Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ne dhomen e tre te braktisurave

Publikuar me : 17.02.2012 Ne : Sociale - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Valerjana Dedaj

Midis pallateve shumëkatësh në lagjen “Ali Demi” të shfaqet një ndërtesë portokalli dykatëshe. Kjo është “Shtëpia e të Moshuarve”, me 12 dhoma të ndara, të shtruara me pllaka, të pajisura me ambiente të ngrohta me kaldaja, kondicioner, të mobiluara ashtu thjesht dhe të pajisuara me televizor, frigorifer, bibliotekë e verandë. Pamja e parë e atij ambienti të bën të mendosh se të paktën këta të moshuar i kanë të plotësuara nevojat matëriale, por atyre u mungon diçka më tepër, diçka që s’mund të blihet, u mungon përkujdesja dhe dashuria e të afërmve dhe mbi të gjitha qetësia shpirëtërore. Për këtë arsye ndihen të dërrmuara shpirtërisht…

Secili prej të moshuarve ka një histori për të treguar. Dikush është lënë në harresë për shkak të kushteve sociale, një tjetër është braktisur nga fëmijët të cilëve u ka kushtuar tërë jetën duke i rritur me mund, e dikush tjetër ka ngelur krejt pa asnjë të afërm në këtë botë. ”Ato që nuk humbasim asnjëherë janë kujtimet e bukura, që edhe pse të largëta, s’mund ti fshij dot nga memoria”, thotë Afërdita një prej banoreve të shtëpisë së të moshuarve. “Janë pikërisht ato copëza kujtimesh që na janë ngulitur thellë në kujtesë dhe herë pas here na ngrohin sadopak shpirtin. Ato që dikur nuk u kushtoja rëndësi, sot janë bërë arsyeja më e fortë e jetës sime”, shton më tej Afërdita.

“Seç po bien dajret moj nëne, e të gjitha njëlloj”… janë vargjet e këngës që dëgjohen teksa afrohesh drejt dhomës. Kur hyjmë brenda gjejmë Cebajeten banoren tjetër me të cilën ndan dhomën Afërdita.
Ajo është 82 vjeçe nga Mallakastra dhe banon aty që prej tre vjetësh. Jetonte me të bijën në kushte të mjeruara ekonomike, ndaj vendosi të largohet me dëshirë nga shtëpia duke gjetur një strehëz më të qetë. “Së bashku me njëra-tjetrën këtu qajmë hallet, qeshim dhe këndojmë për të larguar sadopak mërzitjen”- thotë Cebajetja.

Ndërsa banorja tjetër që ndan dhomën me Afërditën dhe Cebajeten ështëMazeza Zake 85 vjeçarja nga Pogradeci që banon në shtëpinë e të moshuarve që prej vdekjes së bashkëshortit. “ Jeta ime ka qenë një karvan me vuajtje “-thotë ajo, “epse s’munda të kisha një fëmijë timin dhe vajza që kam adoptuar sot ka krijuar familjen e vet, ndërsa dy motrat, të vetmet që më kanë mbetur në këtë botë i takoj shumë rrallë”, tregon ajo.

 
Historia e Rizait

Pas mëngjesit shohin televizor, ndërsa netët e gjata të dimrit i kalojnë duke kujtuar me nostalgji të kaluarën me të mirat dhe brengat e veta. Teksa zbresim në kat të parë shohim një tjetër të moshuar që mundohet të orientohet ngadalë nëpër korridor. Ai është Riza Shasha nga Erseka.
Jetesa në shtëpinë e të moshuarve, për të është menduar si zgjedhja e vetme. Rizai ka kaluar fatkeqësinë që në moshë të re, ai nuk mund të shikojë për shkak të plasjes së një granate gjatë kohës kur ka qenë ushtar. “Pas moshës 18-vjeçare nuk kam parë më”- tregon duke kaluar mes gishtave tespiet Rizai. Edhe pse nëna ime më ka shërbyer për shumë vjet, para njëmbëdhjetë vjetësh zgjodha të jetoja në shtëpinë e të moshuarve. Jetesa këtu ka pasur shumë probleme, por këtë vit situata është përmisuar, pasi uji dhe dritat i kemi 24 orë pa ndërprerje, në dhomë dhe jemi vetëm dy vetë”, thotë ai.
Edhe pse i verbër, gjatë paradites preferon të pijë një kafe jashtë godinës dhe më vonë të rrijë në tavolinat që janë pranë hyrjes së godinës së azilit, duke bërë muhabet me pjesëtarët e tjerë.
Askujt prej tyre nuk do t’i shkonte mendja, që ditët e fundit të jetës do t’i kalonte në një shtëpi të moshuarish. Në historitë e tyre ka mjaft brenga dhe shumë dhimbje… Por në kujtesë këta të moshuar kanë skalitur shumë kujtime të paharrueshme, të cilat u japin një ndriçim në sytë e tyre

 

Drejtori: tentojmë t’ua bëjmë jetën më të lehtë

“Më parë ata linin në qendër 80 përqind të pensionit, kurse vitin e kaluar kjo shifër, shkoi në 40 përqind dhe dorëzimi bëhet tek financa nga vetë i moshuari. Pjesën tjetër secili e mban vetë”, thotë drejtori Resul Domi. Aktualisht janë 31 të moshuar 20 burra dhe 11 gra në të dy katet, ku gjenden 12 dhoma. Në një dhomë mund të ketë dy ose tre vetë. “Me rritjen e numrit të të moshuarve është premtuar që këtë vit të ketë një tjetër kat shtesë për ta. Rritja e hapësirës kërkon edhe kapacitete njerëzore, pasi aktualishtë punojnë psikolog,dhe punonjës social, kujdestare, infermiere dhe kuzhiniere”, vijon Z.Domi. Zakonisht organizohen aktivitete edhe jashtë Tiranës, si në Prizren, Kukës, Krujë dhe Durrës
Qendra financohet nga Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm dhe donacionet. Donatorët mund të jenë nga shoqëria civile, komunitetet fetare, shkollat, etj.

 

Në rreth 40 përqind të rasteve, të moshuarit janë braktisur nga fëmijet pasi kanë humbur bashkëshoritn ose bashkëshorten. Pjesa tjetër plotesohet nga të divorcuar dhe persona problematik, që familja i ka braktisur. Dhe goditjen finale të mungesës së një strehëze, e japin pasojat e nje marrëzie kolektive, firmat piramidale.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 33 here.
Fizikani kosovar  Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetitShukri Klinaku / Foto "Koha Ditore" Një fizikan kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e...Lexo te gjithe artikullin »


» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit