REPORTAZH/ Senices se krahines se Rezomes ne Delvine i ka mbetur vetem nje i verber e sakat. Nderkohe qe dhe fshatrat e tjera te zones, vuajne nga ikja e madhe dhe degradimi
SARANDE - Nje rruge e re qe ka nisur te ndertohet e quajtur e Kardhiqit (e cila do ta shmange Qafen e Muzines dhe do ta ktheje per Sarande pa shkuar ne Gjirokaster, aty ku eshte ura e Kardhiqit, pasi ke lene pas Tepelenen), eshte nje fije shprese se ne Rezome do te rilulezoje jeta. Ajo eshte nje krahine ne veri te Delvines dhe verilindje te Sarandes, ku ndodhet Komuna e Vergoit me disa fshatra. Mbi kete komune ndodhet Senica, i vetmi fshat ortodoks mes atyre myslimane qe bash per kete arsye (me shume heroike se fetare, pasi mendohet se nuk i jane nenshtruar turkut), eshte shnderruar ne nje medaljon krenarie te seniciotet kudo ku i ndesh. Kudo ku i ndesh, sepse vetem ne trojet, sokaket e shtepite e tyre nuk jane. Ama krahas ikjes, ruajne nje kujtese dhe vetedije te forte identitare dhe ne kete mes luajne rol dy kuvende historike qe jane mbajtur aty me 100 vjet diference, apo sic quhen ndryshe, dy beselidhje te medha, qe jane dhe embleme e fshatit.
Ne ate qe mund te konsiderohet sheshi i fshatit eshte ndertuar vitet e fundit dhe nje memorial kushtuar beselidhjeve, ku rreth e rrotull gelon nga njerezia vetem cdo 14 gusht. Ne kete date te cdo viti eshte festa e senicioteve, ku mblidhen nga jane e nga sjane per tu cmallur e mos u harruar.
Duke u ngjitur Senices, ne nje rruge te rrepirte e plot gunga, has ne ato qe quhen burimet e Gurres, me nje uje qe buron nga mali qe per nga kthjelltesia e ftohtesia, te ngjan se eshte kusheri me Syrin e Kalter, nga e njejta rrenje familjare. E asaj udhe dhish nuk ndesh as makine e as kembe njeriu. Dhe kjo eshte nje shenje e mjafueshme se jeta atje nuk merr fryme.
Kur u afrohesh shtepive te para, ca sinjale se coc leviz ndonje kembe njeriu asaj ane, jane te lehurat e nje qeni e ca trokellima kuajsh. Dhe eshte e vertete. Nje cift te moshuarish hipur mbi mushka dhe me nje qen te lidhur nga pas, po bien poshte, ne Fushe-Verri, nje fshat ne kembet e Senices, sic thone, per te blere ushqim per bagetine qe e kane ne stanet ne mal. Dhe ne fakt, bagetia, marrja me to apo kultivimi i ullinjve jane te vetmet arsye qe detyrojne ca pak njerez ti ngjiten asaj lartesie, duke u endur mes shtepive pa jete, ku nje pjese e mire jane katandisur ne germadhe.
Banori i vetem
Zukatja pa pushim e gjinkallave e shton misterin e asaj heshtjeje vdekatare te nje jete qe dikur ka geluar, e pakushtezuar nga terreni apo rrethanat shoqerore. Dhe kjo per shekuj e shekuj. Ndersa prej me shume se 20 vjetesh aty ka rene flama e ikjes, ashtu si pa u ndjere ne fillim, derisa eshte pershpejtuar vitet e fundit. Dhe i vetmi qe nuk ka mundur ti bashkohet karvanit te ikanakeve, ka qene Timo Duka. Teresisht i verber e pa doren e djathte, ai eshte i vetmi banor i Senices. Tjetri eshte shkopi i tij. Te ndjell meshire e cudi njeheresh ajo krijese se si ia ben qe orientohet ne ate terren beter te fshatit, qe i bie kryq i terthor duke te shoqeruar, pa e ndjere aspak diferencen e syve te tu si poca e syve te tij te fikur. Ka keshtu, sic e tregon, qe nga 8 marsi i vitit 1967, kur si femije i hedhur, rreth moshes 8-9 vjec, nis te luaje me nje bombe te mbetur nga lufta, e cila i shperthen nder duar. E pra ky njeri nuk ka mundur ta lere Senicen, nderkohe qe evlatet e tij jetojne ne Sarande e nga mos. Edhe ai do donte te ikte ne Sarande. Thote se pasaportizimin atje e ka bere prej 1990-s, e qindra kerkesave te tij per nje shtepi, nuk u pergjigjet askush. Ndaj te lutet qe ne rreshtat per Senicen, te perfshihet dhe nje apel drejtuar Edmond Gjokes, kryetarit te Bashkise se Sarandes, per te vene doren ne zemer, per ti dhene nje shtepi Timo Dukes fillikat.
Turku dhe demokracia
Gjithsesi, vetmia e trishtimi prej saj, nuk e kane bere nursez. Me zell e miresjellje te shoqeron cep me cep te fshatit pa pertese e te shpjegon per cdo gje qe e pyet. Te tregon pershembull se shtepite e gurta te Senices jane bere rreth 150 vjet a me shume nga dora e Naunit, nje mjeshtri korcar qe ka lene gjurme atyre aneve me zanatin e tij. Duke ecur me te tej e tehu fshatit, gjithnje me nje ritem te padallueshem hapash me nje te verber ne krah, kudo shihen porta te mbyllura me dry e prapa tyre, ne te carat e kohes, dallohen oborre te mbuluara nga ferrishte e mure banesash ne degradim e siper. Ku nuk ka porta, jane sajuar te tilla prej teneqesh, pa dyshim te ndryshkura, te vendosura si shenje paralajmeruese se aty eshte shtepia e dikujt ku nuk duhet shkelur. Metaforikisht kjo percon dhe afshin ne kulm te shqiptarit per ta pasur medoemos nje prone a shtepi, ndonese i ka braktisur ato pa nje pa dy sapo i eshte dhene rasti.
Ate qe nuk na e beri dot turku per 500 vjet, na e beri demokracia per 20 vjet, thote me shpoti Timoja, duke dashur te permbledhe me dy fjale shuarjen e fshatit, ndonese fis e fare perpiqen te rikthehen qofte dhe nje dite ne vit. Edhe Timoja shpreson se prej rruges se re, ndoshta nje dite fshatit do te ripopullohet. Ai nuk e dallon dot trasene e rrugen qe gjarperon poshte ne fushat e Vergoit, por e nuhat se pranvera e zerave njerezore ne fshat mund te vije nje dite, ashtu si dikur, kur ai kujton pasditet dhe netet e zjarrta rinore ne nje vater kulture qe kishte fshati.
Kisha, simboli i Senices
Pjese e ecejakeve neper fshat, eshte dhe vizita te kisha maje kodre. Eshte simboli i Senices. E ndertuar ne vitin 1896, nga nje patriot seniciot i quajtur Pilo Gjika, sic thote Timoja, mik me frasherllinjte Abdyl e Sami, kisha perben nje trashegimi te rralle per nga madhesia stili i brendshem, me dyshemene e gurte, kolonat dhe harqet, qe e pershkrojne ne gjithe gjatesine. Jashte nga pjesa jugore, ka gjurmet e nje predhe topi te leshuar nga gjermanet prej Qafe-Gjashtes ne Sarande, per shkak se sic thote Timoja, aty ne fshat nje nate ne kohe lufte kishin ndenjur ballistet dhe partizanet u kishin rene duke zbritur nga mali. Te nesermen gjermani hakmerret duke gjuajtur me top, e per pasoje mbetet i vdekur prifti i fshatit, nje nene me femijen e nje tjeter banor. Ndersa brenda kisha eshte e rrenuar, vec nje tavani te drunjte te vene kohet e fundit. Dukshem, shenjat jane se ne ate kishe ka dominuar nje arredim madheshtor. Kur flitet per kishen, nuk harrohet te permendet kembanarja e saj gjigante qe nuk ekziston me. E ardhur enkas nga Stambolli, ajo u thermua vitin e mbrapshte te 67-s, kur dhe kisha do te ndryshonte funksion do behej as me shume e as me pak se nje depo drithi.
Largimi
Duke rizbritur kodres per ne fshat, sikleti i ecjes eshte i njejte me ngjitjen; rrugicat e kalldremta me afro nje meter gjeresi, jane derrmuar. Mungesa e jetes njerezore ka gjurmet e veta kudo. Duke na dhene pershendetjen e fundit, Timoja dhe nje here lutet se mos ndikojme sadopak qe Bashkia e Sarandes ti jape nje shtepi. Nuk ka droje ta thote se nuk ka me cte beje aty ne humbetire, ndonese shpotit here pas here bashkefshataret duke thene se e lane fshatin, trojet e shtepite, per te lepire nje akullore ne qytet.
Nje tjeter Sali i kesaj Shqiperie
Disa kilometra pasi ke lene pas Senicen gjate kthimit per ne Delvine, nuk mund te mos ndalesh ne Palavli, te sarajet e Haderajve, aty ku ka lindur dhe Shabani i ndjere, nje nder koloset e skulptures shqiptare. Dhe eshte befasuese aty portat jane hapur. Çdo gje te thote miresevjen, pervec njerezve. Jane banesa te nje kohe te vdekur, ku duket se askush nuk ka nge ti kthehet me. Ndaj dhe nuk eshte pare e arsyeshme te kycen. Futesh brenda dhe prek metaforen e dhimbshme te braktisjes. Qendra e fshatit Palavli eshte e shkrete. Nga shtepite rreth e rrotull, degjohen ca pak tinguj ta padeshifruar zerash njerezore e ndonje kujisje qeni. Sali Dauti, nje i moshuar i fshatit, eshte ulur ne nje cep ndertese te braktisur e shellehet nen rrezet e ngrohta te nje dielli vjeshtor pasditeje tetori, duke u englendisur me tespite e tij qe i kalon neper gishta zar me zar. Te thote se jeton vetem me plaken, ndersa 16 anetare te tjere te familjes i ka ne Greqi. Ketu ende nuk eshte thyer rekordi i Senices; coc numerohen ca shtepi qe u del tymi e ca banore qe enden ne nje jete mes ullinjve, duke perligjur ekzistencen ne ate shkretine, prej atyre kokrave te bekuara. Emigrimin, Sali Dauti e konsideron si gjemen me te madhe te atyre aneve dhe per te te bindur se eshte vertet ashtu, te numeron dhe nje here 16 shpirtrat qe i ka te greku. Aty nuk eshte e nevojshme te shkoje dikush per te sqaruar se ceshte liberalizimi i vizave. Aty, Tanja Fajon, kryeministri apo kryetarja e Kuvendit nuk vlejne nje grosh. Per Sali Dautin e Palavlise, Shqiperia do te behet eshte baraz me vitet kur bari mbi varrin e tij te jete bere sa gjatesia e nje fiku 5-metrosh te cilin e tregon me gisht. Vendin e bejne njerezit, citon stratagjemen e njohur e duke heshtur me pas, vetem rrudhja e ballit ia ckodon mesazhin se gjersa ata nuk ekzistojne, as si fizik e as si mendje, edhe ky vend veshtire se behet. Saliu i mencur e skeptik i atyre aneve, i mbledhur kruspull ne vetmine e tij, eshte i vetmi detaj frymor i asaj panorama te hirte, te denje per nje Bienale, ku prapa tij, ndodhet ish-Qendra e Kultures e fshatit me gjurmet dhe te nje kinemaje, e djegur dhe me mure te masakruara nga mesazhe politiko-erotike te shkruara me thengjij e spray, ku dallon mes tyre, mu afer trajtave te rendomta leksikore te emertimit te penisit e vagines, edhe nje oferte per te votuar LSI-ne ne zgjedhje. E ky kuader ferri i nje fshati shqiptar ne tranzicion plotesohet me se miri dhe nga burim aty prane ku nuk del asnje pike uje. Aty, ekzistenca vazhdon, por jo jeta!