Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nderhyrja ne Libi dhe BE-ja

Publikuar me : 19.03.2011 Ne : Politike - 172 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Vendet e Bashkimit Evropian kane shtuar presionin ndaj pushtetmbajtesit ne Libi. Nuk perjashtohet as mundesia e nderhyrjes ushtarake. Por ne rastet e nderhyrjeve ushtarake duhet pasur shume kujdes.

Evropa nuk do te shikoje duarkryq se cfare po ben Muhammar al-Gaddafi kunder popullit ne vendin e tij. Gjithnje e me shume po shtohen kerkesat, qe NATO te pakten te vendose regjimin e ndalim-fluturimit mbi Libi.


Presidenti i Frances Nicolas Sarkozy nuk perjashton madje as mundesine e sulmeve ajrore ndaj disa objektivave te perzgjedhura.
Zemerimi per shkak te dhunes ne Libi eshte i madh, por me nderhyrjen ushtarake duhet pasur shume kujdes.


Se pari, per shkak te anes ushtarake. Ekspertet ushtarake theksojne, se nje lufte mund te fitohen vetem me nderhyrje tokesore. NATO per te arritur dicka me shume, shume shpejt pra mund te perfshihej ne nje lufte tokesore. Sa do te zgjaste dhe a do te kishte sukses nje nderhyrje e tille nuk mund te saktesoje askush.


Nga Afganistani duhet te nxirren mesime, sepse ai ka treguar se cilet jane kufinjte e nje nderhyrjeje ushtarake. Shtohet pyetja, ne sa konflikte paralele mund te perfshihet Perendimi?


Edhe sikur per kete nderhyrje te kishte nje mandat te qarte te OKB-se, te Liges Arabe dhe vendeve fqinje te Libise, qe momentalisht nuk eshte fare e sigurt, nderhyjra mbetet e rrezikshme edhe politikisht. A thua trupat e NATO-s ne Libi do te trajtoheshin si clirimtare, apo pushtuese? Gjendja mund te pershkallezonte shume shpejt.


Shtrohet edhe pyetja tjeter me cfare forcash duhet te bashkepunojne BE-ja dhe NATO-ja? Per opoziten ne Libi edhe me tej dihet shume pak. Franca i ka pranuar forcat e reja ne Bengazi, por edhe ky vendim mund te jete i pershpejtuar.


Franca me pare eshte kritikuar per nje raport teper te ngushte me pushtetmbajtesit ne veri te Afrikes, ndersa tani merr nje qendrim teper te ashper ndaj tyre. Kjo nuk eshte e rastit, sepse Franca po perpiqet te permiresoje imazhin e saj.


Pas kerkesave per nje nderhyrje ushtarake fshihet ndergjegja e papaster. Per evropianet per vite te tera gjendja e brendshme ne keto vende te Afrikes ishte e parendesishme, persa kohe biznesi shkonte mire.


Evropa me siguri qe do bente mire sikur bashkepunimin ta kushtezonte me zhvillimin demokratik. Ne pergjithesi politika evropiane ndaj ketyre vendeve duhet te ndryshoje.


Sa i perket gjendjes akute ne Libi aktualisht nuk ka ndonje pergjigje konkrete, por ende ka hapesire per sanksione te tjera. Sidoqofte, ndergjegja e papaster nuk mund te jete nje shkak i mjaftueshem per tu futur ne ndonje nderhyrje ushtarake.

Autor Christoph Hasselbach

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 54 here.
Presidenca e KiE-se, Haxhinasto  Forcimi i dialogut, prioriteti yneMinistri i Jashtem, Edmond Haxhinasto / Foto arkiv “Forcimi i dialogut dhe bashkëveprimit është prioriteti kryesor i kryesisë së Këshillit të Europës nën drejtimin e Shqipërisë”. Kështu u shpreh ministri Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Këshillit të Europës, i mbajtur sot paradite në Tiranë. “Të jetojmë së bashku është një ndër prioritetet bazë. Kjo është një nevojë nën dritën e krizës ekonomike, e cila...Lexo te gjithe artikullin »


» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit