Publikuar me : 26.12.2011 Ne :
Kronike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

I plagosuri Enver Saraçi
Enver Saraçi, 59 vjeç nga Lushnja është aksidentuar rëndë nga përplasja me trenin e linjës Rrogozhinë-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:45 e mëngjesit të së hënës, në vendin e quajtur pranë mbikalimit të rrugës automobilistike për në fshatin Savër.
I aksidentuari ka qenë duke ecur sipër linjës hekurudhore, kur ka ndodhur përplasja. Mashinisti i trenit të udhëtarëve nuk ka mundur dot të frenoj duke përplasur 59-vjeçarin. Më pas kanë qenë uniformat blu që shërbejnë në këtë tren që i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit.
I plagosuri është nxjerrë në afërsi të fshatit Savër dhe për më shumë se 30 minuta është dashur të presë ardhjen e ambulancës.
Në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të marra dhe hemorragjisë së shkaktuar, i lënduari është transportuar për në spital. Bluzat e bardha kanë pohuar se gjendja shëndetësore e tij është shumë e rëndë dhe në rrezik për jetën.
K.Thana