Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mushkonja edhe ne dimer? Ç’po ndodh ne Shqiperi?

Publikuar me : 16.12.2011 Ne : Sociale - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Eglantina Bardhi

Mushkonja në shtëpi, megjithëse dimri ka hyrë. Duket se shprehja “iku vapa me gushtin”, nuk ka më vlerë. Një gjë e tillë duket shumë qartë kur pavarësisht datës (sot 15 dhjetor), ende nuk janë veshur xhupat e trashë dhe në të gjithë vendin reshjet janë ndier vetëm pak ditë.

Që klima ka ndryshuar, këtë e kemi dëgjuar të gjithë. Dhe jo vetëm. Është ndier nga gjithkush. Sëmundjet dhe dëmet në mjedis janë ato që e bëjnë akoma edhe më të prekshme një gjë të tillë.

Rritja e temperaturës mesatare në 30 vitet e fundit në Shqipëri është një sinjalqë duhet të paralajmërojë të gjithë në lidhje me kërcënimin e madh të ndryshimit të klimës. Një gjë e tillë u deklarua nga kryetari i komitetit bashkërendues të projektit Klima dhe Shëndeti, Gazment Bejtja, i cili shpjegoi se rritja e temperaturave do të vazhdojë, ndërkohë që reshjet do të jenë gjithnjë e më të pakta.

 

Ç’po ndodh

“Ngjarje ekstreme të motit janë duke u bërë gjithnjë e më të shpeshta në Shqipëri dhe parashikimet për të ardhmen, janë edhe më të këqija. Ndryshimi i klimës ka sjellë dimër më të butë, duke favorizuar rritjen e bimëve tropikale edhe në Shqipëri, çka ka bërë të mundur që mushkonjat të shfaqen në lartësi mbi 400-500 m mbi nivelin e detit (mushkonjat përpara viteve 1990 kanë qenë të pranishme vetëm në lartësi më të ulëta). Shqipëria është bërë kështu subjekt i shpërthimeve të mundshme të sëmundjeve të tilla, si: ethet tropikale, malaria dhe sëmundjeve të tjera të origjinës tropikale”, thekson Bejtja.

Në këtë mënyrë efektet e ndryshimeve klimaterike kanë filluar të bëhen të dukshme për syrin edhe në Shqipëri, ku vija bregdetare sipas specialistëve është zhvendosur në brendësi të tokës, me një gjatësi mesatare prej 50 metrash duke shkatërruar bimësinë, bregdetin e shfrytëzueshëm për turizëm, si dhe duke kënetizuar sipërfaqe të mëdha toke. Ne disa rajone, futja e detit në toka është shumë e madhe duke kërcënuar seriozisht zonat e banuara. Ky ndryshim gjeografik ka sjellë shfaqjen e mushkonjave dhe sëmundjeve infektive që përhapen përmes këtij insekti, siç janë ethet hemorragjike apo ethet e Nilit. Të gjitha këto ndryshime, si: ngrohja ekstreme, thatësira, zjarret, stuhitë, përmbytjet ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut.

 

Ndotja dhe vdekjet

Një ndër elementet kryesore të ndryshime klimaterike është ndotja, ku parametrat e vendit tonë janë 2-3 herë më të larta se rekomandimet e BE-së. “Jemi në nivele mjaft të larta. Përmbajtja e grimcave më të vogla, por edhe në qytete të tjera të mëdha, me të dhënat e fundit të katër stacioneve të tjera, është në nivele rreth dy herë mbi normat e lejuara. Këto jo vetëm janë të rrezikshme, por shkaktojnë rreth 500 vdekje mbi numrin e zakonshëm të vdekjeve”, thotë Agron Deliu specialist në Institutin e Shëndetit Publik.
Moti ekstrem

Zonat e lagështa ka të ngjarë të bëhen më të lagështa, me episode më të shpeshta të përmbytjeve, ndërsa zonat e thata mund të bëhen më të thata, me periudha më të gjata thatësire që çon në një rrezik në rritje të shkretëtirëzimit. Sipas specialistëve në përgjithësi, gjasat e stuhive do të rriten, duke qenë se ka gjithnjë e më shumë nxehtësi dhe lagështirë në atmosferë. Ngjarjet ekstreme të motit përfshijnë thatësirat, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të lidhura me to, stuhitë, ciklonet, dallgët e mëdha të detit dhe bregdetit, valët e të nxehtit dhe goditjet e të ftohtit. Sipas specialistëve në përgjithësi, gjasat e stuhive do të rriten duke qenë se ka gjithnjë e më shumë nxehtësi dhe lagështirë në atmosferë.

“Ngrohja ekstreme, thatësira dhe zjarret në shkallë të gjerë, stuhitë, përmbytjet, si dhe manifestime të tjera të ndryshimeve klimaterike do të ndryshojnë incidencën dhe ashpërsinë e alergjive, dermatiteve atopike dhe astmës”, pohon Pëllumb Pipero, një ndër anëtarët e grupit të punës për projektin “Mbrojtja e shëndetit nga ndryshimet klimatike” duke shtuar se Shqipëria është më e prirur ndaj përmbytjeve dhe shkarjet që lidhen me to, stuhitë, valët e të nxehtit dhe goditjet e të ftohtit. Ndryshimet klimatike pritet të shkaktojnë dhe rrisin fatkeqësitë, si dhe të përkeqësojnë cenueshmëritë ekzistuese.

 

Të varfrit, më të prekur

Por ashtu si çdo gjë tjetër, edhe ndryshimet klimaterike pritet që të parët që do të preken janë pikërisht ata me të ardhura më të ulëta. Njerëzit e varfër dhe komunitetet që kanë shumë pak qasje në skemat e përshtatjes janë të prirur të kërkojnë ndihmë emergjente humanitare, pasi ata përballen me një frekuencë dhe intensitet të rritur të rreziqeve që lidhen me motin. Ndërsa është i pamundur parandalimi i ndodhjes së ngjarjeve natyrore, duhet të reduktohet cenueshmëria e atyre popullatave që jetojnë në zonat e prirura ndaj katastrofës.

 

Valët e të nxehtit

Nxehtësia e tepërt paraqet një kërcënim serioz për të gjithë popullsinë, por grupe të veçanta janë më të ndjeshme për shkak të një përgjigje të dëmtuar fiziologjike ose të sjelljes. Këto grupe përfshijnë të moshuarit dhe mundësisht të gjithë individët që kanë një aftësi të reduktuar për t’u kujdesur për veten e tyre, të tillë si fëmijët e vegjël dhe me aftësi të kufizuara, ata me sëmundje para-ekzistuese kardiovaskulare, respiratore dhe të veshkave, diabetit, çrregullime neurologjike dhe sëmundje psikiatrike. Ngjarjet e motit ekstrem kanë efekte shëndetësore të drejtpërdrejta dhe të tërthorta tek njerëzit dhe kosto indirekte për ekonominë.

 

Thatësira dhe zjarret

Thatësirat zakonisht ndodhin gjatë periudhës së verës. Pyjet shqiptare janë të prirur ndaj zjarreve, sidomos gjatë fundit të pranverës dhe muajve të nxehtë dhe të thatë të verës. Shkaqet kryesore të zjarreve në pyje në Shqipëri janë të karakterit antropogjen (pakujdesi njerëzore, djegie e shkurreve nga barinjtë etj, dhe në një shkallë më të vogël, zjarre të qëllimshme ose kriminale) dhe shkaqe natyrore (rrufetë). Pjesa më e madhe e dëmeve prek pyjet halorë. Keqpërdorimi i zjarreve nga njerëzit (shoqëruar nga shpyllëzimet, si dhe mosmarrja e masave parandaluese gjatë viteve të fundit) dhe praktikat për pastrimin e kullotave përbëjnë shkaqet më të mëdha për dëmtimin e pyjeve.

 

Strategjia për ndryshimet klimaterike

Përforcimi i shërbimeve shëndetësore është shumë i rëndësishëm për të reaguar ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri. Sipas shefit të OBSH-së në Shqipëri,Vasil Miho,kyështë qëllimi i kësaj strategjie, duke shtuar se është shumë i rëndësishëm edhe inkurajimi i sjelljeve të shëndetshme dhe energji-eficiente në të gjitha mjediset dhe dhënien e informacionit dhe mundësive për ndërhyrje në zbutjen dhe përshtatjen, me një fokus të veçantë në grupet e cenueshme përmes fushatave të ndërgjegjësimit publik.

Sipas tij, për të arritur këtë qëllim ndër objektivat kryesore është ndërgjegjësimi i publikut, përmirësimi i edukimit dhe ngritja e kapaciteteve të profesionistëve përkatës lidhur me efektet e mundshme të ndryshimeve klimatike në shëndet. Kjo do të pasohet me përshtatjen e sistemit të informacionit me qëllim zbulimin e rreziqeve nga ndryshimet e klimës për të vlerësuar në kohë efektet e tyre në shëndet. Inkurajimi i kërkimit dhe risisë në lidhje me shëndetin dhe ndryshimet klimatike. E rëndësishme është edhe integrimi i perspektivës, qasjeve dhe çështjeve shëndetësore në të gjitha politikat e tashmë dhe të ardhme të ndryshimit të klimës për të siguruar fuqizimin e përfitimeve dhe pakësimin e dëmeve.

“Të sigurohet bashkërendimi mes palëve dhe sektorëve të ndryshëm për të rritur efikasitetin. Forcimi i kapaciteteve ne sistemet e monitorimit ndërsektorial për të kontrolluar problemet në rritje që lidhen me ndotjen e ajrit me fokus të veçantë në grimcat dhe ozonin. Duhet të rriten kapacitetet, të ketë parapërgatitje dhe bashkërendim të sistemit shëndetësor me sistemet e tjera që kanë të bëjnë me probleme të shëndetit që pritet të shkaktohen nga valët e të nxehtit dhe motit të ftohtë ekstrem”, pohon Vasil Miho.

 

Çfarë është ndryshimi i klimës

Përpara se të shpjegojmë çfarë nënkupton ndryshimi i klimës, le të japim një përkufizim të klimës: klima është gjendja e atmosferës në një vend të caktuar gjatë një periudhe të gjate kohë (nga një muaj deri në shumë milionë vjet, por përgjithësisht 30 vjet). Duhet ta dallojmë nga moti që është gjendje atmosferike në një moment të caktuar, në një vend të caktuar. Ai matet me tregues të tillë, si: era, temperatura, lagështia, presioni atmosferik, retë dhe reshjet, shikueshmëria, dhe era në një moment të caktuar. Pra nëse në këtë moment ka dalë dielli ne themi që moti është me diell por nuk themi klima sot është me diell. E thënë ndryshe klima ndikon në veshjet që ne blejmë, ndërsa moti në mënyrën sesi ne vishemi. Ose klima është ajo çka ne presim, ndërsa moti është ajo çka ne marrim.

 

Çfarë është ngrohja globale

Ky term përdoret për të treguar atë ndryshim klimatik apo, më saktë, atë rritje të temperaturës që vjen si pasojë e veprimtarisë njerëzore. Temperatura mesatare e sipërfaqes së tokës është rritur me 0.76° C që nga viti 1850. Shumica e kësaj ngrohje ka ndodhur gjatë 50 viteve të fundit dhe ka shumë të ngjarë që të jetë krijuar nga veprimtaritë e njeriut. Veçanërisht shtimi i emisioneve të dioksidit të karbonit, i cili çlirohet gjatë djegies të lëndëve djegëse fosile, ka përforcuar efektin serë. Këtë proces të rritjes së ngadaltë të temperaturës mesatare e kanë quajtur ”ngrohja globale”. Pavarësisht se ngrohja globale mund të ketë disa aspekte të veçanta positive, prapëseprapë ky koncept përdoret në një kuptim negativ, pra kemi të bëjmë me probleme. Sipas prognozave zyrtare, temperatura mesatare deri ne vitin 2100 pritet të rritet nga 1,4 ° – 5,8 °. Kjo do të sjellë ndër të tjera rritjen e nivelit të detit, zhvendosjen e zonave të rreshjeve, shtimin e ngjarjeve ekstreme të motit (si stuhi dhe përmbytje) dhe kërcënim i diversitetit të llojeve të gjalla.

 

 Problemet në vend

Mushkonja edhe në zona mbi 400 metra mbi nivelin e detit

Ethet hemorragjike

Dimër të ngrohtë

Mungesë të reshjeve

Zhvendosje e vijës bregdetare

 

 

Humor

Ka edhe nga ata që ndryshimet klimetarike apo ngrohjen globale e shohin në aspektin pozitiv apo e kthejnë në humor. E tillë është edhe kjo foto që qarkullon prej kohësh në internet

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 33 here.
Fizikani kosovar  Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetitShukri Klinaku / Foto "Koha Ditore" Një fizikan kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e...Lexo te gjithe artikullin »


» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit