prodhimit te artit ne shkollat e mesme. Eshte perfundimi i mesuesit te filozofise Albjon Kolndreu.


Drejtori i projektit dhe i Qendres Kulturore Art-Kontakt, Andi Tepelena tha per Shekullin nxenesit kane arritur te identifikojne vete problemet specifike te vendeve ku jetojne ne Elbasan kane vecuar ndotjen nga metalurgjiku; ne Kruje demet qe guroret po i shkaktojne natyres dhe monumenteve te kultures; ne Laprake, menjehere mbrapa shkolles ngrihen antenat e nje kompanie celulare.


Eshte imazhi qe flet per ndergjegjesim te te rinjve, jane muret e pista te shkollave ato ku nxenesit lene nje gjurme. Eshte e gjitha nje ekspozite e hapur si nje apel ndaj komunitetit, thote Andi Tepelena.


Te premten, ekspozohen ne TEN fotot me te mira te kryera nga grupet e shkollave pjesemarrese ne projekt dhe shperndahen cmime per fituesit ne teknikat grafit dhe photovoice.


Artisi Ilirian Pema performon muzike tribale me instrument te vecante te indigjeneve australiane, muzika nderthuret me imazhe te grafiteve te lashta.


Piktori Robert Aliaj, bashke me disa te rinj, mendohet te realizoje nje pikture ne permasa te medha, duke risjelle ne vemendje tekniken e grafitit ne periudhen e realizmit socialist, por me teme aktuale. Aliaj eshte pak i paparashikueshem dhe me shume se kaq nuk mund te thuhet.

Dikur parrullat
Ne Shqiperi sipas atyre qe e njohin disi kete lloj arti, si fillim merren parrullat e para antifashiste si V.F.L.P, per te vazhduar me pas ne vitet e diktatures komuniste me nje industri te tere te prodhimit te parrullave. Madje secili nga objektet prodhuese, metalet apo prodhimet industriale kishte parrullen e vet si Nafta can bllokaden, Ne njeren dore kazmen dhe ne tjetren pushken etj.


Ne se hyn ne nje interpretim te ketyre fjaleve dhe simboleve qe perfaqesojne si eshte kazma, kupton ne te vertete ideologjine e vrazhde dhe shkaterruese te regjimit te kaluar.
Shkrimtari Ylljet Alicka flet ne nje nga tregimet e tij Parrullat me gure per ate industri te prodhimit te parrullave ne sistemin e kaluar. Ne variantin frengjisht ironia shkon me tej.

Ne hyrje te tregimit, personazhi kryesor Andrea sugjeron se kodrat e zhveshura te fshatrave te Frances mund te shfrytezoheshin fare mire me mbishkrimin e parrullave. Historia e mesuesit Andrea eshte nje ngjarje e vertete qe i ka ndodhur dikur vet shkrimtarit, kur e denuan me gjashte muaj pune prodhuese pse nuk e kishte shkruar parrullen me pasion.


Nje tregim i thjeshte dhe i brishte per nje katund shqiptar diku ne nje krahine te thelle te veriut. Aty ku ideologjia e pushtetit komunist kishte mpire jeten e vertete dhe ne vend te saj kishte krijuar nje tjeter, ate te parrullave, te idhujve te paqene. Humori dhe ironia e nendheshme pershkon krejt procesin e superpozuar, energjite astronomike per prodhimin e parrullave.


Ishte Komiteti i Partise ai qe percaktonte ndryshimin e tyre, mbi bazen e disa kritereve rigoroze. Ne shperndarjen e tyre mbaheshin parasysh nje sere faktoresh perberja politike e rrethit, krahines a zones, perqindja e kulakeve, e te internuarve, e te burgosurve politike e ordinere, numri i komunisteve, zhvillimi ekonomik i zones, rendimentet e te lashtave, lufta kunder demtuesve te bujqesise, traditat historiko-kulturore te rrethit ose situata specifike e zones.
Parrullat me gure pati nje realizim kinematografik me 2001, Slogans quhej filmi i i regjisorit Gjergj Xhuvani.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit