|
Ndryshojne rregullat e Lotarise Amerikane, si te fitosh Grean Card
Publikuar me : 21.09.2010 Ne :
Kuriozitete - 116 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
SHKODER - Ndryshimet e ketij viti ne rregulloren e lotarise amerikane kane sjelle ne Shkoder zevendeskonsullen e SHBA-se ne Tirane Emily Makely, e cila ka bere publike nisjen e lotarise amerikane per kete vit. Sipas saj, rregullat per aplikuesit e DV-2012 kete vit kane ndryshuar. Keshtu, cdokush qe aplikon per lotarine duhet te kuptoje rregullat lidhur regjistrimin dhe kualifikimet perpara se te regjistrohet.
Çdo person mund te regjistrohet dhe kjo eshte pa pagese. Nuk ka moshe minimale apo maksimale per tu regjistruar, po kerkesa per shkollim te mesem qe i pergjigjet nivelit te shkollimit ne SHBA apo pervoja e punes se aplikuesve do te ndikoje ne skualifikimin e ndonje personi nen 18 vjec. Gjithcka do te jete ne rruge elektronike dhe perzgjedhja eshte e rastesishme nga kompjuteri. Niveli i shkollimit te aplikanteve do te jete vetem me kohe te plote, dhe jo te pjesshme, ndersa ka dhe profesione te preferuara me mundesi me te shumta si mjeke, stomatologe, avokate apo inxhiniere te hapesires, tha Makely.
Ajo ka sqaruar se lotaria eshte falas dhe do te zhvillohet nga data 5 tetor - 3 nentor dhe nuk do kete afat shtyrje. Nuk do te kete lajmerime me poste, por konfirmimi do te jete vetem permes internetit ku cdo aplikanti i pergjigjet nje numer kualifikues. Duke qendruar jashte cdo komenti tjeter politik, Makely ka theksuar se shqiptaret jane nder popujt evropiane qe aplikojne me shume ne lotarine amerikane dhe kane qene me me fat. Gjithashtu, ajo ka theksuar se SHBA ka ofruar politika lehtesuese ndaj shume kategorive duke ofruar shumellojshmeri vizash.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|