Nese nje grup shtetesh vendosin te nderhyjne per ti dhene fund nje genocidi, a mund te qendrojne ata thjesht si spektatore perballe tmerrit, vetem sepse mungon autorizimi nga Keshilli i Sigurimit? (Bettati M., Theorie e realite du droit dingerence humanitaire, in Geopolitique, janvier 2000, pp.17). - Jemi me 20 Shtator 1999 ne Asamblene e pergjithshme te OKB-se dhe njeriu i cili e ben kete pyetje eshte z. Kofi ANNAN, Sekretar i Pergjithshem i OKB-se. Nuk eshte e para here qe nje pyetje e tille mundon e ndan komunitetin nderkombetar. Por kesaj radhe, ne konfliktin e Kosoves, ajo shtrohet me presuese, me e ashper dhe me lakuriqe se kurre.
Shkurt, ndodhemi para nje situate te tille Nje popull rrezikon seriozisht ekzistencen e tij si rezultat i nje regjimi qe jo vetem nuk respekton te drejtat dhe lirite themelore te tij, por, me keq akoma, synon zhdukjen dhe shfarosjen. Nga ana tjeter, eshte ligji nderkombetar (Neni 2, paragrafi 7 i Kartes se Kombeve te Bashkuara), sipas te cilit, gjithcka ndodh brenda territorit te nje shteti eshte ceshtje dhe kompetence e ketij shteti dhe as OKB, as vendet e tjera, nuk kane te drejte te nderhyjne.
Por edhe ne rastin kur parashikohet nje nderhyrje (Kapitulli i 7 i Kartes se KB), autorizimi paraprak i Keshillit te Sigurimit duhet te mbeshtetet mbi dy rregullime te patejkalueshme
1. OKB kerkon qe te mos i drejtohemi kercenimit ose perdorimit te forces kunder integritetit territorial ose pavaresise politike te cdo shteti (Neni 2, paragrafi 4 i Kartes);
2. Perdorimi i forces eshte i paevitueshem vetem ne rastet e
• mbrojtjes se nevojshme,
• te kercenimit kunder paqes, prishjes se paqes ose agresionit;
Ne kete rast te fundit eshte vete Keshilli i Sigurimit qe autorizon perdorimin e forces. Por qe Keshilli te autorizoje nje gje te tille, duhet qe ne unanimitet te gjithe anetaret e tij te jene dakord, pra, secili nga anetaret disponon te ashtuquajturen te drejte vetoje. Pra, shkurt, mjafton qe nje nga anetaret te jete kunder dhe gjithcka bllokohet. Çka, vetvetiu, nenkupton qe, nese nje shtet nuk ka sulmuar nje shtet apo shtete te tjere, gje qe do te sillte si pasoje nje kunderpergjigje legjitime e cila ska nevoje per autorizim, gjithcka tjeter qe ndodh brenda territorit te tij eshte nen sovranitetin e tij dhe askush tjeter nuk ka te drejte te nderhyje ne te.
Ne kushtet kur Keshilli eshte i bllokuar, pyetja e mesiperme, e bere publikisht nga Kofi Annan, merr trajten e nje zgjedhjeje midis sovranitetit absolut te shtetit nga njera ane dhe te drejtave te njeriut nga ana tjeter. Dhe nese dikush do te mundohet ti jape nje pergjigje zotit Sekretar te Pergjithshem, ndoshta, ka bere ne menyre te pandergjegjshme zgjedhjen midis dy koncepteve te mesiperme.
Dhe te zgjedhesh midis tyre ose, se paku, dicka midis tyre, do te thote, as me shume e as me pak, te zgjidhesh dilemen tone te madhe ne kete fillim shekulli.
Te shkelesh te drejten pozitive nderkombetare, duke nderhyre ne sovranitetin e nje shteti sovran per te shpetuar nga vdekja masive mijera njerez te pafajshem apo ta respektosh ate me ftohtesi e vendosmeri, pavaresisht nga cmimi qe duhet paguar (shpesh me gjak te pafajshem)? Padyshim, kjo eshte ceshtja. Morali yne, vlerat tona, legjimiteti perballe legalitetit nderkombetar ja lufta e trete ne Kosove e pertej saj (Megjithese NATO nuk e pranon idene qe ka pasur lufte midis saj dhe Jugosllavise).
Kur vendosen te sulmonin Jugosllavine e atehershme, vendet e NATO-s zgjodhen te paren (sigurisht te mbrosh legalitetin nderkombetar nuk do te thote se mbron masakrat brenda nje territori te nje shteti sovran), duke hapur, bashke me fillimin e sulmeve te tyre me 24 Mars, kete debat te madh mbareboteror, ne qender te te cilit qendron ajo qe shpesh jemi mesuar ta quajme si e drejta e nderhyrjes humanitare. Per disa ajo perfaqeson mjetin shpetimtar te popujve te rrezikuar, te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Per disa te tjere, varrmihesin e sovranitetit te shtetit.
Nuk eshte e veshtire te konstatohet se, nen flamurin e humanitarit, me aksionin e saj NATO ka vene ne pikepyetje ligjin nderkombetar, thelbi i te cilit qendron pikerisht tek sovraniteti i shtetit. Eshte e vertete se jo gjithcka fillon ne 1999. Por, eshte fakt, gjithashtu, se konflikti ne Kosove nxori ne shesh, me mire dhe me qarte se cdo konflikt tjeter, kontradikten e madhe midis nje koncepti universal te te drejtave te njeriut dhe sovranitetit te cdo shteti mbi territorin e tij...
Sovraniteti kombetar ne kuptimin me elementar eshte riperkufizuar (Idem Bettati M., pp. 17) konstaton ne vazhdim te fjales se tij zoti Sekretar i Pergjithshem. Mos, valle, po asistojme ne fillimin e nje reforme te madhe ne te drejten pozitive nderkombetare? Mos, valle, po lind nje rend i ri boteror? Mbi cparim do te mbeshtetej ai? Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut a do te sundojne mbi sovranitetin e shtetit? Çperfaqeson Kosova ne kete pyetesor te madh? Nje precedent per te ardhmen? Apo nje norme zakonore? Apo te gjitha keto sjane vecse hipoteza pa pergjigje dhe qe, ne fund te fundit, Kosova sdo te kujtohet, vecse si nje rast i izoluar apo unik, sic e percaktojne shpesh.
Per tiu pergjigjur ketyre pyetjeve eshte i nevojshem nje kthim ne kohe. Sepse nderhyrja dhe sovraniteti nuk gjenden per here te pare perballe tyre ne kete fund shekulli. Perkundrazi, njesoj si sot, keto koncepte kane nje histori te gjate e te mbushur me te papritura e ndryshime dhe qe te dy kane pasur ndikim ne jeten e popujve...
NDERHYRJA HUMANITARE DHE SOVRANITETI NGA LIDHJA E KOMBEVE DERI ME SOT
Kur flasim per te drejten e nderhyrjes nuk ka si te mos permendim momentin kur, per here te pare, ajo merr nje trajte pak a shume zyrtare. Eshte fjala per Konferencen Nderkombetare te te drejtes dhe moralit humanitar, mbajtur ne Paris, ne datat 26, 27 dhe 28 Janar 1987, me iniciativen e zoterinjve Bernard KAUCHNER dhe Mario BETTATI, respektivisht president i Mjekeve te Botes dhe dekan ne Universitetin Paris II. Ne rezoluten perfundimtare te kesaj konference, midis te tjerave, vleresohet se e drejta e ndihmes humanitare eshte nje e drejte e njeriut qe duhet ti njihet cdo individi dhe grupi te kercenuar ose viktime e demtimeve te renda te shendetit fizik dhe psikik (Pellet A., Resolution syr la reconnaissance du devoir dassistance humanitaire, tire de Droit dingerence ou devoir humanitaire, in Problemes politiques et sociaux-Dossier, nr. 758-759, 1er-22 decembre 1995, pp. 291-292).
Ne fund te rezolutes, hartuesit e saj i luteshin Presidentit te Republikes Franceze dhe Kryetarit te Qeverise qe kjo ti behej e ditur OKB-se dhe qeverive te huaja. Pergjigja nuk vonoi. Ne fjalen e tij, ne sesionin e 43 te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, Fransua MITTERAND kerkon midis te tjerash te afirmoje nje te drejte ndihme humanitare... perballe disa situatash emergjente padrejtesie ekstreme.( MITTERRAND F., Discours à la 43ème session de lAssemblée Générale de lONU, prononcé le 29 septembre 1998, in Documents dactualité internationale, Paris, Ministère des Affaires Etrangères, La Documentation francaise, n°21, le 1er novembre 1988).
Politika po ndiqte teorine, idealet dhe deshirat per nje bote me humane. Ishte viti 88 dhe, pavaresisht nga deshira per ndryshime qe kish filluar te ndihej ne Lindje, prape se prape ndarja midis Lindjes dhe Perendimit ishte akoma e forte. Gjithsesi, ne kushtet dhe kohen kur u be, pavaresisht se mund te dukej paksa utopike, ky propozim pati nje rendesi te madhe te drejtat e njeriut po lekundnin sovranitetin dhe Franca kish dhene sinjalin e pare.
Megjithate, duhet thene se nderhyrja humanitare si koncept ka nje histori te sajen. Ajo ka marre trajta te caktuara ne raport me rrethanat dhe kushtet historike. Keshtu, mund te thuhet se dy momentet kryesore te saj perkojne me sistemet nderkombetare te vendosura nga Lidhja e Kombeve dhe Organizata e Kombeve te Bashkuara.
Keshtu, gjate shekullit te XIX nderhyrja ne shtetet e tjera, nen flamurin e civilizimit perendimor, u shnderrua shpejt ne mjetin justifikues te kolonializimit te tyre. Kjo pikepamje kish filluar te merrte trajte qe me GROTIUS, i cili, qe ne shekullin e XVII, kish bere dallimin qe ekzistonte midis te drejtes natyrore qe, sipas tij, ishte fryt i arsyes, dhe te drejtes pozitive, qe ishte rezultat i marreveshjeve midis shteteve (GUILLAUME G., Lingérence humanitaire et le droit international, in Géopolitique, janvier 2000, n°.68, pp.91). Pikerisht ne shek. XIX, mbi bazen e kesaj ndarje, e drejta natyrore shnderrohet ngadale ne refleks te civilizimit, d.m.th., atij perendimor te cilin Europa duhej ta shperndante ne bote. Sipas VARTEL, te gjithe kombet kane te drejte te shtypin me force ata qe dhunojne hapur ligjet qe Lidhja e Kombeve ka vendosur (Idem au n°.166, pp.91). Dhe, jo vetem kaq, cdo shtet ka mundesi te ushtroje nje kontroll nderkombetar mbi aktet e sovranitetit te brendshem te nje shteti tjeter, i cili vepron ne kundershtim me ligjet e njerezimit (Idem au n°.166, pp.91).
Gjithcka ndodhi ne keto vite; kolonizimet, nderhyrjet, kryesisht nga shtetet e Europes Perendimore, paten si argumentim dhe justifikim kete teori. Qellimi kryesor i kolonizimeve nuk qendronte vec ne deshiren per te cuar ne popujt koloniale frymen e civilizimit europian, te luftes kunder barbarise dhe egersise ne emer te humanitetit. Por, eshte fakt qe duhet pranuar se ne shume nga keto raste, ajo qe ndodhte realisht mbi kurrizin e popujve koloniale skishte asgje te perbashket me ate cka thuhej e deklarohej. Keshtu, nderhyrja humanitare, sipas Gilbert GUILLAUME (Guilbert Guillaume gjyqtar ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise), sherbeu si pretekst ne shume raste si, p.sh., ne masakrat e Chios, Kretes, Armenise ne periudhen e Perandorise Osmane apo ato te Libanit dhe pushtimit te Kubes me 1898 etj, etj. (Idem me Guilbert Guillaume, pp.91). Ishin, pra, vitet kur nderhyrja (civilizuese dhe humanitare) ishte ne njefare menyre ligji nderkombetar dhe sovraniteti shteteror ish vec nje koncept juridik e politik i pafuqishem per ti bere balle. Nje gjendje e tille vazhdoi relativisht gjate dhe, ne njefare menyre, me te ashtuquajturit misione te shenjte civilizuese qe iu njohu Fuqive te Medha, Lidhja e Kombeve e sanksionoi me fort ate.
Ndryshimi i madh, pra, kur sovraniteti i shteteve merr revanshin ndodh menjehere pas Luftes se Dyte Boterore. Miratimi i Kartes se OKB ne San Francisko shenoi fillimin e ndertimit te nje rendi te ri boteror, i ndryshem ne qellime dhe koncepte nga ai i krijuar disa vite me pare nga Lidhja e Kombeve. Jane vitet e dekolonializimit te ish kolonive, eshte koha e barazise se shteteve, sovran ne punet e tyre te brendshme. Tashme bota, marredheniet midis shteteve, nuk do te ndertoheshin me si raporte te me te fortit ndaj me te dobetit. Tashme, shtetet do te ishin te barabarte ne sovranitetin e tyre dhe jo vetem kaq. Ata, qe nga ky moment, do te abstenonin qe, ne marredheniet e tyre nderkombetare, ti drejtoheshin kercenimit apo perdorimit te forces ne menyre te paperputhshme me qellimet e Kombeve te Bashkuara. Por, gjithashtu, rendi i ri perforconte sovranitetin e shteteve; as OKB dhe as shtetet e tjera nuk jane te autorizuara te nderhyjne ne ceshtje qe jane nen kompetencen kombetare te nje shteti.
Keto jane, pak a shume, rruget dhe horizontet neper te cilat do te ecte bota. Vertet, Karta e San Franciskos ndertoi themelet e rendit te ri, por, sigurisht, ajo nuk mbeti i vetmi akt i vecante dhe i izoluar. Fryma e mesiperme u be frymezuesja e nje numri te madh aktesh dhe deklaratash, rezolutash dhe gjithfarelloj dokumentesh qe do te shihnin driten me pas dhe qe ishin ne vazhdim te ndryshimeve te epokes.
Keshtu, ne vitin 1965 ishte radha e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se per ti perforcuar ato. Sipas saj, asnje shtet nuk ka te drejte te nderhyje direkt apo indirekt, per cfaredo lloj arsyeje ne ceshtjet e brendshme apo te jashtme te nje shteti. Dhe jo vetem kaq. Ne 1981, me termat detyrimi i nje shteti te abstenoje ne shfrytezimin ose deformimin e ceshtjeve relative te te drejtave te njeriut me qellimin per te nderhyre ne ceshtjet e brendshme te shteteve (Idem me Guilbert Guillaume, pp.92), ajo, ne nje fare menyre percaktonte se; edhe pse dinjiteti dhe vlera e njeriut perbente nje nga qellimet e OKB- se, gjithsesi, edhe nje shkak i tille nuk do te mjaftonte per te nderhyre ne punet e nje shteti.
Nje faqe historie ishte kthyer dhe nje tjeter po hapej. Kish mbaruar nje here e mire koha kur perballe logjikes se te fortit nuk kishte asnje lloj legjimiteti tjeter ne marredheniet midis shteteve. Po niste nje epoke e re, e mbeshtetur ne parime te tjera. Nepermjet vetevendosjes, me shpejtesi po merrte fund koha e kolonive, e shteteve me sovranitet te cunguar. Po niste periudha e shteteve te reja, koha kur secili popull do ta zgjidhte vete fatin e tij, do te krijonte shtetin e tij, te barabarte me te gjithe te tjeret. Do te zgjidhte vete ceshtjet e brendshme dhe do te ndertonte marredhenie te barabarta me shtetet e tjere, duke qene keshtu te barabarte dhe sovrane te vetvetes. Dalengadale, epoka e sovranitetit te shteteve te barabarte- themel i rendit te ri- po pervijohej.
Eshte i vertete fakti se, realiteti pas Luftes Dyte Boterore eshte ai i sovranitetit te shteteve te pavarur. Por, a mundet, valle, duke gjykuar me qetesi dhe ftohtesi, te konkludojme se, ne te njejten kohe (edhe pse e skalitur ne artikullin 2 paragrafi 7 i Kartes se OKB-se), ndersa sovraniteti forcohej- nderhyrja, e cfaredo lloji qofte, po vdiste?
Ne te vertete, realiteti i viteve qe kaluan me pas dhe qe shpesh na pelqen ti konsiderojme si periudha e Luftes se ftohte, tregoi se, pavaresisht nga parimet mbi te cilat do te ngrihej bota e re, nderhyrja ne marredheniet midis shteteve nuk u zhduk, perkundrazi, ajo ish gjithmone e pranishme. Gjykojme me qetesi periudhen qe sapo kaluam. A mos, valle, vertet besojme se sovraniteti i shtetit (kuptohet, pra, edhe jo nderhyrja) ishte vertet i tille, aq sa nuk kemi ndeshur pothuajse asnje moment nderhyrjeje midis tyre? Per csovranitet, valle, behej fjale, ndaj kujt ishim sovrane dhe per cfare? Ne nje bote bipolare si ajo e Luftes se ftohte, mos, valle, pjesemarrja ne njeren prej tyre, na bente te ndiheshim sovrane ndaj polit tjeter? Ne fakt, vete kushtet e jetes dhe aktivitetit njerezor e bejne, ne nje fare menyre, te pamundur jetesen ne kushte te vecuara dhe sovrane nga bota. Ne cilat fusha shtetet ishin vertet te pavarura? Ne ate politike? Cilet shtete ishin vertet sovrane ne kete drejtim, ne periudhen qe sapo kaluam? Mbi cargumente mund te bazohemi per te konkluduar ne nje pergjigje pohuese? Hungaria, Çekosllovakia apo Afganistani? Te mendosh se shtetet satelite (per te mos permendur te famshmen doktrine brezhnjeviane te sovranitetit te kufizuar) nen cadren e ish-Bashkimit Sovjetik, i fuste vetem ideologjia e perbashket komuniste, do te ishte vertet naive.
Apo ekonomia, ne zhvillimin e te ciles, brenda territorit te nje shteti, askush, as OKB dhe as ndonje shtet apo grup shtetesh, nuk mund te nderhynin? Por, si mund (me gjithe disa perpjekje te bera, p.sh., ne rastin e Frances nga Gjenerali de Gol.) te mendosh qe, p.sh., shtetet e Europes Perendimore te cilat, ne nje fare menyre rimekembjen e tyre pas Luftes Dyte Boterore ia dedikojne Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te famshmit Plan Marshall, ishin krejt te pavarura dhe sovrane ne zgjedhjet e tyre, qofshin keto politike, ushtarake apo ekonomike. Eshte i pamohueshem fakti qe parimet e reja mbi te cilat u ngrit rendi i ri (nder te cilet, si me kryesoret mund te permendim ate te sovranitetit te barabarte midis shteteve, apo ai i mos nderhyrjes) ndihmuan, pa dyshim, fort ne evitimin e atij mish-mashi qe parapriu Luften e Dyte Boterore, ku nderhyrja e te gjitha llojeve, nen gjithfaresoj justifikimi ishte ligj, bashke me polarizimin berthamor dhe rolin qe ai luajti ne ruajtjen e stabilitetit.
Pa dashur ta konsiderojme ate, ndoshta, si nje mit (ROUGEMONT (de) D., Lettre ouverte aux Européens, Editions Albin Michel, Paris, 1970, pp.132.), mendojme se roli i tij ne periudhen e pas Luftes se Dyte Boterore, zbatimi i tij praktik eshte me te vertete larg asaj cka ai perkufizohet ne teori. Vete perqafimi i te drejtes nderkombetare nga nje shtet, i te drejtave dhe detyrimeve qe lindin nga aktet e saj, eshte, ne fund te fundit, nje kufizim qe i behet sovranitetit te tij. Por, me shume se kaq, jane vete rrethanat reale te shekullit, teknike, ekonomike dhe politike (Idem au n°.171, pp.132-133.), ato qe e shnderrojne ate nga nje koncept teorik, pozitiv dhe demokratik, ne nje realitet aq te veshtire dhe te pamundur.
Shikojme, p.sh., nje rast konkret. Nese ka pasur me te vertete (te pakten ashtu sic mendohej sidomos nga shqiptaret) nje vend sovran ne Europe gjate luftes se ftohte, ishte pa dyshim Shqiperia- sidomos ne vitet pas prishjes me Kinen. Nje vend-bunker, krejtesisht i izoluar nga bota, i rrethuar nga te gjitha anet me armiq, qe luftonte per te ruajtur sovranitetin e saj kunder te gjithe kapitalist-imperialiste e socialimperialiste. Rezultatet e kesaj politike dihen. Por, nese nje dite, dikush do ti studioje shkaqet e tyre, perkrah te mirave absolute te ideologjise komuniste, nuk ka si te mos rreshtoje edhe kete sovranitet absolut ndaj gjithckaje dhe per gjithcka.
Sikurse duket, pas nje analize paksa te thjeshtuar te dy momenteve kryesore qe mendoj se kane karakterizuar shekullin XX (por, sigurisht, edhe para tij), nuk eshte e veshtire te konstatohet se nderhyrja si koncept, dikur brutal dhe nen gjithfare lloj justifikimesh e termash joshes si civilizim, kulture, zhvillim etj., nuk ka mundur te dobesohet dhe te zhduket (pavaresisht nga kjo duhet thene se kane evoluar justifikimet e saj) edhe atehere kur, nepermjet Kartes se OKB-se apo edhe dokumenteve te tjera nderkombetare, me ane te koncepteve te kundert me te, si ai mos nderhyrjes apo sovranitetit te barabarte, dukej se ishte shpallur denimi me vdekje i saj.
Nuk eshte, gjithashtu e veshtire, te konstatohet se me kalimin e viteve kane evoluar, bashke me rrethanat historike (sidomos ne fund te shekullit XX), edhe justifikimet e saj. Edhe pse sovraniteti i shteteve pas Luftes se Dyte Boterore dukej se perbente thelbin e organizimit te marredhenieve nderkombetare, ne realitet faqja e historise qe sapo mbyllem, tregoi pikerisht te kunderten. i madh mbetet pa dyshim roli i ketij koncepti politiko-juridik, por padyshim i veshtire, deri ne pamundesi, (sidomos ne kushtet e reja te krijuara ne boten e pas viteve 90) zbatimi i tij.
NDERHYRJA DHE TE DREJTAT E NJERIUT GJATE LUFTES SE FTOHTE
Eshte, pra, e qarte se, gjate viteve te luftes se ftohte, pavaresisht nga ngrirja e botes ne blloqe, eshte teper e veshtire per cilindo vend, qe ne ekonomine, politiken por edhe ne fusha te tjera te brendshme dhe te jashtme, te ishte krejtesisht i pavarur dhe sovran ne raport me shtetet e tjera. Konceptet e sovranitetit, mos nderhyrjes, mos perdorimit te forces ne marredheniet nderkombetare si dhe qellimet e tjera te Kombeve te Bashkuara, te parashikuara ne Karten e San Franciskos dhe ne dokumente te tjera, pa iu mohuar rolin qe paten dhe kane ne rregullin nderkombetar, duhet thene se jo vetem ne nje rast te vetem, mbeten thjesht ne leter.
Vetem ne nje fushe te caktuar gjate viteve te ndarjes se madhe sovraniteti i shteteve ishte i fuqishem e i palekundur dhe ku nderhyrja ishte pothuaj ne kufijte e pamundesise. Behet fjale pikerisht per lirite dhe te drejtat themelore te njeriut. i cunguar nga ekonomia dhe ligjet e saj, i plagosur nga politika, pikerisht ne kete fushe, secili shtet mund te thuhet se ishte sovran ne kuptimin e mirefillte te ketij termi.
Megjithate, deri para mbarimit te luftes se ftohte edhe kjo fushe ka pasur nje evolucion te sajin, duke marre nje rendesi gjithmone ne rritje.
Keshtu, qe ne momentet e aprovimit te Kartes e me pas, jo pak kontradikta kane lindur lidhur me problemin, nese te drejtat e njeriut jane nje fushe qe hyjne ne sferen e kompetencave kombetare apo nderkombetare. Per ekzistencen e kesaj kontradikte ka ndihmuar edhe vete permbajtja e Kartes. Keshtu nenet 1, 55, 56 te kesaj Karte krijojne detyrime te mirefillta nderkombetare ne kurriz te shteteve. Jo vetem kaq, por nje gje e tille konsiderohet edhe nga Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut, e cila, ne nje fare menyre, konsolidon ne favor te Kombeve te Bashkuara nje te drejte shqyrtimi ne ceshtjet e brendshme te shteteve, per te njohur ate cka ndodh ne fushen e lirive themelore (idem me BETTATI. M, pp.18). Vete termi universal, i perdorur ne kete rast, eshte elokuent.
Nisur nga keto kushte eshte normale te konkludosh se respektimi i te drejtave dhe lirive te njeriut konsiderohet tashme nje kompetence nderkombetare. Por, gjithashtu, nuk eshte me pak normale te konstatosh nga ana tjeter se dispozitat e mesiperme nuk kane si te perjashtohen nga fusha e aplikimit te te famshmit nen 2, paragrafi 7, qe ndryshe mund ta kuptojme se edhe respektimi i te drejtave te njeriut mbetet nje sfere e brendshme e shteteve dhe ku sduhet nderhyre.
Megjithate, ka edhe nje qendrim te mesem, ne nje fare menyre dominues, sipas te cilit nderkombetarizimi ose dalja e respektit te te drejtave te njeriut nga kompetenca e nje shteti, do te jete ne perpjesetim te drejte me gravitetin e dhunimit te te drejtave te njeriut, i cili prek marredheniet midis shteteve (COT J.-P. et PELLET A., Charte des Nations Unies, art.2, 7ème paragraphe, Editions Economia Paris et Editions Bruylant Bruxelles, 1985, pp.154-155.). Keshtu, ne nje fare menyre realizohet nje lloj ndarje midis dhunimeve te rastesishem te te drejtave te njeriut dhe atyre thelbesore dhe sistematike, cka nenkupton nje kompetence kombetare tek te parat dhe nje nderkombetarizim tek te dytat.
Kjo per sa i takon teorise. Ndersa, per sa i takon realitetit, situata gjate viteve te luftes se ftohte nuk eshte aq e thjeshte. Si mund te behej fjale per te drejta dhe liri te njeriut ne regjime si ato komuniste, qe ne thelb te tyre kishin pikerisht te kunderten, pra, shtypjen e tyre. Dhe jo vetem kaq. Ajo nderlikohej gjate viteve te luftes se ftohte edhe nga vete natyra e konfrontimit Lindje-Perendim, ne thelb te te cilit nuk ishin thjesht faktore gjeopolitik klasik, si lufta per territore, burime natyrore apo influenca dhe zoterimi i tregjeve. Tema me e debatueshme mes paleve kishte te bente ne radhe te pare me superioritetin e ideologjive respektive, kryesisht te papajtueshme mes tyre. Dhe nje nga pikat me te nxehta te tyre ishin pikerisht konceptimi i te drejtave dhe lirive themelore te njeriut dhe standardet e respektimit te tyre. Dhe pikerisht, midis dy blloqeve dhe konceptimeve te tyre ne kete fushe, diametralisht te kunderta, si nje pale e trete, si nje fare arbitri, qendronte OKB. Dhe nuk duhet mohuar roli i saj gjate kesaj periudhe, pikerisht ne perpjekjet e saj per te siguruar, nepermjet respektimit te Kartes dhe legalitetit nderkombetar nje lloj ekuilibri midis koncepteve te mos nderhyrjes ne ceshtjet e brendshme te shteteve dhe atyre te Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut, te paprekshmerise se kufijve dhe te drejtes se popujve per vetevendosje (ROUBINSKI Y., Quelques lecons de la crise des Balkans, in Géopolitique, n°.68, pp.64.).
OKB pati nje rol jo te vogel, gjithashtu, edhe ne ruajtjen e ekuilibrit midis fuqive edhe pse, megjithate, ne nje pjese jo te vogel te kohes dhe te vendimeve te saj, per hir te vetos, ne Keshillin e saj te Sigurimit, ajo mbeti pothuajse e bllokuar. Pervec kesaj, edhe pse e cilesojme si nje gje pozitive ekuilibrin midis dy blloqeve gjate luftes se ftohte, ku ajo kish rolin dhe meritat e saj (edhe pse nuk eshte plotesisht e qarte nese ekuilibri teper i brishte ishte pasoje e saj apo e kercenimit berthamor) nuk duhet te harrojme se ishte nje ekuiliber ku popujt e njeres pale, pikerisht asaj lindore, vuanin mbi kurrizin e tyre diktatura me te vertete te dhunshme.
Pavaresisht nga cmund te mendohet, edhe pse ne pamundesi per ti rezistuar ligjeve te ekonomise dhe politikes (per te mos folur per kulturen etj.), sovraniteti shteteror dhe mos nderhyrja te japin pershtypjen se, nese kane vlere, kete e kane pikerisht ne fushen delikate te te drejtave te njeriut. Kjo eshte aq e vertete sa ceshte e vertete edhe e kunderta Domethene, shtetet nuk kane qene aq te padepertueshem gjate viteve te luftes se ftohte.
Prof. Mario BETTATI eshte i mendimit se pavaresisht nga shtetet dhe rrethanat e luftes se ftohte, prape se prape, kemi pasur te bejme me nje te drejte nderhyrjeje, e cila, sipas tij, ka kaluar neper disa etapa.
Keshtu, gjithmone sipas tij, fillimisht kemi pasur te bejme me ate qe ai e quan te drejten e nderhyrjes jo materiale (Idem me Bettati M, pp.18.), e cila shtrihet per nje periudhe 20 vjecare (1948-1968). Fillimi i saj koincidon pikerisht me miratimin e Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut, thelbi i te ciles qendron ne faktin se te gjithe njerezit e planetit jane drejtperdrejt te vendosur nen mbrojtjen e komunitetit universal. Sipas ketij autori, roli i deklarates (edhe pse sot nje gje e tille mund te duket e paket), ne epoken e luftes se ftohte qendronte ne dy karakteristika kryesore
Se pari, te informonte boten, sidomos per ate cka ndodhte pertej murit, pertej perdes hermetike komuniste;
Se dyti, ne ndryshimin e mentaliteteve diplomatike.
Sigurisht, edhe pse ne dukje e paket, kjo pune e nisur pati rendesi jo te vogel. Aktet qe e pasuan ate si Konventa e 1948-s Mbi parandalimin dhe represionin e krimit te gjenocidit, Paktet Nderkombetare mbi te drejtat e njeriut te 1966, Akti i Helsinkit ne 1975 etj., etj., (qellimi i perbashket i te cilave ishte shmangnin individin, te drejtat e tij, sigurine e tij jashte cdo nenshtrimi te nje shteti), hapen pa dyshim, edhe pse me nje fillim te brishte, rrugen drejt nje faqe te re te historise, e cila, ne qender do te kishte individin, lirite dhe te drejtat e tij sovrane.
Bashkejetesa midis mos nderhyrjes ne punet e brendshme dhe te drejtave te njeriut po zhvillohej ngadale, jo pa probleme, por ama po zhvillohej. Keshtu, me 1965, pikerisht me 21 Dhjetor, Asambleja e Pergjithshme e OKB-se aprovonte Deklaraten e papranueshmerise se nderhyrjes ne ceshtjet e brendshme te shteteve dhe mbrojtjes se pavaresise dhe sovranitetit te tyre (Rezoluta 2131 XX). Sic kuptohet edhe nga titulli, thelbi qendron tek parimet e njohura dhe shume te permendura ne kete punim, por, nga ana tjeter, nuk harrohet te konstatohet qe cdo shtet duhet te respektoje te drejtat e popujve dhe kombeve per vetevendosje dhe pavaresi dhe se kjo e drejte do te ushtrohej lirisht ne respekt te te drejtave njerezore dhe lirive themelore. Tashme, shtetet e tjere mund te perdorin mjetet e zakonshme te diplomacise si presionet, sanksionet politike per te kerkuar respektimin e te drejtave universale (Idem me Bettati M, pp.20). Pavaresisht nga keto, eshte fakt qe deri rreth fundit te viteve 70, nderhyrja humanitare mbetet jo materiale.
Vetem pas vitit 68 (Mario BETTATI e percakton kete faze, qe zgjati nga ky vit deri ne 1988, si faza e nderhyrjes materiale te paligjshme) me iniciative te Mjekeve pa kufij (te ashtuquajturit Frenchi Doctors), fillon faza e nderhyrjes materiale, fizike. Anetaret e kesaj organizate (duke filluar nga Biafra 1968), filluan ne menyre klandestine (pa viza) te kalojne kufijte e shteteve, te popujve qe vuanin, duke bere te mundur, me perpjekjet e tyre, ti jepnin nje dimension te ri respektit te te drejtave te njeriut. Tashme, per te shpetuar njeriun nga vuajtjet, te drejtat dhe lirite e tij te shtypura nga barbaria, kufijte shteterore, nje nga elementet kryesore te sovranitetit nuk jane me pengese. Ishte kaluar nje barriere jo pak e rendesishme dhe jo pa dhimbje*. Rruga tashme ishte e hapur, ajo priste vetem legalizimin nderkombetar. Dhe, me se fundi, edhe ky arrihet. Me 8 Dhjetor 1988, Asambleja Plenare e OKB-se miraton pas diskutimesh, hamendjesh dhe entuziazmi, nepermjet rezolutes 43/131, ate qe BOTTATI e quan faza e trete e nderhyrjes humanitare; nderhyrja civile e legalizuar.
Nepermjet saj, OKB vetedeklarohet jo vetem e preokupuar nga veshtiresite qe mund te ndeshin viktimat per te perfituar ndihme humanitare, por pergjigjet, gjithashtu, se aksesi per tek viktimat nuk do te pengohet as nga shteti ne fjale dhe as nga shtetet fqinj.
Eshte pa dyshim nje sukses i madh ne rrugen e veshtire te respektimit te te drejtave te njeriut, merita kryesore e te cilit qendron padyshim ne dy faktore te rendesishem
- Tek njerezit e palodhur ne perpjekjet e tyre per realizimin e idealeve tek te cilet besojne.
- Dhe, pa dyshim, tek Franca, ky vend qe duket se historia i ka vene mbi shpatulla detyren e veshtire qe jo vetem ti krijoje te drejtat e njeriut, por dhe te promovoje respektimin e tyre.
PAS LUFTES SE FTOHTE...
Nuk kaloi as nje vit nga kjo ngjarje e rendesishme, kur nje ngjarje tjeter e madhe do te ndodhte ne Europe; shembja e Murit te Berlinit dhe bashke me te, si nje mozaik i vjeter u shkermoq perandoria komuniste e Lindjes. Kish marre fund keshtu nje makth i pafund 50 vjecar per pothuajse gjysmen e popullsise se Europes. Pas 50 vjet ndarjeje, ndryshimi i madh po vinte. i paparashikuar, ndoshta, nga Perendimi, me shume si merite e konfrontimit me te, fundi i kesaj perandorie te se keqes ishte, mbi te gjitha, produkt i utopise se rrezikshme te parimeve mbi te cilat mbeshtetej dhe bazohej ideologjia e saj. Gjate gjithe ketyre viteve, nen zbatimin e parimeve te tilla si centralizimi, diktatura e proletariatit, monopartitizmi etj., popujt e Lindjes e kishin pare veten te zhveshur nga te gjitha te drejtat dhe lirite themelore. Nen himnet dhe trumbetat e socializmit fitimtar ata ishin rraskapitur deri ne shkaterrimin e jetes se tyre. Rralle here nje ideologji mund te jete kaq shkaterrimtare per njeriun, per demet e jashtezakonshme qe i sjell personalitetit te tij, sesa ideologjia komuniste.
Por, sigurisht, me mire vone se kurre. Ndaj, renia e Murit, e cila perfaqeson ne menyre simbolike shembjen e kesaj bote te erret regresive, ishte dhe eshte pa dyshim fundi i nje etape te erret per njerezimin dhe, njekohesisht, hapja e nje faqe te re historie. Ka marre fund ndarja artificiale ne blloqe ideologjike te kunderta dhe, njekohesisht, me te ka rilindur shpresa per te ardhmen. Demokracia po fillonte te lindte ne ish-vendet komuniste, perfshi dhe ato te ish-Bashkimit Sovjetik. Deshira e ketyre popujve per ndryshim, per ndertimin e ekonomise se tregut, per decentralizimin dhe pluralizmin politik e demokratik, per te drejtat dhe lirite e njeriut, koncepte keto te burgosura me dhune te eger, gjate gjysme shekulli ne skutat me te humbura te ndergjegjes, po rilindte.
Por, pavaresisht nga kjo, kur ujerat e entuziazmit te natyrshem popullor fillojne e qetesohen, gjithnje e me teper behet e qarte se e vetme, deshira per nje te ardhme ndryshe nga ajo ckane kaluar, nuk mjafton. Me syte te hapur nga liria dhe demokracia, popujt e Lindjes kane kuptuar jo pa dhimbje se ne anen tjeter te Murit, ne anen tjeter te Europes, nuk ishte ajo Europe qe ja kishin pershkruar, gjithnje e me teper ne degradim, ku njeriu ish ujk per njeriun dhe ku cdo dollar pikonte gjak. Europa qe iu shfaqej para syve nuk ishte ajo e nje shteti shtypes e shfrytezues - mjet me te cilin klasat e pasura shkaterronin dita-dites klasen punetore, nuk ishte ajo hapesire ku prona private pillte cdo dite gjakpires te rinj, perballe nje klase punetore qe si kishin mbetur vec prangat dhe ku demokracia dhe te drejtat e njeriut vec demagogji per te helmuar popujt e shtypur. Duke rrezuar Murin dhe duke kapercyer ate, popujt e Lindjes, tek kthenin koken pas nga e kaluara e tyre, sigurisht qe do te kene bere nje konstatim tragjik Nese ka pasur me te vertete viktima ne Europe, te tille kishin qene ata dhe vetem ata. Dhe deziluzioni, natyrisht, ka qene i pa mase, ne kete rast ai eshte deziluzioni i nje mashtrimi gjysme shekullor. Por, pervec shkaterrimin shpirteror dhe mental, sistemi komunist ka shkaterruar, nen arsyetimin e parimeve te tij utopike, edhe gjithcka tjeter. Vendet lindore dolen pas luftes se ftohte, me ekonomi ne renie te lire, me nje teknologji te prapambetur dhe te shkaterruar ne te cilen, zbulimet dhe perfeksionimet ne Perendim nuk kishin mundur te depertonin perden e hekurt, me nje industri te orientuar kryesisht nga ajo e renda, ku vendin qendror e zinte, pa dyshim, ajo e prodhimit te armeve. E njejta gje mund te thuhet per institucionet nen drejtimin e nje klase politike te atrofizuar, per kulturen e percudnuar nen thundren e hekurt te realizmit socialist. Shkurt, nje krize e pashembullt, morale dhe shpirterore, politike dhe ekonomike.
Keshtu mberriti ne ditet e para te lirise dhe demokracise njeriu i ri lindor, i krijuar me aq kujdes gjate viteve te diktatures komuniste. Me i mashtruar dhe me i varfer se kurre, pra, edhe lehtesisht i manipulueshem, sidomos nga ideologji te embla, sic eshte nacionalizmi. Pergjate viteve te luftes, ideologjia komuniste, nje nga kushtet kryesore te ekzistences dhe mbijeteses se saj kishte pasur pikerisht ate te zhdukjes se cdo ideologjie rivale qe mund ta rrezikonte ate. Dhe ne kete rast armiku kryesor nuk ishte vetem ajo ideologjia kapitaliste, por edhe ajo nacionaliste qe, midis te tjerash, rrezikonte seriozisht perhapjen e revolucionit ne bote ose internacionalizmin e saj. Dhe keshtu, dalengadale, per te gjitha keto arsye, ndersa ideologjia komuniste zhdukej, po me kaq shpejtesi, terrenin e lene bosh filloi ta zinte nacionalizmi. Ai u shnderrua ne shprese per shpetim tek popujt e mashtruar dhunshem gjate 50 vjeteve per shkak te diktatures komuniste por edhe per shkak te perkatesise etnike apo religjioze (shtypje e dyfishte), por njekohesisht u perqafua dhe u be pjese e programit politik te komunisteve, u be cengeli i vetem efikas qe mund ti mbante akoma lidhur me pushtetin pas renies se komunizmit. Ne kete menyre, fillon me shpejtesi ne Europe shperberja e shteteve te dikurshem dhe krijimi i atyre me te rinjve. Te njejtin fat kane, njeri pas tjetrit ish-Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia dhe Jugosllavia. Ndersa per te parat gjithcka shkoi, pak a shume, qete, tek e treta, ne te kundert, ndarja u be e mundur vetem pasi me pare u be lufta. Nacionalizmi u be keshtu rreziku i pare me te cilin u ndesh Europa pas luftes se ftohte. Si rezultat i ngritjes se tij ne fuqi, nje numer konfliktesh te pergjakshem fillojne te zhvillohen ne Europe dhe, per fat te keq, 90 perqind e viktimave jane civile (MAMOU J., Au nom de lhumanitaire, in Le Monde Diplomatique, n°.543, juin 1999, pp.32.).
Kish marre fund stabiliteti bipolar i luftes se ftohte. Njeri nga polet ish shperbere nga nje rrezik i madh, i forte dhe i drejtperdrejte, ne disa te tille, te vegjel e lokal, por teper te veshtire per tu kontrolluar. Ata jane gjithfare llojesh; probleme kufijsh, minoritetesh, por qe te ngjashem mes tyre kane nje permase te dhimbshme jane teper te pergjakshem.
Nen emrin e nacionalizmit dhe nen justifikimin e tij, opinioni boteror u be deshmitar i masakrave etnike, deportimeve me dhune te popujve te tere, genocidit dhe varreve masive, tmerre keto, kujtimi i te cilave nga Lufta e Dyte Boterore ende nuk ishte thare. Sigurisht, keto konflikte te reja te cilat shperthyen menjehere pas renies se komunizmit dhe qe jane kryesisht me natyre etnike e fetare, pavaresisht se konkluduan ne menyre te perpikte me fitoren e demokracise ne keto vende nuk duhen pare kurre te lidhura me te. E permendim kete se, jo rralle here, ne qarqe te ndryshme ne ish-vendet lindore (sigurisht te dyshimta per nga e kaluara e tyre), me keqdashje, kur synohet te gjenden shkaqet e ketyre konflikteve, nje nga ato me kryesoret, nuk vonojne te rendisin rendin demokratik, lirite dhe te drejtat qe ai frymezon, me justifikime te papranueshme, sipas te cileve, secili vend mund ta aplikoje demokracine sipas standardeve te veta, se popujt qe jetuan nen komunizem jane ende te papergatitur, se liria e tepert tek disa zgjon instinkte te demshme etj., etj. Nese ka vertet nje te mete demokracia, eshte se ajo presupozon liri dhe te drejta per te gjithe (kjo ne fakt eshte nje nga gjerat pozitive te saj), pra, edhe per ata qe endrra per pushtet i hedh nga nje ideologji e rrezikshme si komunizmi, ne nje tjeter, jo me pak te rrezikshme, si nacionalizmi. Ky fakt behet me kembengules dhe eminent sidomos ne terren te shkaterruar, te varfer e te zhgenjyer. Nga ana tjeter, nuk mund te mohohet fakti se jo ne te gjitha vendet lindore ardhja e demokracise u shoqerua me konflikte te kesaj natyre. Me ardhjen e demokracise ata shperthyen aty ku kishin ekzistuar gjithmone, edhe pse ndoshta te fjetur gjate viteve te diktatures, si rezultat i dores se hekurt te komunizmit.
Europa e atyre viteve mund te karakterizohet ne fakt nga dy ngjarje te rendesishme e kryesore, te cilat edhe koinciduan ne kohe me njera tjetren
- Triumfi i demokracise dhe i lirive dhe te drejtave te njeriut (kuptohet, nje fillim i brishte per vete kushtet ne vendet ku ndodhi kjo) ne vendet ish-komuniste e shoqeruar kjo me deshiren per reforma ne te gjitha fushat, me perqafimin entuziast te vlerave dhe idealeve te demokracise, cka shenoi fundin e botes bipolare dhe, bashke me te, daljen nga skena te ideologjive qe ne thelb te tyre kishin shtypjen dhe depersonalizimin e njeriut.
- Por, se dyti, (cka demtoi ne nje fare mase entuziazmin e demokracise) eshte edhe shperthimi i menjehershem dhe i pergjakshem i nje numri konfliktesh etnike, fetare etj., etj., ne Europe, por edhe me tej, ku, padyshim, nje nder me te pergjakshmit ishte ai i Bosnjes. Konflikte qe pervec se te tilla jane edhe te nderlikuara ne tiparet e tyre, pasi ne loje jane kufijte dhe ndryshimi i tyre, shperberja e shteteve shumekombeshe ne entitete me te vogla- shtetesh kombe te pastra, mundesisht pa minoritete te mbetura ne to, cka mund te realizohet vetem me lufte, me shperngulje masive te popullsise, me djegie e masakra, pra, me sjelljet me te renda qe mund tiu shkaktohen te drejtave te njeriut. Kjo situate e re nuk mund te lere asnjanes opinionin boteror dhe komunitetin nderkombetar. Por, mbi te gjitha, karakteristika e tyre qendron ne faktin se ato jane konflikte qe zhvillohen brenda kufijve shteterore, d.m.th., brenda sovranitetit te tyre. Edhe pse jane te rrezikshem dhe kercenues per paqen, asnjehere nuk kemi te bejme me sulm ndaj ndonje shteti tjeter.
Ky eshte realiteti i ri pas renies se Murit, jo vetem ne Europe. Midis te shumteve, dy jane ceshtjet me teper shqetesuese. Konfliktet ne fjale jane me pasoja teper te rrezikshme Se pari, pasi karakterizohen nga shkelje te shumta e te tmerrshme te te drejtave te njeriut dhe, se dyti, pasi jane teper te rrezikshme per sigurine europiane, qofte ne rastin e nje Ballkani-vullkan gjithmone ne forme, qofte ne rajonet e ish-Bashkimit Sovjetik, disa metra larg mbushjeve berthamore. Nje seri pyetjesh lindin atehere instinktivisht Si mund ti behet balle nje situate te tille? Cilat jane strukturat dhe mjetet e pershtatshme qe zoterojme? Sigurisht, si te tilla nuk mund te mendojme (pa mohuar rolin e organizmave rajonale) vecse OKB-ne dhe te drejten nderkombetare te perfaqesuar ne radhe te pare nga Karta e OKB-se dhe aktet qe e pasojne ate. Por, aq e pershtatshme gjate viteve te luftes se ftohte dhe jo pak rezultative ne ruajtjen e nje ekuilibri real midis blloqeve, ne realitetin e ri te krijuar, kur nuk ka me konflikte frontale midis shtetesh, por gjithcka ndodh brenda kufijve te shteteve sovrane, ajo nuk jep me pergjigje te shpejte. Dhe kjo vlen edhe per ato raste kur, edhe pse me veshtiresi, konsensusi arrihet.
Eshte e kuptueshme; vete ndertimi i Keshillit te Sigurimit dhe vete permbajtja e Kartes jane bere per ruajtjen e stabilitetit ne nje epoke, kur shqetesimet me te medha ishin ruajtja e ekuilibrit dhe pavaresise se shteteve. Sot, kjo periudhe duket e kaluar. Sot nuk ka, qofte edhe nje shtet, qe te jete i pavarur plotesisht. Nuk ka nje shtet qe te mos jete pushtuar nga mondializimi i ekonomise. Sot, kufijte shteterore nuk jane me te pakalueshem, perkundrazi, ata jane viktimat e para te tregtise nderkombetare, te tregjeve financiare, te bashkimit te grupeve te medha, por edhe te krimit te organizuar, terrorizmit, droges etj. Sot te jesh sovran do te thote qe, ne nje pjese te mire te fushave, p.sh., sic eshte ekonomia, te mos ndjekesh hapat normale te zhvillimit. Askush nuk ka ndermend per te pushtuar me ushtri, ndermarrje qe me kohe eshte bere e mundur nga ekonomia.
Por, nga ana tjeter, ndersa zhvillimet ne ekonomine dhe politiken nderkombetare jane teper te shpejta, e drejta pozitive nderkombetare dhe struktura e OKB-se ka mbetur e njejta. Dhe kjo, per faktin e thjeshte se asnje (strukture tjeter/shenim i autorit) tjeter e zevendesoi ate (ROUBINSKI Y., Quelques lecons de la crise des Balkans, in Geopolitika, n°.68, janvier 2000, pp.64).
Eshte pa dyshim nje kontradikte serioze midis realitetit dhe te drejtes. Te paret qe e kane ndjere kete kane qene pikerisht femijet, grate dhe te moshuarit - viktimat kryesore te konflikteve te pas 90-s. Por si mund tua shpjegosh kete serbeve te Krajines ne Kroaci, te cilet, nje dite te bukur, nen kercenimin e masakrave qene te detyruar te lene shtepite e tyre prej dhjetera vitesh, atyre myslimaneve qe marrezia njerezore i detyroi te vdisnin, te djegur dhe masakruar pikerisht ne fund te shekullit XX? Si mund tua shpjegosh, pra, te gjithe atyre viktimave te pafajshme qe tani, pikerisht tani, kur ne bote po fryjne ererat e demokracise e te lirise, kur kufijte jane neutralizuar nga mondializimi, se per hir te parimeve qe na diktoi nje realitet krejt tjeter, nga i cili po jetojme, per hir te mos nderhyrjes, per hir te faktit se masakrimi i tyre po ndodh brenda kufijve te paprekshem te sovranitetit te nje shteti, e qe, per hir te interesave te ngushta te ndonje fuqie qe sbeson ne vlerat tona, nuk mund te ndihmoheshin dot.
A mos, valle, i dobet ne fushat politike dhe ekonomike, sovraniteti i nje shteti ka vlere vetem per te mbrojtur represionin dhe dhunen ndaj njerezve te pafajshem ne territorin e tij? Atehere, si te bejme per te shpetuar ndergjegjen dhe moralin tone, vlerat tona demokratike, duke shpetuar ne radhe te pare finalitetin e tyre, pra, njeriun?
VITET 90 VITET E NDERHYRJES SE FORTE
Ne pamundesi per ta reformuar OKB-ne, zgjidhja duhet gjetur pikerisht ne te drejten nderkombetare dhe ne realpolitiken e Keshillit te Sigurimit. Dhe duhet thene se, ne disa nga konfliktet e kesaj periudhe, kuptohet, me shume per merite te nismave te fuqive se sa te OKB-se, u arrit ne disa formula kompromisi midis realitetit dhe te drejtes nderkombetare, cka, ne kete menyre, e beri sistemin pak a shume te adoptueshem me situatat e reja.
Keshtu gjate kesaj periudhe nje nga rastet me sinjifikative eshte pa dyshim ai i Somalise. E reja qe solli trajtimi nga komuniteti nderkombetar, nen siglen e OKB-se, qendron pa dyshim ne faktin se ishte i pari operacion per ruajtjen e paqes qe autorizon perdorimin e forces, ne respekt te Kapitullit VII te Kartes se OKB-se. Behet fjale, sipas Sekretarit te Pergjithshem, te operacionit te pare te vendosjes se paqes (Idem au Roubinski Y, pp.85.). Sigurisht, arritja ishte jo e vogel. Pas dy misionesh te pafrytshme, per te mos thene te deshtuara qe kishin si qellim ruajtjen e paqes, ONUSOM perfaqesonte nje hap perpara ne fushen e trajtimit te krizave, brenda territorit te nje shteti. Fillimisht, i derguar per te shoqeruar ndihmat humanitare ndaj sulmeve te grupeve te armatosura, ne nje shtet qe po kalonte nje lufte te vertete civile, misioni i OKB-se i shtriu me tej detyrat e tij ne dy drejtime te tjera, pak a shume te lidhura me njera-tjetren ne arritjen e ndalimit te zjarrit dhe ne sigurimin e rrugeve hyrese prane popullsive te prekura.
Diku me sukses (ne nje fare menyre, i tille mund te quhet ndalimi i genocidit ne Ruanda) dhe diku me deshtim (sic eshte rasti i Kongos), diku tjeter i luhatur midis ketyre te dyjave (sic eshte rasti i Bosnjes), mekanizmi i Kombeve te Bashkuara dhe bashke me te e drejta nderkombetare kalojne per fat te keq nga njera prove ne tjetren. Por, nga viti ne vit, nga konflikti ne konflikt, jo pa shqetesim konstatohet se, nese konflikteve iu eshte gjetur ne njefare menyre zgjidhja, ne te shumten e rasteve, kjo ka ndodhur jo gjithmone per merite te OKB-se, sesa per hir te kembenguljes dhe iniciatives se Shteteve te Bashkuara (pothuajse gjithmone te pranishem ne keto kriza) dhe aleateve te tyre perendimore. Mendojme se krijimi i strukturave jo formale, sic eshte rasti i Grupit te Kontaktit apo proceseve te tilla te paqes ne patronazhin e Fuqive te Medha, si ai Marreveshjes se Dejtonit apo ai i paqes midis palestinezeve dhe izraeliteve, jane shembuj qe flasin qarte per perpjekje teper te natyrshme per mbushjen e boshllekut te krijuar nga paraliza qe ka perfshire Keshillin e Sigurimit dhe parimet e te drejtes nderkombetare, qe, ne nje fare menyre, perbejne boshtin e sistemit nderkombetar. Le te analizojme me kujdes Grupin e Kontaktit qe shpesh, jo pa ironi, u konsiderua si Keshilli i Sigurimit te Europes, ndertimin e tij, qe pervec disa ndryshimeve, sic eshte rasti i mos pjesemarrjes se Kines dhe, ne te kundert, te Italise dhe Gjermanise, a nuk eshte i ngjashem ai me Keshillin e Sigurimit te OKB-se? Por ai ndryshon nga ky i fundit, pikerisht tek ajo qe do ta quanim thembra e Akilit. Tek Grupi i Kontaktit nuk ekziston e drejta e vetos dhe vendimet merren me konsensus midis paleve, natyrisht kjo edhe ne formen e puqjes se interesave.
Fundi i luftes se ftohte dhe vitet qe e pasuan ate eshte shoqeruar nga nje proces sa entuziast aq edhe interesant (qe ndoshta do te ishte me vlere te perbente objektin e nje studimi me vete). Keshtu, nga njera ane, realiteti ne bote nderroi me shpejtesi nga ngjarja ne ngjarje, nga fusha ne fushe, krejtesisht ne te kundert nga vitet e luftes se ftohte. Por ky proces qe do ta konsideronim shnderrim madheshtor te ekonomise dhe politikes nderkombetare, por edhe te mentalitetit te popujve, nuk u pasqyrua, nuk u ndoq dhe nuk u sanksionua aspak nga e drejta dhe legaliteti nderkombetar. Ndersa bota ndryshonte dita-dites me nje shpejtesi marramendese, e drejta nderkombetare dhe ne pergjithesi OKB-ja, e cila perben berthamen e saj (me disa arnime te vogla), mbeti e pandryshuar ne thelbin e saj. Ajo vazhdonte te ishte mbartese e shqetesimeve te dikurshme anti-koloniale, te ruajtjes me vetemohim te sovranitetit shteteror dhe mos nderhyrjes ne punet e shteteve.
Mendojme se kjo eshte kontradikta themelore e epokes qe jetojme, me e thella, me e forta. Eshte kontradikta midis realitetit dhe te drejtes ne fuqi. Mendojme se ska per te pasur akoma rend te ri boteror alla Georges Bush, sa kohe qe ne nuk kemi zgjidhur kete. Eshte krejt e qarte se qofte ne nivel kombetar, qofte ne ate nderkombetar, misioni thelbesor i se drejtes eshte natyrshem ai i rregullimit te marredhenieve respektivisht midis shtetasve dhe shteteve. Dhe qe kjo te ndodhe sic duhet nevojitet nje koherence e plote mes saj dhe realitetit dhe ndryshimeve te tij.
Pikerisht, kjo nuk ka ndodhur ne epoken tone. Ora e sistemit nderkombetar ka mbetur akoma ajo e San Franciskos, nderkohe qe bota pas viteve 90 ndjeu dhe perjetoi ndryshime te jashtezakonshme te pajetuara me pare. Dhe ska me keq se kur crregullohet ky binom. Imagjinoni nje moment ndertimin e nje demokracie te vertete me ligjet e dikurshme te diktatures se proletariatit Nuk ishte e rastesishme dhe e kote, ajo qe ndodhi me vendet e Europes Lindore, te cileve, gjeja e pare qe iu keshillua nga demokracite perendimore, ishte pikerisht ndryshimi i legjislacionit ne pershtatje kjo me ndryshimin e madh qe po kalonin. Pikerisht kjo nuk ndodhi me sistemin dhe legjislacionin nderkombetar. Dhe kur ligji mungon ose eshte i paafte te rregulloje objektin per te cilin eshte formuluar, natyrisht pasojat ne kete rast nuk mund te jene te pelqyeshme.
Dhe pasoja e pare, me kete rast nuk eshte ashtu sic mendojme jo rralle, sulmi i NATO-s mbi Jugosllavine. Do te ishte gabim i madh ta mendosh kete. Pasojat fillojne qe me deshiren e natyrshme te Fuqive te Medha per te marre ne kushtet aktuale, iniciativen per te zgjidhur konfliktet me ane te strukturave jo-formale, paralele me Keshillin e Sigurimit, sic eshte rasti i Grupit te Kontaktit, deshire plotesisht e arsyetueshme ne kushtet e paralizes se te parit. Pasojat vijojne me presionet, here te ligjshme dhe here te paligjshme qe iu jane bere dhe iu behen palestinezeve dhe izraeliteve, serbeve dhe shqiptareve, organizimet e proceseve te paqes te Dejtonit apo ai arabo-izraelit nen influencen teresisht amerikane. Mjafton ti hedhim nje sy demonstratave apo tubimeve te shqiptareve dhe serbeve ne Kosove. Mund te gjesh aty flamuj te dhjetera shteteve, por nuk mund te gjesh asnje te vetem te OKB-se, edhe pse ne pushtet ne kete vend, per nje kohe te gjate, eshte pikerisht kjo e fundit. Shembull vertet banal, por qe tregon ne menyre teper elokuente se cili eshte rregullatori i vertete i botes. Perpara se Nato te sulmonte Jugosllavine ne 24 Mars te vitit 1999, ajo kishte te pakten kater muaj- duke filluar nga takimi i dhjetorit 1998 midis Ricard Hollbrukut dhe Milloshevicit, qe pothuajse ne cdo deklarate te saj per Jugosllavine, e kercenonte ne menyre serioze e te panderprere kete vend sovran. A mos, valle, ishin te ligjshme nga pikepamja e te drejtes nderkombetare keto kercenime? Mjafton ti hedhesh nje sy te shpejte Kartes se OKB-se e te bindesh qe jo.
Megjithate, ndersa kercenimet ndiqnin njeri-tjetrin, te pakte ishin ata individe qe i kritikuan apo denuan ato dhe kjo per hir te shpreses se, pavaresisht se ishin te paligjshem, ne kushtet e paralizes se OKB-se, te pakten te vendosej paqja ne Kosove. Keshtu ndodh kur rregullatori i shoqerise paralizohet dhe bllokohet. Kjo e fundit, nepermjet aktoreve te saj (sigurisht atyre me te fuqishmeve), mundohet te gjeje forma te organizohet vete, duke kerkuar zgjidhjet, here diku ne boshlleqet e vet ligjit, here duke e shkelur ate. Kjo ndodh me njerezit, por ndodh edhe me shtetet.
Per kete mendojme se Kosova nuk perfaqeson fillimin e kontradiktes, por, as me shume e as me pak kulmin e saj. Pikerisht, ne kete optike duhet pare edhe sulmi i fundit i NATO-s mbi Jugosllavine. Me kete rast, nderhyrja humanitare, e cila sherbeu edhe si justifikimi dhe argumentimi mbeshtetes i sulmit te NATO-s, arriti kulmin e saj. E pranishme pothuajse gjate gjithe historise tone, bile shume me e lashte se e kunderta e saj (sovraniteti i shteteve) ashtu si dhe simotrat e saj ne ekonomi, politike etj., etj., me shume fryt i interpretimeve te dokumenteve nderkombetare sesa realisht e parashikueshme ne to (PELLET A., Avant propos. Droit dingérence ou devoir dassistance humanitaire ? in Problèmes politiques et sociaux, Documentation francaise, n°.758-759, décembre 1985, pp.3), nderhyrja humanitare ne rastin e Kosoves shpreh me qarte se cfaredo ngjarje apo fenomen tjeter, kontrastin qe ekziston midis jetes dhe marredhenieve nderkombetare nga njera ane dhe sistemit rregullues nderkombetar nga ana tjeter. Askush nuk mund te mohoje sot faktin qe sulmi mbi Jugosllavine, ne kuptimin e ngushte te se drejtes nderkombetare, ishte jo ne perputhje me te. Por nga ana tjeter, veshtire eshte te gjesh edhe nje person te vetem qe nese perqafon moralin dhe vlerat demokratike, te mendonte se, per hir te legalitetit nderkombetar, ia vlejne te sakrifikohen krimet me te tmerrshme qe natyra njerezore mund te prodhoje. Askujt nga ne nuk i ka pelqyer dhe nuk do ti pelqeje fakti qe ne thelb te aksionit me normal, me human dhe me te drejte- per te shpetuar nje popull te pafajshem nga vuajtjet dhe sakrificat e shkaktuara nga cmenduria njerezore - qendron (ne te kundert nga ajo cka ndodh me legjislacionet kombetare- ne te cilet, mos dhenia e ndihmes konsiderohet si veper penale) nje ilegjitimitet.
Por, ckuptim do te kishin vlerat tona demokratike, te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, kur thjesht per nje bllokim e impas total te sistemit qe e kemi ngritur per te rregulluar marredheniet midis shteteve tane, ne do te humbnim, ne menyren me te pafalshme, njeriun vete. Kjo kontradikte e padrejte dhe e pakendshme midis moralit, drejtesise, legjimitetit, me ligjin nderkombetar, mendojme se mbi te gjitha eshte produkt i epokes ne te cilen po jetojme. Ajo mori pamjen me te rende e me dramatike ne konfliktin e Kosoves. Por gjithmone e me ndjeshem ajo po behet e pranishme ne shoqerine tone nderkombetare, po behet menyra jone e te jetuarit dhe ka gjasa te vazhdoje aq kohe sa ne nuk do te vendosim ti kthehemi seriozisht analizes se botes ku po jetojme. Hidhini nje sy Europes se sotme. A ishin te ligjshme nga pikepamja e se drejtes nderkombetare apo dhe ajo humanitare, presionet teresisht normale qe ne emer te moralit dhe vlerave tona iu bene qeverise se nje vendi sovran si Austria, vetem se zgjedhjet e pergjithshme te disa viteve me pare, sollen ne fuqi nje shumice, e cila, dominohej nga ekstremi i djathte? A ishte e drejte ti kerkohej Turqise, nje vendi sovran, qe te mos zbatonte te drejten e saj te brendshme ne rastin Ocalan? A ishte i ligjshem, veprimi me i natyrshem dhe me i drejte i Gjykates Penale Nderkombetare per te vene ne banken e te akuzuarit, nen akuzen e krimeve kunder njerezimit, kriminelin Slobodan Milloshevic, ne te njejten kohe President i nje shteti te pavarur si Jugosllavia, aq me teper i zgjedhur pas nje votimi te pakontestuar (cka te le te kuptosh se ate e do populli i tij)?
Raste te tilla mund te permendim shume. Te gjitha veprimet e mesiperme jane padyshim te drejte, te moralshem. Ato shprehin deshiren per nje te ardhme me te mire. Por, gjithsesi, ne disa prej tyre, qendrimet moralisht te drejta nuk jane po kaq shpesh ne perputhje me te drejten nderkombetare pozitive. Ne raport me vitet e luftes se ftohte, nderkohe qe progresi i moralit tone eshte gjithmone e me i prekshem, e drejta nderkombetare, me disa perjashtime, mbeti e paprekur, e pandryshuar. Vlerat dhe morali apo respekti i ligjit nderkombetar, keshtu sic eshte, ishte dhe mbeti nje nga kontradiktat me te forta te periudhes pas viteve 90. Dhe midis tyre qendron nderhyrja, e vjeter sa bota, duke marre here-here formen e saj politike, here-here ate ekonomike dhe here-here ate te armatosur, sic ishte ne rastin e Jugosllavise.
Per te gjitha keto arsye dhe argumente qe u shtruan dhe analizuan, si dhe duke vleresuar se eshte ende heret te flitet per nje rend te ri boteror, nje pikepyetje lind natyrshem a do te perbeje Kosova, ashtu sic e pame ketu, nje precedent ne te ardhmen apo do te mbetet thjesht dhe vetem nje rast unik e i paperseritshem?
KOSOVA, NJE PRECEDENT APO RAST UNIK?
Konflikti perfundoi. Tashme Kosova eshte nje vend i pavarur dhe sovran dhe ka, pa dyshim, shume sfida te tjera, te gjalla e te veshtira. Por, pyetesori i madh qe konflikti i Kosoves kish nxitur me aq force, mbetet ende nje i tille i rendesishem per boten dhe mbarevajtjen e saj. A do te perbeje Kosova nje precedent te pershtatshem per zgjidhjen e konflikteve te ngjashem me te ne te ardhmen? A do te vazhdojme te perdorim forcen atje, ne ate vend ku nje Miloshevic i ri do te lindte? Apo do te ngele ne kujtesen nderkombetare si nje rast i shkeputur dhe i ndryshem nga te tjere, pra, nje rast unik?
Pergjigja nuk eshte e thjeshte. Kuptohet se per aq kohe sa do te kete diktatore e diktatura gjakatare ne bote dhe popuj te nenshtruar, ndihma ndaj te cileve do te pamundesohet per shkak te menyres se funksionimit te mekanizmit specifik qe e drejta nderkombetare njeh per keto raste, precedenti Kosova do te rreshtohet midis alternativave per zgjidhje. Çeshtja shtrohet a do te perbeje Kosova nje menyre zgjidhjeje automatike, nje pergjigje te menjehershme ne raste krizash te ngjashme me ate kosovare?
Ne rrethanat ne te cilat gjendet e zhvillohet bota dhe sistemi nderkombetar sot, pergjigja ndaj nje pyetje te tille ka nevoje per nje analize skrupuloze te te gjithe elementeve dhe te gjithe atyre situatave qe na ndihmojne gjetjen e nje pergjigjeje. Kjo analize do te na ndihmoje, gjithashtu, te ndertojme nje bilanc te rezultateve dhe pasojave te kesaj tip nderhyrjeje humanitare, nen driten e rastit Kosovar dhe rasteve te tjere.
Por ka, gjithashtu, nje shenje qe nuk genjen per sa i takon transformimit te rastit kosovar ne nje precedent ne kuadrin e marredhenieve nderkombetare. Eshte pikerisht ajo cka duket nga miratimi i konceptit te ri strategjik te NATO-s gjate zhvillimit te Samitit te Uashingtonit me 24 prill 1999, vetem nje muaj pas fillimit te bombardimeve mbi Jugosllavine e atehershme. Le te ndalemi paksa ketu.
Samiti ne fjale u zhvillua ne nje moment vecanerisht te rendesishem. Ai perkoi me pesedhjetevjetorin e krijimit te Aleances se Atlantikut te Veriut (NATO), nje muaj pas bombardimeve ndaj Jugosllavise edhe pse keto te fundit nuk po ndodhnin si pergjigje ndaj ndonje agresioni te ketij shteti ndaj ndonje shteti tjeter dhe as me autorizimin e keshillit te Sigurimit te OKB-se. Por ky samit zhvillohej, gjithashtu, ne nje moment kur kish perfunduar lufta e ftohte dhe konfrontimi Lindje-Perendim tashme ish nje kujtim i se kaluares. Ne ate kohe, kjo organizate kish pasur per qellim mbrojtjen e demokracive perendimore nga kercenimet e jashtme qe vinin kryesisht nga blloku lindor. Por koha kish denuar me vdekje bllokun e Lindjes.
Ne njefare menyre, per disa autore, NATO nuk ngjante te kish me arsye per te ekzistuar dhe te vetmet alternativa perballe saj dukej se ishin vetem dy ose te mos ekzistonte me, ose te gjente arsye e qellime te tjera per te ekzistuar. Dhe zgjidhja peshoi, me sa duket, nga kjo e dyta.. Me se fundi, pas dhjete vjet kerkimi i nje arsyeje te re ekzistence (Per me teper informacion lexo The difficult Quest for Security System in Europe. The limits to an international approach, de Philippe Braillard, in Etudes Internationales, voLXXVI, n°.1 mars 1995), konflikti i Kosoves duket se ishte rasti fatlum. Ne ndryshim nga keta autore, ne mendojme se edhe pse perkuan ne te njejtin moment, sulmi i kesaj organizate ndaj Jugosllavise ish rezultat i nje shqetesimi me te madh se e ardhmja e saj. Ne baze te ketij veprimi qendronte vullneti per ti dhene fund masakrave qe po zhvilloheshin ndaj popullit shqiptar e qe kishin tronditur, me te drejte, opinionin publik europian e me gjere. Bindja jone ne kete rast bazohet ne nje konstatim logjik; shume me pare se te mberrinim ne konfliktin kosovar, Europa njohu te tjere te tille, po aq gjakatar, trajtimi i te cileve i kish shkaktuar shume kritika NATO-s. Nese kerkohej nje arsye ekzistence per kete organizate, nder me kryesoret ishte pa dyshim, paaftesia e Europes per ti zgjidhur vete problemet e renda, brenda territorit te saj qe kishin zene fill menjehere me fillimin e viteve 90. Eshte e vertete, problemi i madh, ai i luftes se ftohte nuk ish me. Por Europa vazhdonte te mos gjente qetesi per shkak te nje numri konfliktesh qe linden aty-ketu, por dhe nje numri te tille, potencial, te afte te shperthenin nga momenti ne moment. Midis te tjerash, mjafton te permendim Rusine e asaj kohe, te gjunjezuar nga veshtiresite ekonomike, mungesa e stabilitetit, korrupsioni e kriza te tjera, rreziku nga te cilat shtohej shumefish nga prania ne kete vend e nje prej arsenaleve me te medha berthamore te botes. Eshte pikerisht ky konfuzion dhe kjo mungese stabiliteti qe kishin ngerthyer Europen, qe me pare se cdo arsye tjeter justifikuan perkufizimin e konceptit te ri strategjik te NATO-s ne Samitin e Uashingtonit.
I ri, sic ishte ky koncept, solli bashke me veten nje numer pyetjesh, nder te cilat me te rendesishmet ishin
• Ato mbi funksionet thelbesore te NATO-s (Core function);
• Problemi i legjitimitetit te nderhyrjeve ushtarake jashte kuadrit te mbrojtjes kolektive te vendeve anetare.
Per sa i takon ceshtjes se pare, koncepti i vjeter parashikonte kater funksione kryesore promovimi i stabilitetit ne Europe, mbajtja e marredhenieve transatlantike, mbrojtja e territorit te Aleances dhe mbajtja e ekuilibrit te forcave ne Europe (KAMP K.-H., LOTAN Après le Kosovo, in Politique étrangère, n°.2/99, été 1999, pp.247). Rendesia e ketij te fundit, u reduktua ne menyre sensibel si rezultat i ndryshimeve te medha ne Europe pas viteve 90. Te tre funksionet e tjere u adaptuan nga koncepti i ri strategjik. Por atyre iu shtua nje i katert, i ri. Duke pasur si synim pikerisht menaxhimin e krizave dhe jashte zone (Crisis Management and Outreach), ky i fundit shnderrohet ne funksionin kryesor ne raport me tre te paret dhe shenon diferencen me konceptin e meparshem strategjik.
Sic dukej, tashme, pervec mbrojtjes se vendeve anetare ne rast sulmi ndaj tyre, trajtimi i krizave te ndryshme jashte territorit te NATO-s, si ne rastin e Kosoves, do te mjaftoje per te nxjerre nga kazermat ushtrite e kesaj organizate. Por ne cmenyre do te mundet ajo te nderhyje ne raste te tilla, nese operacionet jashte zone (te cilet nuk vene ne rrezik sigurine e vendeve anetare), nuk arrijne te marrin driten jeshile nga Keshilli i Sigurimit? Ne rastin e Kosoves, kjo ka ndodhur ne dy raste
• Ne kercenimet drejtuar Miloshevicit;
• Ne rastin e bombardimeve ndaj Jugosllavise.
Sipas nje deklarate te vendeve anetare te NATO-s, operacionet e NATO-s do te zhvilloheshin gjithmone ne kuader te se drejtes nderkombetare (Idem me KAMP K.-H., pp.248), por pa nenvizuar ne menyre eksplicite Karten e Kombeve te Bashkuara.
Nisur nga ky fakt, nuk do te ishte e veshtire te konstatohej qe edhe pse aleatet atlantike kerkojne te kufizojne ne maksimum konceptin e ri... ata insistojne mbi karakterin pervecem te ceshtjes se Kosoves, te provokuar nga katastrofa humanitare, duke nenvizuar, gjithashtu, kufizimin e sferes se nderhyrjes se Aleances ne rajonin e atlantikut verior (Idem me ROUBINSKI Y, pp.68), prape se prape, sipas konceptit te ri strategjik ajo cka ndodhi ne Kosove, mund edhe te perseritet, duke i dhene keshtu formen dhe permasat e nje precedenti. Edhe pse nje sere arsyesh e bejne kete mjaft te veshtire. Vete limitet dhe nje numer ambiguitetesh te nderhyrjes humanitare si koncept e bejne ate mjaft te veshtire duke ndikuar dukshem ne aplikimin ose jo te saj ne te ardhmen.
Duke filluar me vete perkufizimin juridik te saj; si do ta quajme dhe si do ta perkufizojme ate; si nje te drejte apo nje detyrim? Sipas nje logjike te thjeshte, do te duhet te konsiderohet nje detyrim, madje i shenjte, duke pasur parasysh se do te realizohet me qellimin per te shpetuar popujt e shtypur nen thundra diktaturash dhe diktatoresh gjakatare. Po nese po, atehere cili do te jete organi apo organizmi qe do te kete detyrimin per te luajtur nje rol te tille? Pervec NATO-s, a mos, valle, edhe shtete apo organizata te tjera do ta perdorin kete detyrim si dicka krejt normale? Por, ne nje rast te tille, cfare do te na garantonte nga rreziku qe, ne emer te ketij qellimi te shenjte e per interesa totalisht te ndryshme, disa shtete nuk do te ushtronin nje perdorim abuziv te ketij detyrimi, i cili nga ana e tij do ta sillte boten drejt nje konfuzioni total? Nga ana tjeter, edhe sikur te konsideronim NATO-n si te vetmin organizem te afte te luaje kete rol ne bote, debatet sigurisht nuk do te ishin me te pakta.
Ne nje fare menyre eshte vete realiteti qe detyron zgjedhjet midis dy hipotezave te ngritura me lart. Keshtu, para, gjate dhe pas konfliktit kosovar, nje numer konfliktesh shperthyen ne mbare boten. Dhe midis tyre, ndoshta me i ngjashmi ishte ai i Timorit Lindor. Por pergjigja e Komunitetit Nderkombetar, ne kete rast ishte shume e ndryshme e deri ne nje fare mase deri ne mosinteresim. Dhe vetem pas nje kerkese te perseritur te Australise dhe miratimit nga ana e qeverise Indoneziane qe trupat nderkombetare vendosen te nderhyjne, sigurisht shume vone.
Ky shembull na ndihmon te kuptojme se deri tani, nderhyrja tashme eshte konsideruar si nje e drejte, por, qe per fat te keq, jo te gjithe popujt e shtypur do te mund te perfitojne. Vitet e fundit dhe ngjarje te shumta, pervijuan me kohe nje fakt te rendesishem; nderhyrja nese do te ndodhe, do te jete selektive (BONIFACE P., Lirruption de la morale dans les relations internationales, in Lannée stratégique 2000, Editions Michalon, pp.11-12.). Ajo do te zbatohet vetem aty dhe kur te jete e mundshme, cka nuk shkon si duhet me qellimet e saj te shenjta. Ndoshta, arsyetimet strategjike si jo rralle here do te triumfojne dhe do te jene ato qe do te drejtojne ne vitet ne vazhdim zbatimin e nderhyrjes humanitare. Eshte kjo, me sa duket, arsyeja qe na ndihmo