Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ndryshimet ne qeveri i kalojne Topit Iken Prifti, Meta te Ekonomia

Publikuar me : 13.09.2010 Ne : Sociale - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

UPDATE- Ndryshimet ne qeveri propozuar sot per nga Levizja Socialiste per Integrim, i kalojne presidentit per miratim.


Ne nje deklarate per shtyp nga zedhenesja e kryeministrit Erla Mehilli, behen me dije detajet. Sipas ketij njoftimi kryeministri Berisha i kerkon Presidentit

Lirimin nga detyra te Ministrit te Jashtem, zotit Ilir Meta dhe emerimin e zotit Meta ne detyren e Zevendeskryeministrit dhe Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ne qeveri. Lirimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra e Zevendesministrit te Puneve Publike dhe Transportit dhe emerimin e tij ne detyren e Ministrit te Jashtem. Lirimin nga detyra te Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes, zotit Dritan Prifti


Ne njoftim thuhet gjithashtu se Kryeministri Berisha falenderon Ilir Meten dhe Dritan Priftin per punen dhe kontributin qe kane dhene gjate punes se tyre ne Ministrine e Jashtme dhe ate te Ekonomise dhe Energjitikes.


Nderkaq me heret kreu i qeverise, Sali Berisha pranoi propozimet e bera nga Levizja Socialiste per Integrim, lidhur me vendimin e saj per ndryshimet ne kabinet.


Ne nje reagim per mediat, fill pas deklarates zyrtare te LSI, Berisha ka theksuar se nuk nderhyn tek aleatet dhe ne kete menyre pranon propozimet e bera.


Sipas tij, Meta i kishte kerkuar ndryshimet 6 muaj me pare, por kerkesa sipas Berishes nuk ishte pranuar per shkak te axhendes se rendesishme.


Berisha ka vleresuar bashkepunimin me Dritan Priftin, me te cilin sipas tij, reformat ne ekonomi kane ecur perpara.

Gjithashtu, kryeministri ka sqaruar se Meta i kishte kerkuar keto ndryshime 6 muaj me pare, por sipas tij, kerkesa nuk ishte pranuar per shkak te axhendes se rendesishme.



Kryesia e LSI-se ne nje mbledhje urgjente ka propozuar ndryshime ne kabinetin qeveritar, duke lene jashte tij, Dritan Priftin. Lajmin e ka konfirmuar Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama, sipas te cilit propozimet jane miratuar dhe tashme i kalojne kryeministrit Sali Berisha.


Kryesia, pasi diskutoi me shume seriozitet dhe pergjegjshmeri, miratoi propozimet per ndryshim ne kabinetin Berisha si me poshte
I propozohet Berishes qe Meta te emerohet zv/kryeminister dhe minister i Ekonomise
dhe Dritan Prifti te lirohet nga detyra. Ne vend te Ilir Metes te emerohet Edmond Haxhinasto, si Minister i Jashtem- tha Luan Rama gjate deklarates per shtyp.


Ne mbledhje Dritan Prifti nuk ka qene i pranishem, pasi sipas Rames ishte larguar per nje detyrim familjar. Por ai eshte njoftuar dhe me te eshte komunikuar ne rruge institucionale nga kryetari i LSI-se- tha ai.


Vendimin e kryesise per emerimin e Metes ne vend te Priftit ne Ministrine e Ekonomise, Rama e ka shpjeguar me trendin e zhvillimit qe synon kjo force politike.
Nderkohe, qe levizjet sipas tij jane bere ne baze te performances dhe kontributit qe kane dhene perfaqesuesit e saj ne kabinetin Berisha.


Duam ta shnderrojme Ministrine e Ekonomise ne instrumet institucional per te permbushur objektivin tone, deklaruar edhe ne premtimet elektorale dhe per te garantuar me shume transparence dhe seriozitet - tha ai.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 33 here.
Fizikani kosovar  Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetitShukri Klinaku / Foto "Koha Ditore" Një fizikan kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e...Lexo te gjithe artikullin »


» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit