Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Myftiu i Shkodres Ska faj Zoti

Publikuar me : 05.12.2010 Ne : Kuriozitete - 103 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nuk cmenden lumenjte, por jane njerezit qe jane cmendur, ashtu sic ndodhi me 1967-n. Ky ka qene reagimi i myftiut te Shkodres diten e premte gjate ritualit te faljes se xhumase ne Xhamine e Parruces. Perfaqesuesi i fese myslimane, Muhamet Sytari, pasi i ka bere apel besimtareve qe brenda mundesive te ndihmojne te prekurit nga permbytjet, ka kundershtuar theniet e drejtuesve te shtetit qe ia kane hedhur fajin Zotit per ate cka ndodhur ne Shkoder. Ne hytben e xhumase (faljen e se premtes) ai eshte shprehur se njerezit i kane kthyer shpinen Zotit duke nenkuptuar perhapjen e veseve, perfshire vjedhjen e korrupsionin, si dhe duke sjelle ne kujtese vitet e braktisjes se besimit. Duke bere apel per rikthimin e besimit tek Zoti, Sytari ka theksuar se dhe uji, edhe shiu, edhe bora, edhe lumenjte jane ushtria e Zotit dhe nuk eshte sic thone disa, se ato cmenden. Nuk cmenden lumenjte, por jane njerezit qe po cmenden,- ka theksuar Sytari, teksa me tej i eshte drejtuar direkt kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli Nuk cmenden lumenjte zonja kryeparlamentare, por jane njerezit qe jane cmendur, ashtu sic ndodhi me 1967-n Me 01 dhjetor kryeparlamentarja Topalli, teksa fliste lidhur me situaten e ndodhur ne Shkoder u shpreh se kemi nje situate ku lumenjte jane cmendur, jane terbuar. Nuk kishte ndodhur ndonjehere me perpara ajo qe po ndodh, kemi dy muaj pa pushim qe po bie shi pa pushuar. Nderkohe, ne parlament, ne fjalen e tij, edhe nje nga ministrat e qeverise Olldashi, teksa i pergjigjej opozites per akuzat lidhur me pergjegjesine e shtetit ne situaten e ndodhur, u shpreh se ujin Shkodres ia hodhi ai qe eshte lart...



Shkoder, nis sherbimi-taksi i varkave

Nje numer i konsiderueshem varkash te llojeve e tipeve te ndryshme, nga me te thjeshtat e deri tek skafet e motorizuara verehen ne rrugen Xhabije - Ura e Bunes, si dhe ne ate te Tophanes, Perashit, livadheve etj. Ne te dy anet e rruges Xhabije - Ura e Bunes, ne trotuaret qe kane me pak uje te pranishem, verehen grumbuj te shumte njerezish qe presin radhen per te hipur ne varka dhe per te qarkulluar per nevojat e tyre. Me porosi te kryeministrit Berisha, i pranishem paraditen e se shtunes ne Shkoder, varkat do te rezervohen nga shteti si sherbim-taksi dhe do te paguhen prej tij per te frenuar ne kete menyre abuzimet (Qe te kishe nje varke ne sherbim gjate dites kerkohej deri 3 000 leke te reja. Nderkohe 200 leke kushtonte levizja neper stacionet e urbanit). Kjo ka bere qe menjehere bashkia Shkoder ti pajise varkat qe levizin ne asfaltin e rrugeve te qytetit me shenjat e numrat perkates. Ka qene vete kryebashkiaku i pranishem neper vend-stacione qe u ka bere te ditur qytetareve qe nuk duhet te paguajne per varkat-taksi, pasi ato mesohet se do te kene nje pagese prej 8000 lekesh te reja ne dite nga shteti per te sherbyer per levizjen e qytetareve. Nje oferte e tille ka bere qe te vijne edhe varka me motor nga zona te tjera, si Durresi, Tirana etj. Nderkohe, policia bashkiake dhe ajo e rendit bejne shoqerimin e tyre neper levizjet brenda qytetit, si dhe ndihmojne banoret per te perdorur kete sherbim.


Pasqyre e situates ne Shkoder
Ndonese shkarkimet nga hidrocentralet e kaskades se Drinit kane qene me te pakta dhe verehet nje renie e lehte e nivelit te ujit ne qytetin e Shkodres, perseri situate vazhdon te jete e rende. Gjate gjithe se shtunes kane vazhduar operacionet e evakuimit dhe dhenies se ndihmes per banoret e zonave te permbytura, keto


kryesisht nga ajri dhe me varka. Po keshtu ne zonen e Nenshkodres po zhvillohen operacione per dergimin e ujit te pijshem dhe ushqimeve tek banesat e izoluara nga uji. Ne lagjet e permbytura, bashkia ka ndare nga dy buke per familjet qe jane te rrethuara nga uji dhe kjo eshte bere perms varkave dhe punonjesve te administrates se saj. Ne Shkoder gjate paradites ka qene dhe presidenti Bamir Topi, te cilit gjate takimit me shtabin e emergjences iu vu ne dukje se ka mungese logjistike ne transport per te perballuar sa me mire situaten.




Kater intelektuale te njohur shkodrane, Mahir Hoti, Gezim Uruci. Lindita Bushati dhe Majlinda Angoni flasin per situaten kritike te krijuar nga permbytjet, cfare po ndodh ne Shkoder dhe nese faji per gjendjen eshte e motit, apo e shtetit



Prof. Dr. Mahir Hoti, president i Forumit Nderkufitar te Liqenit te Shkodres
Situaten e krijuar e vleresoj si te jashtezakonshme, ku nje pjese e lagjeve te qytetit, si ajo tek ish-zooteknika, Xhabije, Asajem e Bahcallek, si dhe zona e Nenshkodres eshte nen uje. Kjo ka ardhe nga reshjet disaditore dhe shkarkimet e detyruara nga liqenet e hidrocentraleve. Ndryshe nga muaji janar i ketij viti, ku situata u krijua nga shkarkimet jograduale dhe ne kohen e duhur te ujerave te tepert nga liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin, tani situata eshte ndikuar nga reshjet e gjata, pra rrjeti ujor jashte kaskades. Ne keto kushte imponohen shkarkime qe e rendojne problematiken.
Per mendimin tim, shkak jane masat e pamarra sistemuese ne keta 20 vjet, ku ka pasur vetem disa zgjidhje pjesore ne zonen e Lezhes dhe disa nderhyrje modeste ne argjinaturen e Dajcit gjate ketij viti. Nuk jane marre masa si thellimi apo zgjerimi i lumenjve aty ku ka ndertime qe e kane ngushtuar shtratin normal. Eshte per te ardhur keq qe behet alarm kur ka ndodhur dhe nuk merren masa perpara. Ne kete situate, nuk mund te behen sistemime hidrologjike, pasi eshte nje situate e tejskajshme. Sot merren vetem masa te karakterit social - ekonomik, per te evituar demet ne njerez dhe sa eshte e mundur ne gjene e gjalle apo banesat. Lumi Buna qe une e kam vezhguar dhe sot, leviz teper ngadale, jo lirshem, sepse e pengon Drini dhe shtrati i cenuar nga mbimbushjet natyrale dhe njerezore. Perrenjte tek mbushin liqenin dhe ky e shtyn Bunen qe nuk ka mundesi te derdhe ne det normalisht. Lumi Moraca, qe eshte furnizuesi kryesor i liqenit, sipas matjeve te bera, sjell 3,5 here me shume se normalja, qe eshte 190m3 uje ne sekonde. Kjo sjell fryrjen e vershimit dhe te perrenjve qe jemi mesuar ti shohim me se shumti vetem zhavorre, si Perroi i Thate apo ai i Banushit qe sjellin efekte negative.
Ka ndikuar dhe rrjedhja e ujit nga shpatet e maleve ku ka shatervane uji qe kalojne ne mbingopje dhe sifonet shperthejne. Duhet te kihet parasysh se muajt nentor-dhjetor kane sasine me te madhe te reshjeve vjetore, 30 perqind te totalit te reshjeve vjetore ndodh ne keto dy muaj. Dihet se reshjet ne rajonin e vendit tone jane te crregullta, kemi shume reshje ne zona te vecanta, me shume se eshte normalja, ndersa ka zona ku ato mungojne 3-4 muaj.
Ka dhe nje bilanc negativ qe shfaqet kete here, kemi luhatje temperaturash qe shkaktojne shkrirje te menjehershme te bores qe bie, qe nuk shkrihet gradualisht dhe ngadale, por njeheresh dhe kjo nuk eshte karakteristike per pellgun ujembledhes te Shkodres, por qe ne kete rast mbingopet.
Dua te theksoj nje fakt qe me ben pershtypje. Nuk ka matje te sasise se reshjeve ditore apo vjetore. Jepen te dhena per temperaturen, madje dhe ne rajon e me gjere dhe nuk jepen per reshjet. Ne zonen e Nenshkodres ka pasur 11 stacione metereologjike per matjen e temperaturave dhe reshjeve. Por sot nuk ka, jane prishur dhe kane mbetur vetem disa segmente te vogla te institutit te hidrometereologjise, i cili iu bashkangjit gjeoshkencave ne universitetin politeknik, ne kuader te shkrirjes se akademise se shkencave dhe institutive shkencore. Ka pesuar demtime struktura matese. Te gjitha keto shkaktojne probleme ne nyjen hidrografike te Shkodres, probleme qe po shfaqen qarte gjate ketij viti.


Gezim Uruci, speleolog
Duke qene njohes i alpeve shqiptare, them se puset e rruget nentokesore karstike jane te bllokuara. E kam verejtur dhe gjate veres ne disa shpella, si tek Maja e Harapit etj. Nuk ka ndodhur qe liqenet nentokesore ne shpellat e alpeve ilirike, rruget nentokesore, te kene qene aq te mbushura. Ato nuk ka qene e mundur te akumulohen dhe ndodhen te pashkarkuara, pasi kapaciteti i tyre karstik nuk i perballon. Uji nuk rrjedh ne rruge tokesore, por shperthen e rrjedh me fuqi nga shpatet, dhe ky uje nuk ka ku shkon, nuk ka vend ku te akumulohet dhe gerryejne shpatet e maleve dhe me pas demtojne brigje, ura etj. Shihet mbushja e depozitave nentokesore qe nuk mbajne me, vec shperthejne dhe sjellin vershime. Keto nuk jane ne doren e njeriut. Hapesira ujore e rajonit ruan nje potencial te madh hidrik te alpeve ilirike. Keto luajne rol te madh ne furnizimin e liqeneve, lumenjve, perrenjve.


Lindita Bushati, biologe
U bene disa dite qe ne zonen e Nenshkodres dhe disa lagje te qytetit mbreteron uji qe ka sjelle probleme te shumta, perfshire dhe qarkullimin normal. Zona e Shkodres njihet si zone me rrezikshmeri ujore dhe ne kete rast mendoj se ka ndodhur mbingopja e liqenit te Shkodres, i cili nuk thith me dhe uji del ne pjesen e fillimit te qytetit. Si biologe, pervec demeve qe shkakton tek ata qe jetojne ketu, e shoh te demtuar dhe gjallesen e liqenit qe po shteron, ndersa bimesia e tij demton kalimin. Kjo zone njihet si problematike, por kushtet atmosferike te pazakonta te ketij viti, reshjet e sterzgjatura e kane renduar situaten dhe kane dhene alarmin. Por, ndonese problemi eshte i njohur ne vite, keto permasa jane alarmante. Ka nje shtab emergjence qe po merret me menaxhimin e situates dhe kjo kerkon gatishmeri dhe potenciale te medha. Thuhet se nje situate e tille ndodh nje here ne 100 vjet, por gjate ketij viti ajo u perserit disa here.


Majlinda Angoni, biznesmene
Nje situate e tille nuk mbahet mend. Jane dukuri te papara, levizje temperaturash qe sjellin debore ne male e shkrirje te menjehershme te tyre, vershime perrejsh qe ndodhin rralle. Shteti po perpiqet qe te menaxhoje ate qe po ndodh, edhe pse duhej te ishte menduar qe me pare per infrastrukturen, ne nderhyrjet ne argjinatura, hidrovore, ne moslejimin e ndertimeve ne shtratin e lumenjve qe e ndryshojne rrjedhen e tyre, pra, te kishte nje menaxhim me te mire te territorit. Ajo qe po ndodh nuk ndalet, shpresohet qe pasojat te jene te perballueshme e jo te renda.




1 here ne 100 vjet apo 100 here ne vit?

Se cfare po ndodh ne Shkoder mund te shihet fare mire ne foto apo ne filmimet, por edhe mund te kuptohet nga fjalet e vete banoreve te kesaj zone. Se sa eshte fajtor shteti per ate qe po ndodh, mjafton te degjosh kreret e tij duke folur dhe duke shpjeguar se sa te afte kane qene per te shmangur nje situate te tille qe ka nisur qe prej 2 janarit te ketij viti dhe qe ende vijon.

Me 13 janar te ketij viti, ne mbledhjen e zhvilluar ne Shkoder dhe ne takimet e tij me banoret e zonave te permbytura, kryeministri Berisha theksoi
Situaten e paprecedente
- Edhe nje here dua ti rikthehem permasave te motit, te cilin te gjithe observatoret me serioze te vezhgimit te motit dhe permbytjeve, cilesuan si shkak reshjet e medha, cilesuan si intensitet, ate te shkalles se dyte qe perseritet me rralle se 1 here ne 100 vite.
- Reshjet e papara dhe shkrirja ne janar ne 24 ore e bores se te gjithe masivit te Alpeve, krijoi nje situate te paprecedente.
Ndihmen per cdo banor
- Pra, u ndala ne keto raste per te treguar se pasojat jane te thella, por une jam sot ne Shkoder, bashke me qeverine, per te garantuar cdo qytetar te ketij rrethi dhe ketij qyteti, se qeveria do te zhdemtoje dhe askerkujt nuk duhet ti rendoje dhimbja e mallit te demtuar, sepse ne do ta kompensojme ate nje per nje.Per ne rendesi vendimtare ka shpetimi i i jeteve njerezore dhe, mundesisht, gjese se gjalle.
Programet pas kalimit te situates
- I pare dhe kryesor eshte operacioni i shpetimit dhe ndihmes, por secila ministri, ne kuadrin e emergjences, duhet te beje me shpejtesi programet e planet e post emergjences. Te mos harrojme se kjo zone nuk eshte shkretetire, por nje nga zonat me pjellore, me te pasura te tokes shqiptare dhe ka nje rendesi te jashtezakonshme rehabilitimi teresor i saj, infrastruktura e gjithanshme, shkollat, qendrat shendetesore, rruget, kanalizimet cdo gje.
Thellimin e lumit Bune
- Dhe ne do te bejme gjithcka, si me thellimin e Bunes, nje projekt nder me te kushtueshmit dhe me madheshtoret per vendin; me by-passin qe nuk do te jete me nje rruge e zakonshme, por do te jete nje argjinature e ngritur per tju mbrojtur nga liqeni dhe cdo gje tjeter, qe ujerat te jene mrekullia e Shkodres dhe te mos shnderrohen ne permbytje dhe fatkeqesi
Ngritjen e argjinaturave
- Duhet te studiojme edhe njehere argjinaturen e Dajcit qe eshte me kryesorja, te Anes Malit, te Obotit dhe kudo, sikunder nje studim urbanistik duhet te behet, ku te percaktohet se nuk duhet te ndertohet aty ku rreziku eshte i madh. Te shihen te gjitha keto se bashku dhe ta shnderrojme kete fatkeqesi natyrore ne sfida te medha per te zgjidhur.
Mashtrimin qe i eshte bere Shkodres
- Shkodra ka nje shpirt te pamposhtur dhe thelbi i shpirtit te saj qendron ne nje raport te vetem dhe kryesor te njeriut te qyteteruar dhe ky eshte raporti me te verteten. Ata qe duan ti servirin Shkodres trillime dhe mashtrime, duhet ta dine se qyteti ka nje epitet per ta sherr budalle

Ne mbledhjen e zhvilluar ne Shkoder me 30 nentor 2010, kryeministri Berisha theksoi
Heren e pare ne histori qe Valbona del jashte parashikimeve
- E verteta eshte se prurjet e Alpeve tejkaluan cdo lloj parashikimi, pasi Valbona, nuk ka pasur ndonjehere ne histori prurje prej 1500 m3 kub ne sekonde dhe pastaj keto masa kane qene prurje te lumenjve te tjere, Kiri po keshtu nga ana e tij. Kesaj here ishte liqeni me burimet dhe prurjet qe vazhdoi rritjen panderprere te nivelit.
Fuqia e shtetit per evakuim
- Parashikimet sinoptike, ashtu sic i ndiqni vete nuk jane dhe aq te favorshme, por ne kemi mundesi te plote te kalojme pasojat e ujerave te shumta qe mund te shtohen gjate diteve qe vijne dhe qe ne fakt nuk jane te pakta sepse edhe sot lumenjte e Alpeve, nga Valbona deri ne Perroin e Thate jane ne rritje te ndjeshme, duke shtuar edhe Drinin, por i kemi te gjitha kushtet, forcat e rendit, forcat e ushtrise, forcat e emergjences civile, duke nxjerre ketu te gjitha ekipimet e nevojshme, automjetet, varkat, transformatoret, pompat te instalohen dhe kalojne te gjitha ne gatishmeri.
Askush nuk do te ndihet i braktisur
- Nderkohe, Shkodra problematiken e madhe e ka ne Nenshkoder, por dhe ne zona te tjera qe perballen me veshtiresi serioze. Duke ardhur ketu nga Boga me vjen nje mesazh. Jemi ne nje situate shume te veshtire ndaj dhe ne duhet te jemi te gatshem qe aty ku eshte emergjenca, aty te jemi edhe ne. Nuk mund qe askush te ndihet i braktisur ne kete situate, perkundrazi i kemi te gjitha mundesite qe ti gjendemi cdo familjeje, kudo qe ndodhet ajo dhe ta ndihmojme.

Me 1 dhjetor 2010 kryeparlamentarja Topalli theksoi ne Shkoder
Fryrja e liqenit, si asnjehere tjeter
Prej dy muajsh ka nje shi qe nuk pushon dite e nate. Jemi ne kushtet e fryrjes se liqenit te Shkodres si asnjehere tjeter, edhe ne krahasim me nje vit me pare. Jemi ne kushtet e cmendurive te lumenjve, qe rrethojne qytetin e Shkodres. Asnje qytet tjeter, asnje pjese e rajonit te Ballkanit si pjesa e Shkodres nuk eshte e vendosur ne menyre te tille, qe te gjitha shkarkimet nga gjysma e Ballkanit te derdhen ne kete pjese te basenit te Shkodres.
Kjo eshte historia e Shkodres
Me sa duket kjo kohe do te vazhdoje, dhe ne duhet te jemi te pergatitur pasi kjo situate e renduar do te vazhdoje edhe per nje kohe te caktuar. Kjo situate ka ndodhur gjithmone ne Shkoder, kjo eshte historia jone. Shteti eshte ne kembe per te mbeshtetur me te gjitha nevojat familjet ne veshtiresi, ne komunat ne veshtiresi

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit