Publikuar me : 28.12.2011 Ne :
Kronike - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ndahet nga jeta kritiku dhe profesori i njohur Adriatik Kallulli. Profesori 70-vjeçar ka ndërruar jetë një ditë më parë në shtëpinë e tij, pas më shumë se një viti betejë me një sëmundje të rëndë.
Adriatik Kallulli ka punuar për vite të tëra si pedagog në Akademinë e Arteve dhe fakultete të tjera, ku ka dhënë mësim në lëndët e kritikës së artit.
Profesori i dashur që mbushte plot sallat e leksioneve do të mbahet mend për kritikën e tij të sinqertë, redaktimin e shumë librave në fushën e letërsisë dhe pasionin për Migjenin dhe veprat e tij. /
G. Ndoja