Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ne godinen e braktisur te ish Fabrikes se Mishit…

Publikuar me : 26.06.2011 Ne : Kulture - 195 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Furgoni vishnjë ndaloi para godinës së braktisur së ish Fabrikës së Mishit, në fund të rrugës “5 maji” aty nga ora 18.30. Pas ngjitjes së ca shkallëve hekuri tepër të ngushta, dilnin përpara dhoma me mure të rëna, të dalëboje, mbeturina nëpër dysheme, xhama të thyer, dërrasa, qese. Në katin e dytë të ndërtesës, në një dhomë 4x3m, që ndriçohej vetëm nga një dritare e vogël, me një shtrat të vjetër brenda, një lavaman, një pasqyrë dhe një WC, filluan xhirimet e filmit të parë të Klaudia Bastarit (film ende pa titull). Skena që po xhirohej merrte pak kohë. Eduartit (në rol Gerti Ferra) i jepen 24 orë të lira. Heq mjekrën, rrobat e burgut, dëgjon hapat e rënda të gardianit (Besnik Ferra), pret derën të hapet dhe përshkon pa fjalë korridorin. Kjo skenë nuk merrte më shumë se 10 minuta, por xhirimi nuk përfundoi para orës 20.00. Qetësinë e prishi lehja e qenit në shtëpinë private përballë, zëri i gruas që thërriste fëmijën, edhe pse të gjithë njerëzit brenda dhomës, që nga producenti deri te tekniku i zërit, i ndriçimit, mundoheshin të mbanin gati edhe frymëmarrjen. Klaudia jep detaje për rëndësinë që ka krijimi i dekorit në vërtetësinë e një ngjarjeje. Më tej ajo vijon rrëfimin për realizimin e filmit të parë me metrazh të shkurtër.

Klaudia, pamë se përgatitja e ambientit ku do të xhirohej mori gati 2 orë. Sa i rëndësishëm është “dekori” për vërtetësinë e një ngjarjeje?

Xhirimet vonohen kryesisht për arsye teknike. Të gjithë elementët e tjerë duhet të funksionojnë në sinkron me njeri-tjetrin që puna të nisë paralelisht. Një arsye e vonesës është edhe përgatitja e vendit të xhirimit, për të krijuar komoditet për aktorët, por ta realizuar sa më vërtetësi një skenë. Nëse zëri, ndriçimi, dekori, rekuizita, grimi dhe kostumografia nuk janë në unitet atëherë skena do të humbasë vërtetësinë, besueshmërinë.

Cila është historia e filmit?

Filmi bën fjalë për vetminë. Nuk është vetëm një vetmi shpirtërore që bren një njeri të izoluar. Protagonistit, Eduartit, i jepet një leje 24 orëshe nga burgu. Jashtë ai sheh se të tjerët e kanë harruar. Nuk mund ta rregullojë jetën për një ditë të vetme. Nuk mund të mbështetet te një grua që ndihet po aq e vetmuar dhe e dobët si ai, nënë e një fëmije, që takon rastësisht. Ai nuk dëshiron të hyjë në raportin nënë-fëmijë, nuk e duron këtë dhe preferon të largohet. Eduarti nuk shkel mbi moralin e tij. Në këtë çast kuptohet karakteri i këtij individi. Në thelb kjo histori flet për lirinë në një botë që të detyron të ndrydhesh.

Duket se personazhet e tu komunikojnë pak. Përse ke zgjedhur një gjuhë të kursyer filmike?
Fjala e “dëmton” filmin, pasi personazhet nuk e kanë edhe aq të nevojshme të flasin me njeri- tjetrin. Emocioni është shumë i pranishëm tek ata për t’i ndihmuar të komunikojnë edhe me heshtjen. Më pëlqen kinemaja “që flet pak” dhe i jep më tepër rëndësi veprimit.

Sa vlejnë teoritë e mësuara në shkollë në sheshin e xhirimit?

Dijet duhet të shkojnë paralelisht me praktikën. Është e provuar që praktika ka më shumë përparësi. Në praktikë çdo gjë shihet, ndihet, është e gjallë, e prekshme.

A i përballon dot një student kostot e një filmi me metrazh të shkurtër? Me kushtet që ofron shkolla, dhe me njohjet që mund të ketë gjithsecili, arrihet të përballohet realizimi i një filmi. Edhe pse ishte e vështirë, në tre vitet e studimeve i kemi përballuar të gjitha me mundësitë tona duke menduar se mjafton të kesh një ide, një skenar të mirë dhe filmi realizohet. Por, asnjëherë nuk del filmi ashtu si regjisori e mendon, nëse mungon pjesa financiare. Këtë vit ishte ndryshe. Diplomantëve iu dha mundësia të financohen nga QKK për të përfunduar projektet e tyre.

 

* * *

Si xhirohet një film? Çfarë ndodh përtej asaj që shihet? Janë pyetje që e kanë ngacmuar Klaudia Bastarin përpara se të hynte në Akademinë e Arteve për regji filmi dhe TV. Vinte nga një familje e thjeshtë, që pak merrej me botën e artit, kështu që zgjedhja e shkollës do të ishte tërësisht në dorën e saj.
  1. Nuk është penduar për zgjedhjen edhe pse ka kuptuar se puna e regjisores ka lodhje. Ka studiuar në klasën e Mevlan Shanajt, tek i cili vlerëson “kurajon që u jep studentëve” dhe sivjet diplomohet për regji filmi dhe televizioni.
  2. Të ardhmen e sheh me dyshim. Si çdo student tjetër shqiptar e tërheq ideja e një specializim jashtë vendit. Klaudia nuk sheh perspektivë në Shqipëri për të vazhduar studimet e mëtejshme.
  3. Për Akademinë mendon: “Literatura është e paktë, por eksperienca e njerëzve që janë në krye të saj nuk mungon. Shpresoj që brezat pas nesh të bëjnë vërtet gjëra të bukura, ato që ne nuk mundëm t’i bëjmë.

22 vjeçe Klaudia Bastari realizon filmin e parë me metrazh të shkurtër, një film psikologjik që deri tani nuk ka një titull. Klaudia e ka realizuar vetë edhe skenarin e filmit. Me aktorët:  Besnik Ferra, Rozina Prendi Kostani, Gerti Ferra, Klara Shehu, Tedi. Producent: Dritan Huqi. Asistent: Artan Malaj, Kelmend Karuni. Drejtori i fotografisë: Florian Haxhihyseni. Ndriçimi: Arben Mema. Kostumografia: Oriana Kamberi. Dekori dhe rekuizita: Luan Shkodra. Grimi: Brikena Barolli

 

Si njihet aktori i mirë? Është një përfytyrim krejt personal dhe ndjesor, i cili të ndihmon për të zgjedhur  aktorët. Ka një sy që vë re gjithçka, lëvizjet, mimikën, plastikën,  fizionominë. Zakonisht sytë e një aktori tregojnë shumë dhe unë besoj tek ata.

Realizimi i filmave me metrazh të shkurtër nisi si një bashkëpunim mes Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Akademisë së Arteve, On Film Production, Digitalb dhe RTSH-së, në vitin 2009. Në vitin e parë u xhiruan 6 filma dhe vit pas viti, numri i filmave të realizuar erdhi në rritje, kulmoi me 12 filma në vitin 2010. Ky është viti i fundit që projekti realizohet.

 

Jorida Pasku

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit