Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ne vendin e boseve te mafias dhe rrugeve te prishura

Publikuar me : 09.02.2011 Ne : Sociale - 90 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Humor i zi me Shqiperine Ne jemi vendi i mafias, i Mercedeseve te vjedhur, i rrugeve te prishura dhe te parregulluara qe nga koha e komunizmit, i tregut fshatar dhe karrocave qe terhiqen nga mushkat.


Jemi vendi ku kriter per te zgjedhur nje makine eshte fakti nese ne bagazhin e saj mund te fusesh apo jo nje njeri te vdekur. Te pare nga Britania, ne jemi vendi nendeteseve ruse dhe avioneve kineze, jemi vendi ku nuk duhet te thuash shprehjen this car is a peach...


Top Gear shqiptar


Ne syte e qeverise shqiptare dhe Lonelyplanet Shqiperia mund te jete e bukura e dheut, por e pare nga Britania eshte krejt ndryshe. Ndoshta sepse Britania eshte ishull, ndoshta sepse Shqiperia ashtu eshte, ndoshta... nuk ka rendesi.


Ne jemi vendi i mafias, i Mercedeseve te vjedhur, i rrugeve te prishura dhe te parregulluara qe nga koha e komunizmit, i tregut fshatar dhe karrocave qe terhiqen nga mushkat. Jemi vendi ku kriter per te zgjedhur nje makine eshte fakti nese ne bagazhin e saj mund te fusesh apo jo nje njeri te vdekur.


Te pare nga Britania, ne jemi vendi nendeteseve ruse dhe avioneve kineze, jemi vendi ku nuk duhet te thuash shprehjen this car is a peach.... Ndoshta ky eshte thjesht humor i holle anglez ose ndoshta humor i zi shqiptar. Sa shume ndoshta ngrihen duke pare serine e trete e edicionit te 16 te spektaklit te famshem britanik Top Gear, e cila i ishte dedikuar vendit tone.


Te themi te drejten, kjo seri nuk i ishte dedikuar teresisht vendit tone, por plotesonte kerkesen e nje bosit te mafias shqiptare qe kishte derguar leter ne redaksine e emisionit ne Britani. Menyra me e mire qe britaniket te perceptonin Shqiperine ishte duke thene se nje bos i madh i mafias donte te blinte nje makine, por nuk dinte se cfare te zgjidhte... Ketu nisin peripecite e Top Gear.
Ne tragetin Kaliopi nga Korfuzi ne Sarande ndodhen vetem dy makina, nje Rolls dhe nje Mercedes.


E treta duhet te ishte nje Bently, por qe nuk dihet perse nuk erdhi. Ne vend te saj prezantuesit Jeremy Clarkson, Richard Hammond dhe James May vendosin nje Jugo te vogel me targa te Kosoves. Menjehere makinat testohen ne shi permes nje rruge fshati. Tre prezantuesit flasin per Shqiperine komuniste teksa planet tregojne fshatin shqiptar dhe njerez te veshur keq. Dhe shpejt na u kujtuan ditet e erreta sepse ne nje moment rruga thjesht ndaloi.


Dhe per ti bere gjerat edhe me keq, ne vend te vijave te bardha ata perdorin shkembinj te vegjel,- thote prezantuesi i Top Gear teksa pamjet tregojne nje rruge te prishur, gjithe balte ku makinat duhet te kalojne nga nje grope tek tjetra. Ne mes te kesaj panorame, Jugoja e vogel ndalon me zhurme, ka goditur nje nga shkembinjte e vegjel qe sherbejne per te ndare korsite. Per ta nxjerre duhet shtyre nga tre burra. Si kujtim, ne rruge mbetet targa.


Per fat te mire rruga e prishur mbaron shpejt dhe ne vend te saj shfaqet nje trap. Makinat super te shtrenjta ngjiten tere kujdes ne trap, ndersa prezantuesit te frikesuar shikojne kalon e celikte qe terheq ate qe duhet te jete nje traget.


Per britaniket, nje bos i mafias shqiptare do te ndihej shume mire ne nje Mercedes, pasi do te kamuflohej lehtesisht mes makinave te tjera. Tre prezantuesit nisin te numerojne ngadale makinat qe shohin ne rruge... Mercedes, Mercedes, Mercedes, Mercedes, Mercedes, Mercedes... nga me te lodhurat tek me te rejat.


Por per Top Gear, pjesa me e madhe e makinave jane te vjedhura Shqiptaret duket se vijne ne Britani, gjejne nje pune, blejne nje makine dhe kthehen me makine ne shtepi... Ata kane nje tradite qe i fshijne te gjithe numrat e regjistrimit te makines, kudo qe ndodhen... Por disa prej makinave jane te vjedhura.


Me kete ide ne mendje, drejtuesit e Top Gear nisin ngjitjen e Llogorase per te ndaluar ne Pasha Liman. Te mahnitur nga nendeteset e vjetra dhe kunderajroret e ndryshkur te bazes ushtarake, britaniket komentojne te kaluaren komuniste te vendit tone.
Ne mbremje, ata gjenden ne Vlore per te bere nje nga provat e makinave.


Nese nje bos i mafias shqiptare do te zgjedhe nje makine ne mendjen e tij do te kete kete a mund te fus nje trup te vdekur ne bagazh, eshte prova e pare qe drejtuesit e emisionit kane zgjedhur per makinat. Ata kane zgjedhur nje mashkull rreth 35 vjec dhe 110 kile te rende, te cilin duhet ta fusin ne bagazhin e makines gjate nates. Per britaniket, cdo makine shqiptare duhet te mbaje nje person te vdekur ne bagazh, sepse per cfare tjere mund te sherbeje bagazhi...


Per te ilustruar ironine me car dhe peach ne publikun qe ndodhet ne studio eshte edhe nje vajze shqiptare. E turperuar, ajo pranon shpjegimin e dy fjaleve. Pas kesaj, prezantuesit nisin te shpjegojne edhe ceshtjen e makinave te vjedhura.


Ministri i Brendshem shqiptar ishte nisur drejt Greqise pak kohe me pare per te nenshkruar nje marreveshje me homologun e tij per krimin nderkufitar. Formalisht, policia greke kontrolloi makinen e ministrit dhe zbuloi se ishte e vjedhur. Per ta balancuar, ne Maqedonine fqinje, ministria e Brendshme u turperua kur policia zbuloi se makina e saj ishte e regjistruar ne emrin e David Beckham.


Kjo u ndodh shpesh futbollisteve. Dy lojtareve te AC Milan iu vodhen Range Roverat dhe a e dini ku u gjeten, ne Shqiperi..., - thane drejtuesit e emisionit te transmetuar ne BBC 2. Ky emision eshte pare diten e diel ne te gjithe Britanine, por edhe ne te gjithe boten permes internetit. Imazhi qe u dha per Shqiperine ishte ai i boseve te mafias dhe makinave te vjedhura qe duhet te levizin ne rruget e prishura.


Emisioni rikthehet ne Shqiperi ku makinat duhet te kalojne permes nje tregu te madh fshatar ne kufirin ndares mes Lushnjes dhe Beratit ne nje rruge qe si gjithmone eshte me balte. Makinat ndalojne ne nje fushe aviacioni te braktisur. Pasi drejtuesit luajne me avionet e vjeter, vendosin qe te bejne nje gare me makina. Serish rruget e vjetra dhe te prishura mes shtepive te fshatrave shqiptare.


Prova e fundit e Top Gear eshte edhe me e veshtira. Drejtuesit duhet te vjedhin nje banke dhe te shohin, nese mund te largohen pa u kapur nga policia. Duke udhetuar ne trafikun kaotik shqiptar, tre makinat po ndiqen nga dy patrulla te policise shqiptare dhe nje motor. Makinat e vogla te policise shqiptare nuk jane aq te shpejta sa qe mund ti afrohen Mercedesit apo Rollsit, por nga ana tjeter vendosin ne veshtiresi Jugon e vogel.


Drejtuesit e tyre duket qe jane pjese e stafit te Top Gear, pasi askush nga ne nuk ka pare nje makine policie shqiptare qe te marre kthesen me frena dore. Teksa ne rrugen me kthesa te Llogorase makinat e policise sone mund te mbanin disi ritmin, ne rruge te drejte asnje prej tyre nuk mund te krahasohej. Kjo tregon se ato nuk do ta kene ndonje here te lehte, nese duhet te ndjekin nje makine grabitesish.


Me ne fund, policia arrin qe te kape Jugon e vogel, por drejtuesi i saj vendos te mos dorezohet i gjalle dhe hidhet ne Qafe-Llogora duke shkaterruar makinen. Ne serine e ardhshme, Top Gear do te tregoje se cfare ndodhi me Xhejms Mei, njeriun qe u hodh me makine ne gremine.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 33 here.
Fizikani kosovar  Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetitShukri Klinaku / Foto "Koha Ditore" Një fizikan kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e...Lexo te gjithe artikullin »


» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit