Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Rajoni - 24 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Tragjedia “Costa Concordia”, ndalojnë përfundimisht kërkimet nën ujë, posi kushtet janë dhe më të pasigurta. Tashmë zhytësit italianë nuk do të vijojnë më kërkimet nën ujë për viktimat e tragjedisë “Costa Concordia”.
Ndërkaq, Agjencia për Mbrojtjen Civile deklaroi se ekipet e emergjencës do të vazhdojnë të inspektojnë pjesë të anijes që ndodhen mbi ujë, duke përdorur pajisje speciale për të zbuluar ekzistencën e ndonjë kufome.
Anija “Costa Concordia” ka pasur mbi 4,500 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi në bord kur është përplasur në brigjet perëndimore të Italisë, më 13 janar.