Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ndryshojne targat e makinave. Flamuri i BE dhe shqiponje e bardhe

Publikuar me : 02.09.2010 Ne : Kuriozitete - 161 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Ndryshon formati i targave per te gjithe mjetet. Qeveria miratoi dje versionet e reja te targave te cilat do te fillojne te perdoren pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve te kryera. Sipas vendimi te djeshem, shqiponja dykrenore nuk do te vendoset me mbi fushen e kuqe ne te majte te targes se mjeteve por mbi ngjyren e flamurit te Bashkimit Evropian dhe do te jete ne ngjyre te bardhe e shoqeruar nga mbishkrimi AL. Ne te djathte te targes do te jete stampuar flamuri i BE-se dhe mbi te, brenda nje rrethi te bardhe do te jete shenuar viti i pare i regjistrimit te automjetit ne Shqiperi.


Ndryshimet thelbesore kane te bejne me vendosjen e shenjave dalluese sic jane numrat dhe germat. Krahas germave te cilat bejne te dallueshme rrethin, targat do te kene tre numra dhe jo kater sic kane qene deri me tani, ndersa ne fund do te jene dy germa dhe jo nje. Keshtu, targa e nje automjeti te Tiranes per shembull, nuk do te jete me TR XXXX T por TR XXX TT. Ky eshte nje format shume i perhapur ne vendet e Bashkimit Evropian, i cili si duket do te perdoret edhe nga ne. Ky ndryshim, eshte tejet i nevojshem per Tiranen, ku deri me tani targat kane shkuar tek seria U dhe ishte e domosdoshme gjetja e nje formati te ri. Per automjetet, nuk do te ndryshoje gje ne ngjyrat e numrave dhe sfondit. Numrat do te vazhdojne te jete te zinj dhe sfondi i bardhe.


Ndryshim do te kene targat e taksive. Keto te fundit do te perdorin targa ne formatin, sfond i verdhe, numra te kuq, por ne fund te gjitha taksite do te kene te shenuara serine T (taksi). Per sa i perket targave te mjeteve rrugore te perkohshme, ato do te jete ne formatin germa dhe numra te kuq mbi sfond te bardhe. Si shenje dalluese keto targa do te kene shenimin PRK (Perkohshme), targat e trupit diplomatik nuk do te ndryshojne ndersa, ato te Policise do te kene shenje dalluese shenimin MB (Ministria e Brendshme). Mjetet rrugore ne prove do te kene sfond te bardhe dhe shkronja te kuqe, ndersa kane shenjen dalluese PROV. Ndryshime te rendesishme jane kryer tek mjetet bujqesore. Ato nuk do te perdorin targa te njejta me mjetet e tjera, por specifike per fushen ne te cilen perdoren. Mjetet bujqesore do te kene sfond te gjelber mbi te cilin do te vendosen germa dhe numra te bardhe, ndersa do te kene shenjen dalluese MB (Makine Bujqesore). Te njejta targa do te perdorin makinat teknologjike dhe rimorkiot, vec se do te kene shenjen dalluese MT (Makine Teknologjike) dhe R (Rimorkio).


Pas hyrjes ne fuqi te vendimit, pritet te dali dhe udhezimi i ministrit te Puneve Publike dhe Transporteve per menyren se si do te zbatohet vendimi si dhe afatet ne te cilat do te filloje pajisja e mjeteve me targat e reja. Gjithashtu, pritet te percaktohen edhe tarifat e reja te targave, te cilat do te jene nje kosto shtese per perdoruesit e mjeteve.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit