KONFLIKTI/ Imami Ndricim Sulejmani ka reaguar pas shkarkimit qe i eshte bere nga posti i tij ne Shkoder
SHKODER - Pas shkarkimit nga posti qe mbante te myftiut te Shkodres Ndricim Sulejmani, ka ardhur dhe reagimi i ketij te fundit.
Ne nje deklarate te bere dje publike prej vete Sulejmanit ai ka theksuar se vendimi per shkarkimin e tij ka qene i padrejte dhe se do ti drejtohet gjykates per vlefshmerine juridike te tij, ndersa ka sulmuar dhe kreret e Komunitetit Mysliman per afera korruptive ne drejtim te administrimit te pronave te ketij komuniteti.
Edhe pse feja eshte e ndare nga politika, Sulejmani i ka bere thirrje qeverise shqiptare qe te beje transparencen e aktivitetit qe ushtron ky komunitet.
Ne deklaraten e Imam Ndricim Sulejmanit theksohet se "kryesia e Komunitetit Mysliman dhe e Keshillit te Pergjithshem, ne mbledhjen e radhes ne qytetin e Kavajes ne menyre te padrejte dhe ne shkelje te statutit dhunoi per te dyten here radhazi voten e lire te anetarit perfaqesues ne Keshillin e Pergjithshem te Myftinise Shkoder, duke mos e pranuar me qellim per te mbuluar korrupsionin dhe per te mos e bere asnjehere transparencen me pronat.
Mbledhja e radhes, ashtu si mbledhja e kaluar e Keshillit te Pergjithshem ku u shkarkuan ne shkelje flagrante statuore 6 anetare te Keshillit te Pergjithshem bashke me nenkryetarin Rysheku, vertetoi krizen e thelle te Komunitetit Mysliman Shqiptar, i cili tashme eshte zhytur ne veprime antiligjore.
Aferat korruptive me pronat tashme jane te dokumentuara ne Myftinine e Shkodres, e cila do tia drejtoje organeve te drejtesise per te bere transparencen institucionale.
Eshte rasti ti bejme thirrje qeverise shqiptare dhe organizmave nderkombetare te marre nen mbrojtje institucionin dhe te kontribuoje per te bere transparencen, ne menyre qe institucioni te mos shkoje drejt degradimit.
Nga ana tjeter, Myftinia sqaron se institucioni i saj ne vijimesi eshte vene nen presionin psikologjik te mohimit, marrjes ne dorezim te disa objekteve prona vakef, te cilat u jane dhene firmave ndertuese jashte cmimit te tregut, dhe ky eshte shkaku qe nuk u pranua anetari perfaqesues i Shkodres.
Si pasoje e kesaj, vendimi i shkarkimit eshte marre ne shkelje flagrante te ligjit dhe te procedurave administrative, ai eshte i pavlefshem dhe smund te sjelle asnje pasoje juridike.
Pra, nuk mund te jete i zbatueshem per institucionin e myftinise Shkoder derisa organet e drejtesise me vendim perfundimtar te shprehen per vlefshmerine e tij. Atehere, Komuniteti Mysliman mund te beje emerimin e myftiut te ri.
Si pasoje, sqarojme se vendimi eshte i paligjshem dhe nuk mund pranohet. Institucioni do te vazhdoje punen normalisht deri ne perfundim te gjykimit", ka theksuar Sulejmani, i cili nuk pranon ta lere postin e myftiut pa u shprehur per kete gjykata, pasi ai ka bere padine perkatese prane Gjykates se Tiranes.
Sulejmani gjithashtu ka deklaruar se edhe paraardhesi i tij Bashkim Bajraktari eshte shkarkuar me te njetin motiv, pasi edhe ai nuk ka pranuar te bashkepunoje ne abuzimin e pronat te myslimaneve te Shkodres.
Diten e shtune ne myftine e metropolit verior mesohet se ka mberritur shkresa zyrtare per shkarkimin e myftiut te Shkodres Imam Ndricim Sulejmanit, por kjo e fundit nuk e njeh kete shkrese duke e cilesuar si te paligjshem derisa organet e drejtesise me vendim perfundimtar te shprehen per vlefshmerine.