|
Ndertuesit Do mbyllim punen per nje muaj
Publikuar me : 11.04.2010 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 329 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise i kerkon qeverise terheqjen e nje sere vendimesh te marra gjate vtiteve te shkuara te cilat sipas tyre rendojne edhe me tej gjendjen financiare te kompanive
Kriza
TIRANE- Ulja e ndjeshme qe aktiviteti i ndertimit shenoi gjate vitit te shkuar per shkak te problemeve ekonomike dhe politike qe shoqeruan 2009-n ka detyruar ndertuesit qe ti drejtohen krereve me te larte te shtetit si dhe perfaqesise se KE-se ne Tirane duke kerkuar marrjen e masave per permiresimin e situates. Jane nje sere vendimesh te ndermarra gjate viteve te shkuara nga ekzekutivi si dhe keqfunksionimi i organeve vendimarrese per ndertimet si Keshilli i Rregullimit te Territorit te Shqiperise dhe Keshilli i Rregullimit te Territorit te Tiranes te cilat sipas ndertuesve kane bere nje e treta e kompanive te nderpresin punen ndersa pjesa tjeter te perballet mungesa te theksuara ne likuiditete dhe hapesira ndertimi.
Ne letren e hapur derguar Kryeministrit Sali Berisha, Ministrit te Financave Ridvan Bode, Kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama dhe kreut te zyres se KE-se ne Shqiperise Helmut Lohan, Shoqata e Ndertuesve kerkon marrjen e masave per krijimin e klimes se pershtatshme per te bere biznes. Ne rast te kundert ndertuesit kercenojne me nderprerje te punes per nje muaj ne te gjitha kantieret te cilat tashme jane te hapura, cka do te sillte nje kosto te larte financiare per vendin.
Nuk kane kaluar shume nga fillimi i zbatimit te nje udhezimit te Ministrise se Financave Per Tatimin mbi Vleren e Shtuar ne te cilin eshte parashtruar nje liste cmimesh reference mbi bazen e te cilave do te perllogariten edhe detyrimet tatimore te kompanive. Nderkohe, sipas ndertuesve fiksimi i cmimeve ne kete forme nuk eshte normale ne kushtet e nje ekonomie tregu duke kerkuar ndryshimin e tij duke e lene vetem orientues per punet publike dhe jo te jete detyrues. Ne kushtet e ekonomise se tregut, kjo eshte jashte kohe, centralizim ekstrem dhe arbitraritet i pasens. Nje gje e tille eshte e mundur vetem ne ekonomite e planifikuara, ku cmimet, etj., jane te fiksuara, te kontrolluara dhe te pandryshueshme, - shprehet Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise.
Nje tjeter problematike teper e mprehte sipas ndertuesve ne marredheniet qe ata kane me administraten tatimore ka te beje me pagesen e tatimit mbi fitimin nga kompanite ndertuese per hapesirat e ndertimit qe perfitohen nga pronaret e truallit ne kembim te tokes qe ata kane vene ne dispozicion te shoqerive te ndertimit. Ndertuesit kerkojne shfuqizimin e kesaj praktike pasi sipas tyre jane pronaret e truallit ata qe perfitojne ne kete rast dhe ata duhet te paguajne tatim mbi fitimin per siperfaqen e perfituar.
Shoqerite e ndetimit ndjehen te shqetesuar edhe prej rregullit te vendosur nga ligji per parandalimin e terrorizimit per te raportuar te gjitha transaksionet ne para fizike mbi 1.5 milione leke si dhe ato ne para jo fizike me te medha se gjashte milione leke. Sipas tyre ne kushtet e mungeses se klienteve ndjekja e nje praktike te tille do te veshtiresonte edhe me tej punen e kompanive. Ne kerkojme qe ky detyrim dhe kjo barre administrative specifike per shoqerite e ndertimit te hiqet dhe te gjitha transaksionet me vlere me te madhe se 6 milione leke te kryera me banke, te merren vetem nga bankat e nivelit te dyte ku keto transaksione kryhen, - vijon Shoqata.
Nje ultimatum te ngjashem ndertuesit i kane derguar qeverise edhe gjate muajit dhjetor 2009 por situata renduar e permbytjeve ne veri-perendim te vendit beri qe masat e paralajmeruara te mos viheshin ne zbatim.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|