E preferojne turizmin e aventures me makina super te larta, qe kane te shenuar me logo te kuqe Sahara! Vijne nga Gjermania, ndersa i pikasim krejt rastesisht ne mes te Rreshenit, kur ndalen nje e nga nje me 7 makinat e zhurmshme Relly, te forta sa me ska!...Hedhin syte ne shesh, pastaj nxjerrin nga bagazhet qente shtepiake, te medhenj leshatore por dhe me te vegjel mistrece, me te cilet shetisin shpenguar neper qytet.
I bien me pas kryq e terthor qytetit ne kembe sebashku me qente e tyre ,miqesohen shpejt me te rinjte e qytetit teksa kerkojne te fotografohen. Pas nje ore vijne drejtuesit e automjeteve, pasi te tjeret kane marre ne kembe nga udhet ne dalje te qytetit. Hipin aq shpejt ne makina dhe i ndezin po kaq shpejt per te care mes qytetit permes uturimave te makinave qe duket se trandin token nga kalojne.
Me pak mundim ndalim pak minuta Edvinin, qe kur i themi se eshte emer tejet i perdor ne Shqiperi, qesh, por na thote se kam fare pak sekonda ne dispozicion, po me presin se do ecim. Jemi gjithnje ne ecje keto dite, nje turne qe e bejme per qejf, qe nga Gjermania, i kemi rene malesive te Austrise, me pas ne vendet e Ballkanit, maleve te Sllovenise, Kroacise, Bosnje, Mali i Zi, per te hyre ne Shqiperi, deri tani plot 1800 km.
Pyetjes si ndihen ne Shqiperi, Edvini e artikulon pamedyshje, nje vend i mrekullueshem me njerez paqesore dhe te afrueshem dhe pamje panoramike fantastike, mendoj se ketu po kalojme me bukur se ne gjithe vendet qe i kemi rene deri me tash me makinat tona.
Nuk jane sportiste, as marrin pjese ne ndonje gare malore, thjeshte nje grumbullim aventurieresh burra e gra, qe kane deshire te shtegtojne neper malesite e Evropes me pushimet e tyre. Jane nga te gjitha profesionet dhe moshat.
Kaq mundim te bisedojme, ndersa na pershendet perzemersisht, duke i fut marshin makines se ne te cilen ka vendosur dy flamuj, ate gjerman dhe shqiptar, per tu shkul furishem prej vendit ne drejtim te viseve te tjera shqiptare!