Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ndeshkimi, babai fut ne lavatrice te birin 3 vjec

Publikuar me : 29.11.2011 Ne : Sociale - 66 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

Foto e Bastienit 3-vjeçar, e vendosur para shtëpisë së tij


E ka menduar se ndëshkimin e radhës për gabimet e të birit 3-vjeçar, por tragjikisht ai ka qenë dhe i fundit. Christophe Champenois, babai 33-vjeçar nga Meaux, në afërsi të Parisit, e ka mbyllur të birin në lavatriçen e rrobave, të cilën më pas e ka ndezur. Gabimi i Bastienit të vogël ka qenë një nga gabimet tipike të fëmijëve: i kishte hedhur në banjo vizatimin njërit prej shokëve të kopshtit.

Fëmija 3-vjeçar, të cilin fqinjët e përshkruanin si bjond me fytyrë engjëlli ka vdekur si pasojë e dëmtimeve të rënda në kokë.

Menjëherë e ëma u ka kërkua ndihmë fqinjëve, duke thënë se Bastieni kishte rënë nga shkallët. “E mora në krahë, por gjymtyrët e tij ishin të lëshuara njësoj si të një kukulle lecke”, është shprehur për Le Parisiene fqinja e familjes Champenois. “E ndieva zemrën e tij të rrihte disa herë dhe pastaj ndaloi”, tha ajo.

Motra e Bastienit të vogël u kishte treguar fqinjëve që kjo nuk kishte qenë hera e parë që abuzohej me të. I ati e kishte mbyllur shpesh në lavatriçe, në dollap apo e kishte lënë në parvazin e dritares të mbështjellë me një batanije.

“Bastien ishte një fëmijë i padëshiruar”, është shprehur Evelyne, gjyshja e tij. “Ditën që ai lindi, i ati ishte përjashta duke pirë dhe kur i thashë se ishte bërë me djalë, më tha që nuk e donte”.

Babai-vrasës është tashmë nën hetim për vrasjen e fëmijës së tij, ndërsa e shoqja, nënë e 7 fëmijëve, akuzohet për mosparandalimin e krimit dhe mosdhënien e ndihmës ndaj një personi të rrezikuar. Fëmijët e tyre janë marrë nën kujdes nga institucionet shtetërore.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 33 here.
Fizikani kosovar  Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetitShukri Klinaku / Foto "Koha Ditore" Një fizikan kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e...Lexo te gjithe artikullin »


» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit