Kater te pandehurit perpilonin diploma te falsifikuara dhe i shisnin ato per shtate mije euro
TIRANE- Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit, mbylli hetimet dhe dorezoi prane togave te zeza dosjen penale ne ngarkim te kater te pandehurve, te akuzuar per shitje te diplomave false me ane te mashtrimit. Sipas dosjes penale me nr. 2108 te regjistruar ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane me 14 tetor 2010, te pandehurit Annai Muca, Fadil Guri, Medat Kaso dhe perkthyesi Adriatik Koci kane kryer veprat penale te Moskallezim krimi dhe Mashtrim te kryer ne bashkepunim.
Kjo dosje penale, pas dorezimit nga prokuroria ne kryesekretarine e kesaj gjykate, eshte hedhur ne short elektronik duke caktuar gjyqtarin Gerd Hoxha si kryesues. Sipas prokurorise, ish-efektivi i policise per 30 vite, i pandehuri Medat Kasa, 54 vjec, eshte personi kryesor dhe ideatori i ketij mashtrimi me dokumente te falsifikuara. Ky i pandehur eshte organizatori i kesaj skeme mashtrimi dhe personi qe bente oferta per diploma te ndryshme kundrejt shtate mije eurove si dhe ishte po vete ai qe siguronte dhe i falsifikonte keto diploma.
Ndersa, dy personat e tjere te pandehurit Annai Muca, 46 vjec dhe Fadil Guri, 43 vjec, sipas prokurorise, ishin personat qe gjenin studente qe kerkonin nje diplome Fakulteti kundrejt shtate mije eurove. Gjithashtu, dy te pandehurit e fundit kryenin edhe detyren e mbushjes se mendjes se kerkuesve se shoku i tyre i pandehuri Kasa ishte i duhuri per gjetjen e diplomave origjinale.
Ndersa, i pandehuri Adriatik Koci, 45 vjec, qe ishte i licencuar si perkthyes kishte dijeni per mashtrimet e Kases me diplomat false. Te kater te pandehurit jane arrestuar me 16 qershor 2010 ne operacionin e policise te koduar Juristi, pasi i pandehuri Kasa kishte premtuar qe kundrejt 7 mije eurove te dorezonte nje diplome origjinale te Fakultetit te Drejtesise. Tre dite pas arrestimit, me kerkese te prokurorise gjyqtari i masave ka vendosur masen e sigurise arrest me burg per tre te pandehurit Kasa, Guri dhe Muca, ndersa per perkthyesin Koci masen e sigurise detyrim per paraqitjeje.