Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ne ju sjellim veten tone

Publikuar me : 01.06.2011 Ne : Kulture - 232 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Brenda gjashte muajve, Shqiperia dhe Polonia i tregojne vetes ne nje nivel lokal se cfare bejne artistet pamore te te dy vendeve. Nga dhjetori ne shkurt, ne Galerine bashkiake Miejska ne Bidgoshc (Bydgoszcz) ekspozuan 26 artiste shqiptare te rrethit te Akademise se Arteve kryesisht. Pergjigje analoge nga ana polake eshte ekspozita Unik qe u hap mbreme ne galerine e Fakultetit te Arteve Pamore, Akademia e Arteve. Ekspozojne 16 artiste polake qe jetojne dhe krijojne kryesisht ne lokalitetin e Bidgoshcit.


Ne ju sjellim veten tone, thote Wacław Kuczma, drejtor i Galerise Miejska, i cili bashke me skulptorin dhe pedagogun e Tiranes Fatmir Miziri, ka kuruar dy ekspozitat. Ne nuk jemi pioniere por ne Tirane sjellim ate qe dime te bejme, menyren tone te te parit te botes.


Kuczma e ka heren e katert qe vjen ne Shqiperi. Po shijon kafene prane Akademise se Arteve bashke me dy pjesemarres ne ekspozite, fotografi Wojtek Wozniak dhe piktori Kuba Elwertowski. Ju na treguat Kopshtin e endrrave ne ju tregojme veten tone, ne kuptimin e asaj cfare ka me te rendesishme per te treguar per veten nje artist polak. Dhe me e rendesishmja eshte te flasim per identitetin.


Mund te pritej tjeter gje prej nje artisti polak?
Me siguri qe kjo teme merr nje ton me te theksuar kur mban parasysh edhe vendin e ekspozimit, Shqiperine, per te komunikuar me kode te ngjashme me te ketij mjedisi.
Fotografi Wojtek Wozniak thote se ciklin Dritaret jashte dhe brenda ai e ka menduar pikerisht per ekspoziten e Tiranes. Si e sheh dikush nga jashte kete objekt dhe si e sheh Wozniak nga brenda objektin qe pergjithesisht i tregon botes kanatet e mbyllur. Eshte realizuar bardhe e zi, ne tekniken tradicionale te fotografise.


Wozniak i perket nje brezi artistesh te moshes te mesme tek te cilet sikur po humbet ajo ndjesia identitare qe lidh artin, idete dhe emocionet e krijimit me rrenjet. Une ekspozoj ate qe ndjej, pohon shkurt Wozniak.


Dritaret nga jashte japin nje pushtim te bimeve kacavjerrese dhe luleve te murit, nje bote e kaosit dhe e shtresave te harreses; dritaret brenda i perkasin te kundertes ose perpjekjes per te balancuar syprinen e jashtme te gjerave, pra rregullit, vetedijes se paster.


Prane dritareve te Wozniakut eshte ekspozuar cikli i Krzysztof Gruse Avarage Painting teknike miks dhe dru. Gruse incizon tekst dhe vizaton mbi dru, ku bashkengjit fotografi te njerezve te afert dhe sado qe gjuha polake eshte nje pengese per vizitorin shqiptar, eshte lenda dhe lidhja e elementeve qe percjellin nje emocion familjar, te kohes se prinderve dikur te rinj dhe te femijeve qe sot jane rritur.


Misherimin e plote te motivit te familjes e te shtepise, e ben pikerisht Familja Kuczma. Ne ekspoziten Unik, prezantohet Dorota Kuczma me Bagdad, teknike mikse, 2010, e shoqja e kuratorit, djali i tyre Piotr Kuczma me diptikun City diptych dhe vete Wacław Kuczma me Landscape with bottle akrilik 2009.


Shtepia eshte ne njeren nga tablote e Grzegorz Pleszynskit. Prane saj White Money, Black Money vaj, gjithashtu e realizuar ne vitin 2008. Te dyja ritregojne per nje lidhje te temave te perditshmerise, mireqenies dhe kushtezimeve materiale.


Nuk jane larg kesaj fryme dhe hapesire te interesave te ngushta, tablote e Kuba Elwertowskit ku objektet, qofte makina My cars, akrilik 2009 apo nje kolltuk qofte, This is my couch akrilik, 2009, paraqiten si imazhe statike qe i mban ne gjendje ngjyra dinamike, e kuqja djegese.


Jane dy pune qe i riu Elwertowski i ka realizuar si pjese e projektit Arti im, jeta ime. Piktori thote se ky titull perfaqeson nje filozofi personale Une pasqyroj ne pikture jeten time. Kolltukun e kuq qe shikoni ne ekspozite, me ta blere e hodha ne pelhure. Te njejten gje kam bere me mjediset qe frekuentoj me miqte e mi. Dhe po ti referohem nje thenie te Pikasos, une pikturoj ate qe shoh. Sigurisht pas kesaj shprehjeje pikturoj ATE qe shoh, hapet diskutimi i vertete dhe personal per cdo artist kerkues.


Elwertowski punon me projekte qe i zgjasin dy apo me shume vjet dhe ndoshta edhe per shkak te kesaj menyre te krijuari, ai thote se nuk mund te gjesh nje vazhdimesi ne punen e tij e cila ne te teren rreh ne kerkimin e nje identiteti. Vij nga nje familje artistesh dhe e kam marre dashurine per artin bashke me qumeshtin e nenes. Per mua, thote Kuba, ne fund te fundit, arti eshte ndjenje, jo nje prezantim mekanik i realitetit dhe me rendesi eshte te mos ecesh sipas modes, por te bejme ate qe eshte e jona dhe na jep kenaqesi.


Kuba Elwertowski jeton ne Bidgoshc dhe u jep mesime vizatimi femijeve me aftesi te kufizuara. Ne marredhenie me ta, ai quan me rendesi aftesimin per te kuptuar ne menyren e tyre pikturen dhe qe te arrijne te vizatojne. Çmon lirine ne mesimdhenie, gje qe i ka bere pershtypje ne oret e leksionit qe ka ndjekur ne Fakultetin e Arteve Figurative ne Tirane. Sepse akademizmi dhe konservatorizmi jane tiparet qe nuk ia duron dot akademive polake te arteve.


Wacław Kuczma sqaron se me gjithe poziten specifike qe ka Polonia, e qe nuk ka njohur kufizimet e renda te artit dhe kultures shqiptare, nje periudhe, ka mbizoteruar amerikanizimi i artit dhe i kultures polake. Sot strukturat administrative jane te prirura qe te eksportojne pertej Polonise jo vlerat autentike, por promovojne ate qe eshte ne mode dhe pelqehet ne Perendim. Une shpresoj qe vendet si Shqiperia po dhe Polonia do ta ruajne identitetin e tyre kundrejt valeve perfshirese te globalizimit.


Jane mbi 50 vepra te artisteve polake qe ekspozohen ne galerine FAP. Prof. Fatmir Miziri, skulptor, kurator i Unik dhe Kopshtit te endrrave, vlereson prurjen dhe larmine e gjithe mediumeve te mundshme, qe nga piktura ne telajo, te vizatimi dhe disa teknika te grafikes, fotografia dhe filmi dokumentar. Eshte e ekspozita e pare e artit pamor polak qe eshte prezantuar ndonjehere ne Shqiperi. Ata sjellin frymen e sotme, cfare ndodh ne vendin e tyre.


Te dyja palet shpresojne ta vazhdojne bashkepunimin me ekspozita me te ngushta prezantimi. I beme te ditur publikut polak qe ekziston nje art modern shqiptar. Kopshti i endrrave ka pasur disa mijera vizitore dhe njerezit vinin posacerisht nga larg per te pare ekspoziten. Tani ka kerkesa per ta cuar te njejten ekspozite ne Rumani apo Gjermani. Pas nje muaji arti juaj ekspozohet ne Lituani, fale ketij bashkepunimi, perfundon drejtor i Galerise Miejska.


Nje shembull tjeter. Kuba Elwertowskit po i pelqen vendi dhe mendon qe me tu kthyer ne Poloni do te regjistrohet ne nje kurs per mesimin e shqipes. Dhe ndoshta projektin e tij te ardhshem do tia kushtoje nje cikli nga Shqiperia.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit