Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit beri dje nje prezantim zyrtar te punes per premieren operistike te 20 prillit. Eshte Verter, drame lirike me kater akte e kompozitorit Jules Massenet. Libreti i Édouard Blau, Paul Milliet dhe Georges Hartmann bazohet ne vepren e njohur Vuajtjet e djaloshit Verter te Getes.
Protagonist ne rolin e Verterit, eshte tenori shqiptar Saimir Pirgu, qe pervecse eshte ne nje kohe te arte te karrieres se tij ne Evrope e pertej, ka favorin qe eshte kultivuar me repertorin operistik te kultures gjermane dhe frenge. Perkrah tij, mexosopranoja Vikena Kamenica ne kater net, 20- 26 prill, ne rolin e Sharlotes. Nje dashuri me fund tragjik per Verterin, poetin 23-vjecar.