Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ne "Bathoren" e Sarandes, ku nuk tremben nga asnje "Bojaxhi"

Publikuar me : 09.07.2010 Ne : Kronike - 253 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nje dite ne Baba Rexhep, aty ku eshte dyndur Kurveleshi e Progonati

Ajo qe ka ndodhur jave me pare ne Ksamil, veshtire te ndodhe ne skajin tjeter, cepin verior te Sarandes, ne te ashtuquajturin Baba Rexhep, zyrtarisht lagjja nr.4 e Sarandes.


Per kete, garant jane dy burra Erbab Stroka, kryeplaku i zones, dhe Zano Çulli, sekretar i tij dhe njeriu qe mban gjithnje lidhjet me ligjin, shtetin e pushtetin per ta bere - sic i thone, - gjumin e qete, nga ndonje ruspe qe mund t`iu vije befas per tua prishur lumturine e jetes se re.


Zanoja te tregon pa pertese nje vandak dokumentesh leje ndertimi, fatura pagesash toke ne shtet, studime terreni, zone etj., per te treguar se nuk ndertohet kuturu. Zanoja dhe Erbabi, njeri nga Progonati e tjetri nga Golemi i Kurveleshit te Gjirokastres, jane nder te paret qe iu ngjiten faqes se kodres ne periferi te Sarandes, per ta bere ate pjellore si dhe fushat, me ndertime te reja, duke i paraprire epokes se re post-90, me ndryshime te ethshme demografike.


Ata lane fshatrat e tyre pas shperberjes se kooperativave, per t`u ngulitur prane detit, ne nje zone kullotash jo krejt te panjohura. Erbabi thote se e njihte zonen dhe para 90-s dhe se qe ahere vertitej nje ide per shperngulje ne nivel fshati.


Fillimet e Baba Rexhepit


Figura e Baba Rexhepit, e ketij personaliteti bektashi te Detroitit, i arratisur pas 45-s nga Shqiperia, nuk ka asnje lidhje direkte me lagjen e re ne veri te Sarandes, te zona e varrezave.


Por sipas Zenos, ngaqe te ardhurit jane me se shumti bektashinj, e pane te arsyeshme ta pagezojne vendbanimin e ri me emrin Baba Rexhep. Ama paradoksalisht, lagja e re, nje bathore, gjykuar me standardet e shenjimit te fenomenit te levizjes se lire ne variantin shqiptar, quhet dhe si lagjja B-13. Kjo, ngase diku ne Paris ekzistoka nje lagje me kete simbol, karakteristike e se ciles eshte rebelimi, tregimi i muskujve te forces apo kokeshkretesia.


B-13, eshte ana gdhe e lagjes se re, perfaqesuar nga nje zhgan adoleshentesh e te rinjsh te hurit e te litarit, te cilet gjenerojne probleme e akte joqytetare, nese perdorim gjuhen e kryeplakut, Erbabit. Sipas tij, kjo vjen dhe per shkak te karaktetit te labit, duke iu referuar kodit te nderit se po nuk vodhe, nuk te jepet nuse!.


Kete shpjegim, ai e servir me humor, pasi vete krenohet me djemte e tij te shkolluar e shembull edukate. Por pyll pa derra nuk ka, e kjo eshte fjalia qe e zgjidh ngercin ne fjale.


Kete e pohon dhe Zenoja, i cili po ashtu krenohet me djalin e vajzen, te cilet i studiojne ne Tirane per gjuhe te huaj e diplomaci, e i meshon faktit se pjesa me e madhe te rinjve te Baba Rexhepit jane te shkolluar. Zenos i dedikohet ngulja e hurit per here te pare ne kete Eldorado te Sarandes. Ai te tregon ish-banesen e pare te lagjes se re, strehen ku futi koken per here te pare aty nga 92-shi, nje tip kasolleje-shtepi, me gure, hunj e kallama.


Ajo ka fituar trajtat e nje muzeu te rralle dhe Zenoja shpreh veneracion kur ta shpjegon se si u ndertua. I vetem atebote, ne gjithe ate faqe kodre, per disa kohe ai ka vuajtur vulen e budallait prej shume sarandioteve qe e kane pare si jashtetokesor, nderkohe qe sic tregon, vetem greku Petro, ish-pronar i nje kompanie inertesh aty afer, i ka dale ne mbrojtje, duke e quajtur... burre te mencur.


Zeno Çulli te jep vertet pershtypjen e nje burri te mencur; i pashem, i sjellshem, komunikues, mikprites e plot marifet, vital e punetor, ai flet me shume pasion per lagjen e re te Sarandes.


Sipas tij dhe kryeplakut Erbab Stroka, mes banoreve nuk ka pasur kurre asnje sherr; aty nuk ka vjedhje apo mbivendosje pronash, e shtepite e ndertuara bartin era djerse balli ne emigracion apo aty, me pune te ndryshme.


Ashtu si Zenoja, por i lashte ne ate zone, mbahet dhe Kastriot Lala nga Kuci, i cili pat ardhur aty 20 vite me pare, me nje gomar, nje suste krevati e nje dollap buke, per t`u bere me pas nje banor i zakonshem, me shtepi e katandi.


Me nje te hedhur veshtrimin ne faqe te kodres, kurores se saj, has porsi ciban allasoj shtepish ne forme kasolleje, qe perbejne fillesa ngulmimesh, qe transformohen vit pas viti ne shtepi e vila. Tani Baba Rexhepi ka 300 shtepi.


Ardhjet nuk jane pakesuar, por jane bere me te studiuara, sipas Zenos. E rendesishme per te eshte raporti i rregullt me ligjin e shtetin.


E per kete, ai mbetet njeriu i pershtatshem qe merr persiper rregullimin e letrave per kedo... ne menyre qe aty mos kete vend per asnje Bojaxhi, pervecse si mik.

Golems ne vend te cecene

Banoret e Baba Rexhepit, pa dyshim qe jane pare venger gjithe keto vite nga denbabadenasit e Sarandes; ama kane shpetuar pa llagap. Aty nuk njihet shpotitja e njohur pezhorative, stampuar me pahir, si vule e murrme ne ballin e cdo veriori te zbritur ne pellgun Tirane-Durres.


Ata njihen thjesht si golems, thjesht ngaqe nje pjese e mire e te ardhurve jane nga Golemi i Kurveleshit. Por 60 per qind jane nga fshatrat e Tepelenes e kryesisht Progonati.


Tepelena dominon dhe ne Ksamil e per kete arsye, ish-deputeti i Sarandes e njeheresh ish-i burgosuri ne Bence te Tepelenes, Fatos Nano, ka dhene kete shpjegim ne nje televizion lokal te Permetit, per arsyet e largimit te tij nga deputet i Tepelenes ne kandidat per deputet i Sarandes, ne zgjedhjet e 2005-s Une nuk jam larguar nga Tepelena Tepelena shkoi ne Sarande e une shkova pas Tepelenes!


Dule e Idrizi, miq ne Baba Rexhep


Po. Aty jane bere bashke greku Petro e cami Skender. Ky i fundit eshte problemi me i madh i zones, ngase zoteron nje gurore mu ne zemer te lagjes ku e hedh ne ere rregullisht me shperthime minash, sic e do puna. Ne qeverisjen e socialisteve ka ndodhur mrekullia per ca dite, kur eshte mbyllur gurorja. Por me pas ajo ka filluar serish dhe sot punon me kapacitet te plote!


Ate e drejtonin dikur dy ortake pra, njeri grek e tjetri cam, nje rast tipik se si paraja shuan nganjehere cdo vlim nacionalist. E per te mbetur te nacionalizmi, Erbabi e Zenoja te thone se ishin ata, pra banoret e ardhur te Baba Rexhepit, te cilet ndryshuan raportet nacionale, ne jeten publike dhe ne administraten e qytetin. Prej tyre, kembengulin ata, minoriteti nuk eshte me mazhorance ne Sarande.


Epilog

Zenoja ka deshire te te sajdise per ta vezhguar imtesisht Baba Rexhepin ne krye te te cilit feks nje teqe e ndertuar nga Baba Sadiku. Ashpersine e rrugeve te pashtruara, pluhurit, vapes dhe terrenit te sakatuar nga etja per jete, e zbut disi deti aty prane me nje valezim te lehte e melankonik. Zenoja eshte optimist se e ardhmja e zones do te jete kah bukuria qe shtrihet atje poshte... ne Jon!

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Vidhet kisha ne Voskopoje

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 61 here.
Vidhet kisha ne VoskopojeKisha e Voskopojës, foto arkiv Është grabitur gjatë natës kambanerja 300 vjeçare e Kishës të Shën Mërisë në Voskopojë. Sipas policisë lokale persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin, këtë objekt i cila mbart vlera të mëdha kulturore dhe historike. Në fakt kisha e Shën Mërisë, një monument kulture i kategorisë së parë ishte në fazë restaurimi, dhe sipas policisë, autorët e grabitjes janë ndihmuar edhe nga mungesa e rojes pranë kishës. Ky nuk...Lexo te gjithe artikullin »


» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit