Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ne gjyq Llani, vrau nga pakujdesia vellane e te dashures

Publikuar me : 31.03.2011 Ne : Kronike - 114 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Institucionit te akuzes ne kryeqytet, iu deshen gjashte muaj kohe per tu bindur se i pandehuri Jetmir Llani, ne aksidentin e mbremjes se 28 shtatorit 2010, i ka shkaktuar vdekjen shtetasit Sokol Allamani nga pakujdesia.


Prokuroret e ceshtjes, gjate fazes hetimore nuk arriten te provojne se vdekja e Allamanit ka qene e qellimshme, cka i ka lehtesuar poziten te pandehurit Llani, mbi te cilin, tashme, rendon vetem akuza e vrasjes nga pakujdesia.


Akuze kjo, e cila eshte ngritur edhe pas deshmise se motres se viktimes, shtetases E. Allamani, e cila ne momentin e aksidentit ishte ne makine me te pandehurin. Sipas te dhenave te mesuara nga prokuroria, mesohet se vdekja e Allamanit ka ardhur nga perplasja me makinen e te dashurit te motres se tij, te pandehurit Jetmir Llani.


Ngjarja, per te cilen do te gjykohet i pandehuri nga Mamurrasi, ka ndodhur rreth ores 21 00 te darkes te dates 28 shtator 2010 prane rruges Tre vellezerit Kondi ne Tirane. Ne kete ore, sipas akuzes, i pandehuri Llani kishte lene takim me shtetasen E. Allamani (motren e viktimes) per tu takuar.


Ne momentin qe vajza ka hedhur ne sedijen e pasme te makines tip BMW e te pandehurit Llani nje cante me rroba dhe vete eshte ulur ne sedijen par,a aty eshte shfaqur viktima Allamani. Ky i fundit, sipas prokurorise, eshte kapur per deren e makines ku ishte ulur e motra dhe kerkonte nga ajo qe te zbriste.


Ne kete moment, vajza i ka kerkuar te pandehurit Llani te ece shpejt per tu larguar, pasi i vellai i saj ishte kapur per dere. Ne kohen qe i pandehuri e ka rritur shpejtesine pa pare se cfare po ndodhte, viktima eshte perplasur nga pas duke u rrokullisur per betoni, cka i solli edhe vdekjen.


Nderkohe, ne vendin e ngjarjes, policia fiksoi naten e aksidentit shume gjurme gjaku dhe shenja te zeza te gomave te nje makine, qe me pas u identifikua se ishin te shtetasit Llani, qe ishte larguar me motren e viktimes. Pak ore pas ketij aksidenti, policia ne autostraden Tirane-Durres arrestoi te pandehurin, i cili po largohej ne drejtim te Durresit.


Nga ana tjeter, sipas dosjes me nr. 1207 te regjistruar ne Gjykate dhe procedimit me nr. 3967 te prokurorise, i pandehuri Llani do te gjykohet nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Albert Mece, i cili ne ditet ne vazhdim do te caktoje seancen e pare gjyqesore ne ngarkim te Mamurrasit.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Vidhet kisha ne Voskopoje

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 61 here.
Vidhet kisha ne VoskopojeKisha e Voskopojës, foto arkiv Është grabitur gjatë natës kambanerja 300 vjeçare e Kishës të Shën Mërisë në Voskopojë. Sipas policisë lokale persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin, këtë objekt i cila mbart vlera të mëdha kulturore dhe historike. Në fakt kisha e Shën Mërisë, një monument kulture i kategorisë së parë ishte në fazë restaurimi, dhe sipas policisë, autorët e grabitjes janë ndihmuar edhe nga mungesa e rojes pranë kishës. Ky nuk...Lexo te gjithe artikullin »


» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit