Publikuar me : 12.10.2011 Ne :
Kronike - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nafta e vjedhur
Tre të rinj janë arrestuar në flagrancë teksa vidhnin naftë në kantierin e një firme në Tepelenë. Ermand Jaupi, 21 vjeç; i vëllai E. Jaupi, 17 vjeç, dhe Armand Cana, 20 vjeç, kishin vjedhur rreth 200 litra naftë në makineritë e rënda të një firme që asfalton rrugën Tepelenë – Levan.
Ata janë pikasur nga roja i kantierit në momentin që po largoheshin dhe ky ka njoftuar menjëherë policinë. Të rinjtë janë bllokuar në afërsi të Memaliajt, ku janë vënë në pranga dhe u është sekuestruar edhe sasia e naftës, e cila ishte ndarë në 9 bidona plastikë si dhe automjeti Fouristradë Mitsubishi me targa TP 26 83 B, me të cilin lëviznin.
Materialet në ngarkim të 3 të rinjve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.