Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ne shtepine e familjes Zogu nisin ngushellimet

Publikuar me : 01.12.2011 Ne : Politike - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Lindita Çela

Dyert e mortit, si e do tradita, janë të hapura. Burra, kryesisht nga veriu, kujdesen që shtëpia të jetë në çdo moment e pastër. Një prej tyre po rregullon ndriçimin e jashtëm të vilës. Në hyrje të shtëpisë, Sulejman Gjana, të drejton për në sallonin e pritjes, aty ky të zotët e shtëpisë presin të ndajnë dhimbjen për humbjen e Leka Zogut. Për ta, ai është Mbreti i Shqiptarëve. Skënder Zogu, kushëriri i parë i të ndjerit, pret në emër të familjes njerëzit që vijnë për ngushëllim. Kafja servirej nga burra të veshur me kostum kombëtar të zonës së Matit. Përveç përfaqësuesve politik kanë mbërritur për ngushëllim edhe qytetarë të thjeshtë nga treva të ndryshme të vendit. Herë pas here i pranishëm mes njerëzve ka qenë edhe djali i të ndjerit Leka Zogu.

Trupi nuk ndodhej në holl, aty ku gjatë gjithë ditës së djeshme, janë pritur vizita nga anëtarë të familjes. Është vendosur që deri në ditën e ceremonisë zyrtare mortore, trupi do të qëndrojë, nën masa të forta sigurie, në morgun e Tiranës. Sulejman Gjana rrëfen se është vendosur e shtuna për t’i dhënë lamtumirën e fundit Leka Zogut. “Do të ketë një protokoll zyrtar i hartuar në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Familja ka dërguar mesazhe lajmërimi familjeve mbretërore në vende të ndryshme”, – thotë nënkryetari i Partisë së Legalitetit. Gjana shton se deri të shtunën dyert e familjes mbretërore do të jenë të hapura për këdo.

 

Kush pritet të vijë

Sipas familjarit Skënder Zogu: “…Do të vijnë disa kushërinj të afërt. Nga Turqia do të vijë Ergun Zogu, nipi i Zija Pashë Zogollit, vëllai i Xhemal Pashë Zogollit, babai i Ahmetit dhe i timit, Xhelal Beut. Nga Franca ka ardhur Zonja Silvian Myzelje. Motra e Geraldinës, nga Marseja, vjen me djalin e saj,Reno,  i cili është deputet në Francë me partinë e Presidentit Sarkozy. Vijnë kushërinj nga Amerika, vjen Sermet Agolli Dushishti, nipi i Mbretit Zog. Janë dërguar ftesa tek mbretëria e Belgjikës, me të cilën ka patur marrëdhënie të ngushta. Është ftuar monarkua e Jordanisë, Arabisë Saudite dhe Spanjës…”

 

Nuk ka lënë testament

Do të vihet në arkivol me uniformë ushtarake. Pas ceremonisë në parlament do të shkojë në varreza në Sharrë, ku ka vendin e tij, pranë nënës dhe Suzanës. Me sa di unë, Mbreti Leka nuk ka lënë testament, – thotë Skënder Zogu

 

Çfarë ndodh më pas?

Pyetja që të gjithë shtrojnë në këto momente është se çfarë do të ndodhë më pas. “Më pas? Vazhdon trashëgimia. Ai ka lënë një trashëgimtar, që do të vazhdojë në rrugën e gjyshit dhe babait të tij. Leka II punon në Ministrinë e Brendshme, mban një detyrë zyrtare dhe vazhdon në këtë rrugë, kjo është e ardhmja. A duhet të martohet? Besoj se është i fejuar dhe një ditë do të martohet, – thotë Skënder Zogu

 

Pronat

Duke trajtuar problemin e ndarjes së trashëgimisë së pronave mbretërore, Skëndër Zogu u shpreh se: “Nuk kemi marrë pasuri të madhe. Leka ka marrë pallatin e hallave, motrave të mbretit Zog dhe vilën e Durrësit ia kanë dhënë, por është e shkatërruar nga brenda. Prona të tjera s’kanë marrë. Xhelal Beu, babai im, s’ka marrë asnjë pronë. Mbretët e tjerë të Ballkanit i kanë marrë direkt, por në Shqipëri ka patur shumë probleme me këtë çështje”.

 

Kthimi i eshtrave

Lidhur me kthimin e eshtrave, z.Zogu thotë: “…Në 2012-n, me rastin e 100-vjetorit, do të kthehen eshtrat e Mbretit Zog, Princeshave, babës dhe familjes mbretërore. Ky është një vendim jashtëzakonisht i lumtur për të gjithë ne dhe kombin shqiptar. Madje, edhe eshtrat e patriotëve të tjerë si Abaz Kupi e shumë më shumë duhet të rikthehen…”

 

 

Ndërron jetë pa lënë testament Leka Zogu

Leka Zogu, pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë dje në moshën 72-vjeçare në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në QSUT pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili pasi doli nga ambientet e neurokirurgjisë, konfirmoi se shkaku i vdekjes së pretendentetit për fronin mbretëror është arresti kardiak qe ka ndodhur qe ne 25 nentor.

Në kohën që Leka Zogu ka qenë i shtruar në spital është mbajtur me frymëmarrje artificiale. Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu  ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit. Vitet e fundit 72-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota.

 

Kush ishte Leka Zogu

Leka Zogu u lind me 5 Prill 1939 neTirane. Ai ishte djali i vetem i Ahmet Zogut dhe Geraldines. Jetoi vetem dy dite ne Shqipëri. Femijerine do ta kalonte ne disa vende europiane deri ne momentin kur familja u vendos ne Egjipt, me pas ne Spanje dhe Afriken e Jugut. Me 5 Prill 1957 ne hotelin Bristol ai do te kurorezohej “mbret” nga një organizëm i quajtur Asambleja Kombetare ne mergim. Në vitin 1975 Leka u martua me shtetasen australiane Susan Cullen Eard. Per shume vite jetuan ne Afriken e Jugut. Pas renies se komunizmit ne Shqiperi Leka Zogu do te prononcohej per median e kohes mbi ambicjen e tij per t’u bere mbret i shqiptareve. Ne vitin 1993 kur Shqipëria ishte nën presidencën e Sali Berishës per here te pare ai do te mberrinte ne Shqiperi me nje pasaporte te leshuar nga oborri mbreteror, ku si profesion ne kete pasaporte ishte shenuar “Mbret”. U dëbua nga vendi.

Bashke me zgjedhjet e parakohshme ne qershor te vitit 1997 u mbajt edhe referendumi per formen e regjimit ne Shqiperi, por dy te tretat e votuesve u shprehen kunder rikthimit te monarkise dhe pro republikes. Leka kishte pretendime per rezultatin dhe ai u perfshi ne nje perplasje te armatosur te mbeshtetesve te tij me policine. Leka Zogu do te largohej nga Shqiperia per ne Afriken e Jugut, nderkohe qe nje gjykate neTiranedo ta denonte ne mungese me tre vjet per perfshirjen ne protesten e armatosur, ku mbeti i vdekur nje prej mbeshtetesve te tij. Rikthimi i familjes mbreterore ne Shqiperi do te perseritej ne vitin 2005 nderkohe qe ne vitin 2006 ai do te deklaronte heqjen dore nga aktivitetet politike. Pasuesi i tij është i biri Leka.

 

 

Washington Post: Trashëgimtari i vetëshpallur i fronit të Shqipërisë vdes në moshën 72 vjeç

Leka Zogu, babai i të cilit shërbeu si mbret i Shqipërisë deri në kohën që ajo u pushtua nga Italia fashiste, dhe që dy herë u rikthye në vendin e tij nga ekzili duke tentuar të marrë fronin, vdiq të mërkurën, tha familja e tij. Ai ishte 72 vjeç. Zogu vdiq nga një atak

në zemër në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, tha zëdhënësja e familjes Julinda Kamberi. Babai i Zogut, Ahmet Zog, ishte mbreti i vendit të vogël të Ballkanit dhe i vetmi pas shpalljes së pavarësisë. Mbretëroi nga 1928 deri më 1939, deri në momentin që u largua pas pushtimit të Shqipërisë nga forcat italiane. Mbreti vdiq në Francë më 1961 dhe u varros në varrezat e Thiais pranë Parisit, por familja mbretërore në ekzil gjithmonë insistoi se Zogu ishte udhëheqësi legjitim i vendit. I lindur veç dy ditë përpara pushtimit të Shqipërisë në 1939, Zogu e kaloi shumicën e jetës së tij në ekzil në Evropë dhe Afrikë, gjatë kohës që vendi i tij udhëhiqej nga komunistët, të cilët e hoqën monarkinë më 1946-n dhe bllokuan kontaktet me botën e jashtme.

Pas rënies së regjimit komunist në 1990-n, Zogu bëri dy përpjekje katastrofike për t’u rikthyer në vendin e tij – duke u përzënë fillimisht në 1993-n dhe duke u akuzuar për tentativë kryengritjeje të armatosur në 1997-n. I gjatë dy metra, Zogu më në fund u vendos në Shqipëri në 2002-n duke jetuar në qetësi me gruan e tij australiane dhe djalin e tyre, por kurrë nuk hoqi dorë nga pretendimi i tij për fronin. Faqja zyrtare e familjes mbretërore në internet liston si interesa të tij; armët, qitjen, leximin dhe historinë. Gjatë kohës që jetonte në Johanesburg, Afrikë e Jugut, në 1991-n, ai u arrestua së bashku me 4 truprojat e tij për armëmbajtje të jashtëligjshme të armëve. Ai u mbajt në polici në paraburgim për një javë të tërë deri sa mori lirinë me kusht.

Kur ai u kthye në Shqipëri, në qershor 2002-n, ai solli me vete 11 arka me armë automatike, granata dhe armë gjahu, të cilat autoritetet i ndaluan menjëherë. Por familja i mori armët e bllokuara mbrapsht gjashtë vjet më vonë pasi qeveria shqiptare i cilësoi ato si trashëgimi kulturore. Zogu ishte djali i vetëm i mbretit Ahmet Zog, i cili e shpalli veten e tij mbret në 1928-n dhe udhëhoqi për 11 vite, kohë kjo që shumë shqiptarë të moshuar e cilësojnë si të begatë dhe të qëndrueshme. Përpjekja e dytë e djalit të mbretit gjatë rikthimit të tij në 1997-n në Shqipëri, erdhi në një kohë anarkie, e cila ndodhi si rrjedhojë e rënies së skemave piramidale, të cilat u kushtuan shumë shqiptarëve kursimet e tyre.

Duke tundur një armë automatike “Uzi” dhe një pistoletë, i veshur me kamuflazh, Zogu udhëhoqi një turmë të armatosur protestuesish jashtë ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve, duke pretenduar se votimi ishte manipuluar. Pas një shkëmbimi zjarri me policinë, në të cilin një protestues mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën, Zogu u largua nga Shqipëria me një avion të vogël privat. Dy vjet më vonë në Tiranë, gjykata e dënoi atë në mungesë me 3 vjet burg nën akuzën e organizimit të kryengritjes së armatosur. Një gjykatë apeli e ndryshoi akuzën në “armëmbajtje pa leje” dhe në vitin 2002, presidenti shqiptar i dha Zogut amnistinë.

Familjes së tij iu dhanë disa nga pronat e vjetra të mbretërisë dhe iu garantua pasaporta diplomatike. Djali i Zogut, i quajtur gjithashtu Leka, shërben prej kohësh si këshilltar i disa qeveritarëve shqiptarë. Sot, një parti e vogël mbretërore është aleate e qeverisjes së koalicionit më Partinë Demokratike dhe kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Dy vjet më parë, qeveria shqiptare premtoi kthimin në Atdhe të eshtrave të Zogut që prehet në Paris duke e cilësuar atë si “një nga më të shquarit dhe më të mëdhenjtë personalitete me një kontribut të madh në historinë e kombit shqiptar”. Kjo mund të realizohet vitin e ardhshëm kur Shqipëria do të festojë 100 vjetorin e pavarësisë.

Zogu u edukua në Egjipt, Zvicër dhe Francë dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake të Sandhurstit në Angli. Ai studioi ekonomi dhe shkenca politike në Sorbone, Francë dhe fliste Anglisht, Spanjisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Arabisht, Portugalisht dhe Italisht.

Në 1975-n, ai u martua me australianen Susan Cullen-Ward, e cila vdiq në 2004-n. Nëna e Zogut, hungarezja Mbretëresha Geraldinë vdiq në 2002-n. I vetëquajturi Leka i dytë është pasardhësi i tij.

*Origjinali në anglisht: “Albania’s self-proclaimed heir to the throne, Leka Zogu, dies aged 72” mund të lexohet në washingtonpost.com

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 54 here.
Presidenca e KiE-se, Haxhinasto  Forcimi i dialogut, prioriteti yneMinistri i Jashtem, Edmond Haxhinasto / Foto arkiv “Forcimi i dialogut dhe bashkëveprimit është prioriteti kryesor i kryesisë së Këshillit të Europës nën drejtimin e Shqipërisë”. Kështu u shpreh ministri Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Këshillit të Europës, i mbajtur sot paradite në Tiranë. “Të jetojmë së bashku është një ndër prioritetet bazë. Kjo është një nevojë nën dritën e krizës ekonomike, e cila...Lexo te gjithe artikullin »


» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit