Publikuar me : 30.09.2011 Ne :
Kronike - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Debati me një nxënës i ka kushtuar jo pak një mësuesi 25-vjeçar nga fshati Potgorie i Korçës. E. Xhone ka nxjerrë përjashta nxënësin Orsel Bollguri, 19 vjeç, pas një debati gjatë orës së mësimit.
Menjëherë nxënësi ka njoftuar të vëllain, Ornel Bollguri, 19 vjeç, dhe të dy së bashku kanë rrahur mësuesin sapo ai ka dalë në oborrin e shkollës.
Pas denoncimit të mësuesit në polici, janë shpallur në kërkim të dy vëllezërit dhe ndaj tyre ka nisur procedimi penal për veprën “goditje për shkak të detyrës”.
G.Ndoja