Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ndryshon projekti i tunelit te Kerrabes, shtohet gjatesia

Publikuar me : 25.06.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 282 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

TIRANË- Ndryshon projekti i tunelit të Kërrabës. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka ndryshuar projektin për ndërtimin e tunelit të Kërrabës në segmentin Tiranë-Elbasan, vetëm një muaj pasi në terren kanë filluar punimet për ndërtimin e kantierit për fillimin më pas të gërmimeve.

Autoritetet shqiptare kanë ndërruar së fundmi mendje për vendin në të cilën do të shpohet mali i Kërrabës duke e ulur lartësinë me 20 metra. Ndikimi i parë direkt që do të ketë ulja e lartësisë së shpimit pritet të jetë zgjatja e pjesës së tunelit. Vendimi është marrë vetëm pak ditë më parë gjatë konsultimeve ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe dy kompanive që janë duke punuar aktualisht me projektin e kësaj vepre.

Krahas uljes me 20 metra të lartësisë, një ndryshim tjetër ka të bëjë me rrugën, ku parashikohet shmangia e dy urave ajrore (viadukte) në hyrje të tij. Sipas ekspertëve të DPR-së, kjo gjë vjen për faktin se ulja e lartësisë së shpimit i bën të panevojshme ato, duke e sjellë tunelin më afër në lartësi me rrugën.

Por cilat janë arsyet dhe pasojat që do të sjellë ndryshimi i projektit, si në kohëzgjatjen e punimeve ashtu edhe në koston financiare? Në fakt, sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, qëllimi kryesor për këtë ndryshim është ndërtimi në tërësi i rrugës në një kohë më të shpejtë se sa çdo të nevojitej me projektin fillestar. Kostoja mbetet në dorë të dytë, pasi paratë e kursyera nga shmangia e dy urave pritet të mbulojnë koston e shtimit të gjatësisë së tunelit.

Realisht, ndryshimi i projektit të tunelit më shumë se atë në vetvete ka të bëjë me rrugën. Shmangia e dy urave, ndërtimi i të cilave kërkon kohë do të bëjë që punimet për rrugën të ecin edhe më shpejtë.

Madje, për këtë qëllim autoritetet i kanë kërkuar kompanive të projektimit që në vend të trarëve prej betoni që përdoren në ura të tilla, të planifikojnë përdorimin e trarëve metalik. Eksperienca botërore njeh përdorimin e të dy llojeve të trarëve në ndërtimin e urave, veçse ata metalik mund të prodhohen në një afat më të shkurtër se sa trarët prej betoni.

Në rast të përdorimit të këtyre të fundit, siç është bërë në aksin Rrëshen-Kalimash, prodhimi i tyre do të bëhej në vend ose direkt në terren, ndërkohë që trarët metalik pritet të importohen nga jashtë.

Paraprakisht, autoritetet mendojnë të ulin disi koston e ndërtimit të rrugës por ndryshimi i projektit të tunelit pritet të shtojë edhe më tepër koston këtij të fundit, pasi afrimi drejt bazës së malit shton gjatësinë e projektit.

Në lidhje me këtë, mendohet që gjatësia e tunelit të shtohet me nga 200 metra të tjera për secilin tub. Deri më tani, pjesa që do të gërmohej ishte parashikuar në rreth 4.5 km (në të dy tubat), ndërsa ndryshimi i projektit pritet ta zgjasë atë në rreth 4.9 km.

Bashkë me tunelin, rruga Elbasan-Tiranë pritet të ketë një gjatësi prej rreth 27 kilometrash dhe një kosto paraprake prej rreth 36 miliardë lekë. Tuneli ndërkohë është marrë përsipër të ndërtohet nga grekët e “Aktor” me rreth 8.5 miliardë lekë, ndërkohë që autoritetet shqiptare e nisen tenderin me një vlerë fillestare prej rreth 15.4 miliardë lekë.

200

Metra është gjatësia që pritet të pësojë tuneli pas ndryshimeve të kryera në projekt me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve

Me shumë gjasa rruga Tiranë-Elbasan bashkë me tunelin do të ndërtohen me para të vendeve arabe. Pas kredisë prej 222.7 milionë dollarë që mori nga Fondi Islamik për Zhvillim, qeveria synon të marrë edhe rreth 150 milionë dollarë nga institucione financiare të tjera të ngjashme

 

Kreditorët

222.7 mln USD    Fondi Islamik për Zhvillim (kredi e marrë)

100    mln USD     Fondi Abi Dabit                   (në diskutim)

15-25 mln USD    Fondi Saudit për Zhvillim (në diskutim)

15-25 mln USD    Fondi OPEK-ut                     (në diskutim)

 

Tenderi për ndërtimin e tunelit përballi autoritetet shqiptare me një surprizë. Kur DPR-ja fillonte tenderin me një vlerë prej 15.4 miliardë lekë, një pjesë e kompanive ofruan vlera shumë më të vogla se kaq. Grekët e “Aktor” për shembull, morën përsipër ndërtimin e tunelit me një vlerë prej rreth 8.5 miliardë lekë ose rreth sa 54 perqind e vlerës fillestare.

Tiranë-Elbasan, qeveria merr kredi 25 mln USD

Qeveria merr një tjetër kredi me vlerë 25 milionë dollarë për rrugën Tiranë-Elbasan. Pas kredisë 222.7 milionë dollarë të siguruar pak javë më parë nga Fondi Islamik për Zhvillim, kësaj radhe financues është Fondi Saudit për Zhvillim.

Marrëveshja u nënshkrua dy ditë më parë ndërmjet Ministrit të Financave Ridvan Bode dhe ambasadorit të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Abdullah bin Abdulaziz Al Abdulkarim. Kredia ka interes 2 për qind dhe duhet të shlyhet pwr 25 vjet. Sipas marrëveshjes, Shqipëria nuk do të paguajë këstet për pesë vitet e para.

Qeveria ka hyrë në negociata me disa institucione të tjera të ngjashme për sigurimin e të gjithë fondit për ndërtimin e rrugës. Deri më tani, janë siguruar rreth 248 milionë dollarë nga rreth 400 milionë dollarë që parashikohet të kushtojë i gjithë projekti.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit