Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mustafaj sfide Berishes, kerkon kreun e PD

Publikuar me : 06.09.2008 Ne : Politike - 322 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

Besnik Mustafaj shpall publikisht ambicien e tij per te kryesuar degen me te rendesishme te PD-se, ate te Tiranes

*Une mendoj se i kam nje detyrim PD-se ne Tirane per tu angazhuar me shume drejtperdrejte me strukturat*

TIRANE- Qe prej vitit 1991 eshte zgjedhur disa here deputet ne Kuvendin e Shqiperise me votat e qytetareve te Tiranes. Provoi gjithashtu garen per kreun e bashkise se Kryeqytetit, por nuk e fitoi vite me pare perballe Edi Rames. Por kur ka kaluar nje vit e gjysme, kur la nje nga portofolet me te rendesishme te kabinetit *Berisha*, ate te ministrit te Puneve te Jashtme, Besnik Mustafaj, behet gati per nje tjeter beteje, kesaj here partiake. Pas 18 muajsh nga doreheqja me argumentin se "ndihej i lodhur", Mustafaj ndihet me energjik se kurre per te kandiduar ne postin e kryetarit te deges me te madhe te demokrateve, asaj te Tiranes. Zgjedhjet ne PD ne prag te vitit shume te rendesishem elektoral te 2009-es startojne gjate ketij muaji dhe kryeqyteti padyshim do te terheqe vemendjen me te madhe te kesaj gare. Ndaj, Mustafaj eshte i pari qe shpall kandidaturen, nje e drejte kjo qe ne baze te statutit i takon cdo anetari te partise. *Une kam vendosur qe te jem kandidat per drejtimin e Partise Demokratike ne Tirane.

Partia Demokratike ne Tirane eshte motori de fakto i krejt PD-se, jo vetem se eshte kryeqendra, por edhe sepse ne Tirane jane te perqendruar forcat me te medha intelektuale te vendit, aderuese ne Partine Demokratike. Tirana eshte faktikisht vendi ku nuk jane me vetem qytetaret e Tiranes apo ata te ardhur deri ne vitin ‘90. Tirana, me shumefishimin e popullsise se saj, me prurjet nga gjithe Shqiperia, shume nga themeluesit e Partise Demokratike neper rrethe ne 1990-‘91 tashme jane anetare te Partise Demokratike ne Tirane, pra, ne kete kuptim Tirana do te jete motori i vertete i fushates elektorale*,- tha dje Mustafaj. Deputeti i Partise Demokratike e ka menduar prej kohesh nje vendim te tille, duke pare anet pozitive dhe ato negative, qe sjell nje kandidim i tille. *Une mendoj se i kam nje detyrim Partise Demokratike ne Tirane per tu angazhuar me shume drejtperdrejte me strukturat e saj, sepse une gjithe jeten time politike e kam bere ne Tirane, demokratet e Tiranes me kane votuar qe nga 1991 dhe ne vazhdim disa here*,- tha Mustafaj. Aktualisht kryetar i PD-se se Tiranes eshte Sokol Olldashi, i cili eshte shprehur publikisht se nuk do te garoje per nje mandat te dyte ne krye te deges se kryeqytetit. Me shpalljen e kandidatures se Mustafajt, gara eshte e hapur.

Fushata brenda partise

Duke folur pikerisht per kandidimin e tij, Mustafaj ka theksuar se Partia Demokratike

zyrtarisht ka hyre ne fushaten e vet per zgjedhjet e brendshme, cka, sipas tij, eshte nje moment shume i rendesishem. *Une, duke qene nje nga themeluesit e Partise Demokratike, edhe historikisht, mund te them se kjo fushate brenda partise eshte nga momentet politike me te rendesishme te Partise Demokratike. Sepse ne tashme do te shkojme ne fushaten e ardhshme per te marre nje mandat te dyte, cka do te thote qe i kerkohet Partise Demokratike nje vitalizim jashtezakonisht serioz, nje modernizim, nje rritje e demokracise brenda saj, nje perfshirje te rinjsh, nje aktivizim i potencialeve historike te partise, pra ne kete kuptim eshte nje moment shume i rendesishem*,- tha Mustafaj.

Levizjet e deputeteve, joserioze

Levizjet e disa deputeteve nga njeri grup tek tjetri, deputeti i Partise Demokratike, Besnik Mustafaj, nuk i ka cilesuar aspak serioze. *Ka disa deputete qe levizin me miratimin e grupeve parlamentare ne menyre qe te ndihmoje, pasi ka disa standarde per krijimin e nje grupi, pasi duhet te jene shtate deputete. Ne kete kuptim ka disa deputete qe huazohen nga nje grup tek nje grup aleat ne menyre qe ky te konstituohet si grup, por ne shumicen e rasteve keto levizje brenda tre viteve ne disa parti dhe grupe parlamentare mua me duken si shprehje instabiliteti, qe vjen pergjithesisht nga mungesa e detyrimit qe kane koleget per te dhene llogari ne elektorat. Elektorati eshte ai qe e mban deputetin perpara detyrimit te respektoje angazhimet e tij*,- tha ai.

 

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 54 here.
Presidenca e KiE-se, Haxhinasto  Forcimi i dialogut, prioriteti yneMinistri i Jashtem, Edmond Haxhinasto / Foto arkiv “Forcimi i dialogut dhe bashkëveprimit është prioriteti kryesor i kryesisë së Këshillit të Europës nën drejtimin e Shqipërisë”. Kështu u shpreh ministri Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Këshillit të Europës, i mbajtur sot paradite në Tiranë. “Të jetojmë së bashku është një ndër prioritetet bazë. Kjo është një nevojë nën dritën e krizës ekonomike, e cila...Lexo te gjithe artikullin »


» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit