Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ne anen e pasme eshte depresioni

Publikuar me : 21.06.2011 Ne : Kulture - 184 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'Fotografia ku Martin Parr u ndal pak me gjate ne komentet e pamjeve nga Shqiperia 1990, ishte ai ku paraqiteshin dy pale njerez, qe jepnin e merrnin permes nje dritareje me hekura. Parr nuk mban mend ku e ka realizuar dhe per cfare situate behet fjale. I duket si burg ose si cmendine. Edhe vizitoret e pare te ekspozites se tij ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane e identifikojne me cmendinen. Ka te ngjare qe ato portrete grash me pizhame nga brenda dritares te jene nena te reja, ne nje maternitet; te tjeret matane, u fusin ndonje ushqim si fshehtas. Martin Parr eshte fotograf qe “diagnostikon” depresionin edhe kur ai shfaqet se jashtmi me nje eksitim te gjendjes. Sic e shohim ne shperfaqjen e tij prej Bakusi, ne instalacion gjigant fotografik, pjese e ciklit “Gjykim i shendoshe”, te cilin e ka ndertuar posacerisht per kete ekspozite. Ky eshte alfabeti Parr, merita e nje profesionisti qe front te punes ka te zakonshmen, normalen. “Ajo cfare une perpiqem te jap ne fotografite e mia eshte nje dykuptimesi. Jane te shndritshme, plot ngjyra, por mbrapa tyre eshte njefare depresioni. Te tri ciklet jane te ndryshme por kane nje lidhje me njera-tjetren”, tha Parr diten e hapjes se ekspozites personale qe rri hapur deri me 7 gusht. Thuhet se ai ka ekspozuar pa buje dicka me 1996 te ish Piramida. Artisti britanik erdhi ne Shqiperi me 1990, me nje turne arkeologesh. Nga 14 njerez, 12 ishin gazetare. Ai ishte bashke me nje koleg nga “Observer”. “Ishim te gjithe te interesuar se cfare po ndodhte ne kete vend te mbyllur”, thote Parr. Fotot nga Tirana, Vlora, Shkodra, Gjirokastra, japin, megjithese me ngjyra, perendimin e komunizmit dhe rrenjet, tanime te kalbura, qe kishte hedhur ne kopshtet, shkollat, dyqanet, rruget, sheshet, transportin publik, sherbimin shendetesor. Jane rezultat i 1000 imazheve qe Martin Parr realizoi. Keshilli Britanik ne Tirane me zor sherbeu 5 foto nga keto per median.   Intervista me Martin Parr Galeria Kombetare eshte perfshire si asnjehere ne promocionin e ekspozites suaj. E ndjeni? Fotografia eshte arti me demokratik nga gjithe te tjeret dhe po behet popullor ne gjithe boten. Pra, jam i lumtur qe jam pjese e kesaj strategjie. Keni nje jete qe punoni e megjithate, si e realizoni nje fotografi? Marr aparatin, fotografoj dhe pastaj i editoj. Duket e thjeshte, por aftesia me emire e fotografise eshte qe te jete ne vendin dhe kohen e duhur, e te dish cfare kerkon. Nuk diskutoj tekniken. I vetmi problem eshte cfare duhet te fotografosh dhe si t’ia arrish qellimit. Nje nga mundesite e medha qe ka fotografi, thoni ju, eshte te deshmoje ndryshimin. Cila do te ishte ajo foto qe do benit kete here nga Shqiperia? Nuk i kam bere akoma fotot e reja, por mund te kapesh restorantet, dyqanet, pra amerikanizimin e Shqiperise. Shikoni sheshin qendror ne Tirane 1990, pa nje makine. Kurse tani mbytesh me makina. Fotoja ku njerezit komunikojne permes dritares me hekura ku eshte marre? Ndoshta eshte burg. Nuk e di. Nje nga gjerat qe duhet te beje kesaj radhe eshte te identifikoj vendet ku kam fotografuar. Kur shikon fytyrat e njerezve gjen persona qe duket se mund t’i identifikosh ne rruget e Tiranes. Sepse struktura e portreteve eshte akoma e njejta. Atehere ben pyetjen, ndryshon menyra e te jetuarit, po njeriu? Edhe ai ndryshon, por ju nuk mund ta fotografoni kete lloj ndryshimi. Kete mund ta perceptosh nepermjet makinave, pasurise se re qe ai ka, supermarkateve. Dallimi qe ka tani Shqiperia me vendet fqinje eshte shume i vogel. Duhet te keni ndonje anekdote te vecante nga fotografimi? Sjell ndermend kushtet e pergjithshme kur jane bere. Mendoj qe u arrestova njehere por pastaj u ktheva ne hotel, sepse askush nuk dinte cfare te bente me keta turiste. Me kujtohet qe donim te shkonim ne Qytetin Stalin. Drejtori i turneut na kujtoi qe kishim ardhur per te pare rrenojat romake. Ishin ditet para internetit dhe facebook-ut. Per ne Shqiperia ishte si muze i kohes. E njihnim si vend unik ne Evrope, per menyren se si akoma mbahej nen regjimin komunist. Nuk e di nese kjo ekspozite do te jete nje shfaqje popullore, nese njerezit duan te vijne e te shikojne te kaluaren. Mbase ata kane deshire thjesht ta fshijne ate. Keni koleksionuar dicka nga Shqiperia? Kam disa libra, por do te doja te kisha ndonje objekt te Enver hoxhes. Menjehere pas Shqiperise se pas nentedhjetes, ju keni vendosur Greqine me Akropolin, Egjiptin me Sfinksin e Gizes. Qeveria aktuale shqiptare po e promovon vendin si target turistik ne rang boteror. Zoti Parr, meqe ju identifikoni me punen tuaj nje ane te keqe te turizmit, mund te parashikoni, cfare e pret e nje vend te vogel kur e hap gjoksin? Nuk eshte aq ana negative e turizmit. Eshte nje kritike. Duhet te kujtojme qe turizmi eshte industria me e madhe ne bote, madje me e madhe se vete nafta. Dhe Shqiperia ka nje vije bregdetare te pashfrytezuar, ka plazhe te mrekullueshme qe mund te shkaterrohen nga ndertimet. Kur i keni pare per here te fundit keto brigje? Me 1996 kam pare Durresin, por nuk eshte plazhi me i mire sic ju e dini. Ju keni instaluar posacerisht per kete ekspozite koleksionin e fotove mbi luksin, konsumin. Ta marrim si mesazh per publikun shqiptar qe akoma nuk ka arritur ne ate nivel te frikshem? Do t’iu thosha shqiptare, kini kujdes! Edhe pse qeveria eshte duke promovuar turizmin, kjo gje mund te shkaterroje dhe vete vendin. Ka nje cmim qe paguhet per cdo gje. Sic mund ta shikosh nga keto fotografi, njerezit dikur ishin me miqesor. Ne po fabrikojme rrefimin tone per veten, thoni ju. Ne nje linje me te pergjithshme, cfare po shmang fotografia sot? Nuk mund t’i pergjigjem sakte kesaj pyetje, por jeta moderne eshte ne fokus, edhe une me kete merrem. Fotografet e bejne ne menyra te ndryshme. Duhet te jesh subjektiv ashtu si keto foto jane mjaft subjektive, por jane te bazuara ne realitet. Ne njefare menyre ti krijon boten tende te realitetit. Mund te tregoja pamje te mrekullueshme nga Shqiperia, por mua me terheqin njerezit e zakonshem dhe ato qe ata bejne. Kjo do te thote te jesh i ndershem? Duhet te pergjigjesh ndaj asaj qe sheh. Per mua ketu qendron vlera e punes, kur fotografoj gjera te zakonshme, shkollat, kafet, dyqanet. Fotografia mund te jete argetuese dhe te perfaqesoje vleren e asaj qe tregon. Kjo eshte gjeja me e mire. Duke udhetuar ne vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, me histori moderne pothuajse te ngjashme me Shqiperine, qe ndjekin sot nje linje zhvillimi, si mund ta tregoni ju ndryshimin? Kur jam ketu, ndjej sikur te jem ne Ukraine. Sigurisht qe ka dhe disa vecori te holla, per shembull, gjuha. Z. Parr ka nje ritual fotografik? Zgjohem heret, ne oren 5, dhe punoj shume. Shume nga keto foto ne Shqiperi jane bere para mengjesit, kur ne ishim duke pritur per, le te themi, turizmin arkeologjik. Drita heret ne mengjes eshte e bukur dhe fotografia e sheshit te Tiranes eshte bere ne kete ore dhe ka nje cilesi tjeter. * * * Kush eshte Martin Parr ka lindur ne Epsom, Surrey, Angli, ne vitin 1952. Studioi per fotografi ne Politeknikun e Manchesterit nga 1970 deri me 1973. Albumi i tij i fundit quhet “Luxury” dhe eshte nje eksplorim se si pasuria e demonstron veten nga garat e kuajve, te panairet e artit apo spektaklet e modes. Banaliteti, humbja e kuptimit ne kohet moderne eshte nje motiv ne punet e tij qe i gjen sot ne koleksionet Getty Museum, SHBA, Kodak-France, Tate Modern – Londer, Bibliothèque Nationale de Paris, Museum of Modern Art – Nju Jork, Museum of Modern Art – Tokio. Martin Parr mbi filozofine se si e sheh dhe prezanton boten ne punen e tij Kam bere karriere si fotograf dhe tema ime kryesore ka qene e zakonshmja, normalja. Une mundohem te tregoj sa e jashtezakonshme eshte ajo. Kam fotografuar subjekte qe shihen si te merzitshme supermarkatat dhe plazhet angleze, dhe i kam treguar si subjekte te reja dhe terheqese. Luksi eshte varferia e re. Per vite me radhe, subjekt per fotografine dokumentare sociale ka qene varferia, ndersa une mendoj se tani vija e pare eshte luksi. Koncepti i “luksit” dhe globalizimit shkojne dore per dore luksi eshte eskorta e kapitalizmit, ambasadori i tij, i mirepritur nga te gjithe, i perqafuar nga elita, i deshiruar nga cdo njeri. Sigurisht qe nuk kam hequr dore nga ironia, dhe kam fituar shume duke kritikuar tema te tilla. E njoh gjithashtu hipokrizine time personale, dhe ate te pasunareve te botes se zhvilluar, por tani duhet te flasim e diskutojme ne emer te ndryshimit te klimes. Ne zhytemi ne qytetet dhe fshatrat tona me syte gjysme te mbyllur. Dhe kur shkojme jashte, sidomos ne vende qe nuk ngjajne me tonin, ndjeshmeria jone rri zgjuar; cdo gje na duket e fresket dhe joshese. Une them se e njejta qasje duhet te jete edhe kur shohim mjedisin tone perreth. * * *   Supremacia e kutise inteligjente Bevis Fusha Ne vitin nentedhjete kur fluksi i hyrjeve ne Shqiperi filloi te jete i madh, nga fotografet e Magnumit hyne vetem fotografi grek Nikos Economopoulos i cili dokumentoi kryesisht Gjirokastren dhe britaniku Martin Parr. Sigurisht qe me vone si edhe tani, Shqiperine e kane fotografuar shume. Por po flas per keta te dy te cilet kane dhene nje Shqiperi te jashtezakonshme ne detaje minimaliste. Çdo fotograf eshte i rendesishem per stilin dhe kategorizohet kryesisht ne nje fushe reportazh, mode, art. Kurse Parr, per mendimin tim, eshte nga fotografet me te paklasifikueshem. Dikur do te hynte ne Magnum vetem me nje vote plus. Sot, askush si ai nuk e ka dokumentuar ne aq shume libra punen qe ka bere ne vite. Ajo qe nuk me pelqen ne kete situate te ekspozimit te tij ne Tirane, eshte monopoli mizantropik i promovimit te artit. Prandaj nuk me pelqen qe ekspozitat promovohen nepermjet sistemeve. Nuk me pelqen kur nuk ruhet ai nivel i thjesht i komunikimit me te interesuarit ndaj artit. Sepse Parr dhe te tjere karta metroje kane ne cante, nuk jane miliardere. Kritika shkon edhe ndaj Vodafone-it qe mbeshtet gjithmone projekte qe jane te lidhura me sistemin, dhe nuk mbeshtet artiste te rinj vendas.   Pershkruan me vertetesi jeten tone Rubens Shima Albania 1990, eshte nje reportazh qe pershkruan me shume vertetesi jeten e shqiptareve ne ato vite. Te krijohet pershtypja qe keto imazhe i perkasin nje bote te harruar qe nuk ka te beje me boten tone. Te Small World / Bote e Vogel 1989/2007, cikli i dyte, ai ka prodhuar nje realitet surreal duke i kthyer vendet turistike ne viktima te suksesit te tyre. Imazhet e tij jane te drejtperdrejta, te thjeshta dhe shpeshhere zbavitese, ndersa konceptet e tij kane te bejne kryesisht me konsumizmin dhe komunikimin sic e shohim ne ciklin e trete “Gjykim i shendoshe/ Common Sense, 1995/1998. Dhe eshte ky lloj kerkimi qe e kane bere Parr nje udhetues te pareshtur ne gjithe vendet e botes.   Elsa Demo     '
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit