Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Myftiu i Lushnjes mohon lidhjen me 50 mije dollaret

Publikuar me : 08.09.2010 Ne : Kronike - 114 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

ANTITERRORI/ Tomorr Borici ka dhene deklarime per rreth kater ore ne policine e Tiranes.


Ai ka deklaruar se nuk ka asnje lidhje me parate qe iu gjeten me vete studentit shqiptar Fadil Bardhoshi ne qershor te ketij viti


TIRANE - Myftiu i Lushnjes mohon cdo lloj lidhjeje te tij me sasine e parave prej 50 mije dollaresh qe i faturohen prej studentit Fadil Bardhoshi.


Gjate qendrimit per rreth 4 ore ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, Myftiu i Lushnjes, Tomorr Borici, nuk ka pranuar se sasia e parave ishte per te apo e porositur prej tij dhe as qe do te perdorej per rikonstruksionin e xhamise ne Lushnje, ashtu sic ishte pretenduar nga studenti Bardhoshi ne deklaratat e tij perpara agjenteve te antiterrorist.


I paraqitur dje ne drejtorine e policise se Tiranes, myftiu Tomorr Borici eshte marre ne pyetje si deklarues pas ndalimit te studentit shqiptar qe studion ne nje nga universitetet fetare te Medines ne Arabine Saudite.


Deshmia e myfitut te Lushnjes vjen pak dite pas deshmise se Fadil Bardhoshit, i cili deklaroi per oficeret e zyres se Antiterrorit te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane se shuma financiare qe ai mbante me vete ishte per Boricin. Ky i fundit, gjate qendrimit te tij per 4 ore eshte pyetur per pozicionin, rolin dhe njohjet me studentin shqiptar qe studionte ne Arabi dhe motivin e parave.


Problem perben fakti se Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka pasur dijeni mbi nje transferte parash ne vleren e rreth 110 mije rialeve, shume afersisht e barabarte me 50 mije dollare amerikane. Gjate marrjes ne pyetje te Bardhoshit nga hetues te Antiterrorit ne Medine, ai kishte deklaruar se parate duheshin per rikonstruksionin e nje xhamie ne Lushnje, prej ku doli edhe emri i Myftiut te Lushnjes, Fadil Borici.


Fadil Bardhoshi eshte shoqeruar ne muajin qershor te ketij vitit nga policia saudite, ndersa ishte kapur ne aeroport me shumen e konsiderueshme te parave te cilat ishin te padeklaruara. Kjo shume, sipas burimeve, ishte disa here me e larte nga shuma maksimale qe lejohet nga autoritetet saudite te mos deklarohet ne pikat e kalimit te saj ne kufi.

Komuniteti Mysliman pezullon Myftiun e Lushnjes


Burime zyrtare te Komunitetit Mysliman pohuan per gazeten Shekulli se Myftiu i Lushnjes ka pasur nje takim dje me anetare te ketij Komuniteti, te cilet kane zhvilluar nje mbedhje te jashtezakonshme.


Ky takim eshte zhvilluar perpara se myftiu te paraqitej prane zyres se Antiterrorit te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane. Kryesia e Pergjithshme e Komunitetit Mysliman lidhur me pyetjen se cfare masash konkrete jane marre per Myftiun e Lushnjes, eshte shprehur se ka vendosur pezullimin e tij nga posti qe mban.


Do te jete takimi i zhvilluar diten e sotme rreth ores 9 30 ku do te vendoset se cfare masash te tjera, pervec asaj te pezullimit, do ti ngarkohen Tomorr Boricit. Anetare te Komunitetit Mysliman te pyetur nga gazeta Shekulli se a ka pasur raste te tjera te ngjashme, jane shprehur se nuk ka pasur asnje rast zyrtar.


Keto lloj veprimesh quhen shkelje te renda dhe denohen nga Komuniteti Mysliman, te cilet nuk kane pasur asnje lloj dijenie lidhur me kete transferte parash qe do te behej ne emer te myftiut te Lushnjes, Tomorr Borici.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Vidhet kisha ne Voskopoje

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 61 here.
Vidhet kisha ne VoskopojeKisha e Voskopojës, foto arkiv Është grabitur gjatë natës kambanerja 300 vjeçare e Kishës të Shën Mërisë në Voskopojë. Sipas policisë lokale persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin, këtë objekt i cila mbart vlera të mëdha kulturore dhe historike. Në fakt kisha e Shën Mërisë, një monument kulture i kategorisë së parë ishte në fazë restaurimi, dhe sipas policisë, autorët e grabitjes janë ndihmuar edhe nga mungesa e rojes pranë kishës. Ky nuk...Lexo te gjithe artikullin »


» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit