Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ne prill publikohet banka e pyetjeve

Publikuar me : 23.03.2011 Ne : Shendeti - 173 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pak para provimeve te matures, nxenesit do te kene ne duar nje formular shpjegues per provimet e fundit te arsimit parauniversitar.


MASH ka shqyrtuar dhe miratuar tashme programet orientuese lendore, si dhe shpjeguesit e tyre, nderkohe qe banka e pyetjeve per provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje eshte miratuar nga MASH dhe pritet te jete ne duart e maturanteve ne fillim te muajit prill.


Shpjeguesi, ashtu si edhe nje vit me pare, do te hartohet nga specialistet e Agjencise se Vleresimit dhe Arritjeve (AVA), te cilet do te trajnojne cdo anetar te grupeve lendore te hartimit te testeve qe perzgjidhen paraprakisht nga kjo agjenci.


Me tej, cdo grup lendor harton fondin e kerkesave te testeve, bazuar ne matricen e specifikimeve, te hartuar nga specialisti lendor. Banka e pyetjeve permban njezetefishin e kerkesave qe do te permbaje testi final i provimeve te matures. Ky shpjegues ndahet ne dy pjese, pjesa pare per provimet e Letersise dhe te Gjuhes Shqipe dhe e dyta per provimin e Matematikes.


Aty, studentet do te njihen me llojet e pyetjeve qe do te permbajne provimet e matures, me alternativa, specifike apo edhe modele esesh qe do te duhet te shkruajne gjate provimit. Vec kesaj, shpjeguesi permban edhe modele te ndryshme pyetjesh, te cilat orientojne nxenesit, mbi temat qe duhet tu kushtohet rendesi.


Nga ky fond qe permban rreth 500 pyetje specialiste te caktuar nga Ministri i Arsimit e Shkences do te bejne edhe perzgjedhjen e testeve perfundimtare te lendeve te detyruara. Per te perzgjedhur 25 pyetjet qe do te permbaje testi final, specialistet do te ngujohen nje jave, ne nje ambient te mbyllur nga ku do te dalin vetem diten e provimit te pare te matures. E gjithe kjo mase sigurie, sipas MASH, behet ne menyre qe te ruhet sekreti i tezes se provimit.


Ne menyre jozyrtare, MASH pohon se kete vit teza e matures do te kete nje strukture me te mire. Do ti jepet me shume prioritet pyetjeve formuese, duke reduktuar pyetjet me alternativa. Ky ristrukturim behet me synimin qe ne kete grup pyetjesh te kete permiresime, dhe vleresuesit te kuptojne nese nxenesi ka njohuri per temen per te cilen po testohet, apo jo.


Gjate fillimit te muajit prill, ne te gjitha shkollat e vendit, pritet te nise testimi paraprak i nxenesve sipas modeleve te testeve te provimeve te matures. Ne kete menyre, mesuesit mund te shohin ku eshte niveli i nxenesve dhe ku duhet te perqendrohen me shume per ti ndihmuar te permiresohen. Ne 1 qershor rreth 40 mije maturante do te japin provimin e pare te Matures Shteterore 2011, provimin e Gjuhes Shqipe dhe i Letersise.


Provimi i dyte, ai i Matematikes eshte parashikuar te zhvillohet vetem dy jave me pas, me 15 qershor. Ndersa per dhenien e provimeve me zgjedhje (Z1 dhe Z2), MASH ka percaktuar daten 30 qershor 2011.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit