Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ndryshon ligji per pullat e akcizes

Publikuar me : 01.05.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 430 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Votimi ne Kuvend pak dite me pare, krijoi idene se maxhoranca kaloi me forcen e kartonit pa ndryshuar ligjin per akcizat, te kthyer nga Presidenti i Republikes, por nuk ishte keshtu. Botimi ne Fletoren Zyrtare te draftit perfundimtar qe pritet tashme ne hyje ne fuqi, zbardhi edhe ndryshimet e miratuara nderkohe.


Ndryshimet e shume debatuara ne ligjin per akcizat kane te bejne me dhenien me koncesion te prodhimit te pullave te akcizave qe iu vendosen mallrave si pijeve alkoolike, cigareve dhe birre si dhe cmimeve me te cilat kompania koncesionare do tia shese ato prodhuesve apo importuesve te ketyre produkteve.


Drafti u kundershtua nga prodhuesit vendas, kryesisht ata te birres, te cilet paralajmeruan rritje te kostos dhe rrjedhimisht shtrenjtim te ketyre mallrave ne tregje. Krahas kesaj, pas miratimit nje muaj me pare ne Kuvend, ligji u kthye nga Presidenti i Republikes me arsyetimin se binte ndesh me Marreveshjen e Asociim-Stabilizimit te Shqiperia ka me vendet e Bashkimit Evropian.


Ndryshimet e miratuara se fundmi kane te bejne pikerisht me prodhuesit vendas te birres. Fillimisht ligji parashikonte vendosjen e nje kodi sigurie, i njevleftshem me pullen fiskale qe ngjitet mbi ambalazh, per te gjithe ata prodhues te birres ne Shqiperi qe prodhojne mbi 500 000 shishe ne vit.


Kod i sigurise do te thote nje shenje direkte qe do te aplikohet ekskluzivisht per produktet e birres qe prodhohen ne Shqiperi nga prodhuesit ne shkalle te madhe, qe prodhojne 500 000 ose me shume produkte birre ne vit, duke perllogaritur linjat e prodhimit per te cilat perpunimi i plote nga mbushja tek paketimi eshte i automatizuar dhe te cilat prodhojne 4 000 ose me shume produkte birre ne ore, - citohej ne draftin e miratuar fillimisht nga Kuvendi.


Nderkohe, ligji i botuar tashme edhe ne Fletoren Zyrtare, heq kufirin prej 500 000 shishe te prodhuara ne vit, i cili percakton edhe te qenurin prodhues i madh dhe ia le ate ne dore Ministrise se Financave. Pra, sipas formes perfundimtare qe ka kaluar tashme ligji, do te jete Ministria e Financave institucioni qe do te hartoje modulet dhe kushtet per percaktimin nese nje prodhues vendas do te pajiset me kod sigurie apo jo.


Kod i sigurise do te thote nje shenje direkte qe aplikohet ekskluzivisht per produktet e birres qe prodhohen ne Shqiperi nga prodhuesit ne shkalle te madhe. Prodhuesit ne shkalle te madhe percaktohen me udhezim te Ministrit te Financave, - citohet ne draftin e botuar ne fletoren zyrtare.


Ne thelb, ndryshimi ne ligj nuk ka asnje ndikim ne koston perfundimtare te pullave te akcizes apo kodeve te sigurise ne rastin e birres, por kjo i le rruge te hapur vendosjes se nje akcize te pershkallezuar apo edhe cmimin e kodit te sigurise ne varesi te sasise qe prodhohet.


Akciza e pershkallezuar aplikohet tashme ne Shqiperi ne rastin e birres per shembull. Keshtu, cdo prodhues vendas apo i huaj qe prodhon deri ne 200 000 hektoliter ne vit, paguan nje akcize 30 leke per liter kundrejt atyre qe prodhojne me shume se 200 000 hektoliter ne vit qe paguajne 40 leke per liter.

Akciza per disa nga mallrat e listes


Nafta 37 leke/litri
Benzina 37 leke/litri
Cigaret 70 leke/paketa
Kafeja jo e pjekur 30 leke/kg
Kafeja e pjekur140 leke/kg
Birra 30 leke/litri
(me pak se 200.000 hektoliter)
Birra 40 leke/litri
(me shume se 200.000 hektoliter)
Vera 20 leke/litri
(nen 10.000 hektoliter)
Vera 35 leke/litri
(mbi 10.000 hektoliter)
Pije alkoolike, mbi 12 perqind alkool220 leke/litri
(nen 20.000 hektoliter)
Pije alkoolike, mbi 12 perqind alkool300 leke/litri
(mbi 20.000 hektoliter)

Pullat, si rritet cmimi i cigareve dhe alkoolit


Prodhuesit vendas kundershtuan ndryshimet ligjore si dhe cmimet e vendosura duke e arsyetuar ate me rritje te kostos se prodhimit. Mesohet se ata kane qene ne menyre te vazhdueshme ne kontakt me Ministrine e Financave per gjetjen e nje moduli te pershtatshem per formen se si do te aplikohen ne terren ndryshimet ligjore.


Rritja e kostos se prodhimit pritet te preke me shume xhepat e konsumatoreve pasi, deri tani, cmimi i pulles fiskale perfshihej ne akcize dhe prodhuesi apo importuesi i ketyre mallrave nuk paguan plus, nderkohe qe ligji tashme njeh detyrimin e tij qe vleren e pulles ta paguaje vecmas.


Pra, sipas kontrates koncesionare, importuesit e cigareve duhet te blejne pullat me nje cmim prej 20 euro/1 000 cope. Kesaj vlere i shtohen edhe taksat. Sipas perllogaritjeve te bera me kursin aktual qe ka euro, nje pulle fiskale per cigaret, kushton mesatarisht 3.4 leke. Kjo eshte nje kosto shtese qe do ti transferohet direkt konsumatorit.


E njejta gje vlen edhe per birren si dhe pijet e tjera alkoolike. Perllogaritet qe nje pulle fiskale (birra e importit) apo kod sigurie (birra e prodhuar ne vend) te kushtoje rreth 3.7 leke, ndersa pulla per pijet alkoolike rreth 5.3 leke.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit