Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nen bluzen time, nje pjese shpirti ka vdekur

Publikuar me : 11.06.2011 Ne : Kulture - 227 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Irma Kurti shkruan per vende dhe njerez qe me kalimin e viteve, zhvendosen ne kujtese. Provon prozen me nje autobiografi


Nga takimi i fundit ne keto faqe me Irma Kurtin kane kaluar 6 vjet. Ajo eshte vendosur nderkohe ne Itali. Punon ne nje kopsht femijesh. Ka botuar nje vellim me poezi dhe ka shkruar romanin autobiografik Midis dy brigjeve, 2010, te cilin e ka perkthyer vete ne italishte (Tra le due rive, 2011). E nisi si autore per tekste kengesh ne festivalet e Radio-Televizionit Shqiptar, punoi gazetare ne shtypin e shkruar dhe botoi tre libra poetik. Ndjenja se kur lenda behet shkrim zbut dhimbje qe, megjithate per njeriun e gjalle nuk shlyhen, eshte konstante e shkrimeve te saj. Ne maj u nderua ne Konkursin Nderkombetar me emrin e humanistit toskan Coluccio Salutati, per poezine E torno (Perseri kthehem). Se fundi, ne konkursin Nderkombetar te Poezise e Prozes 2011, ne Napoli u vleresua ne kategorine e autoreve te huaj, per poezine Nen bluzen time. Vargjet e pare thone Ky femije qe tani po mbaj ne krahe,/nuk eshte imi e nuk do te jete kurre,/koken ka mbeshtetur ne gjoksin tim,/merr fryme ngadale, po bie ne gjume.


Marredhenien me poezine ajo e ka shpjeguar si perpjeke per te shkruar me nje gjuhe te veten per nje ndjenje njerezore, ne dukje, e njetrajte per te gjithe. Eshte nje lloj shkrimi qe akademiket dhe eruditet e shmangin si semplist. Komunikimi dhe njohja eshte funksioni me i rendesishem qe Irma i beson te shkruarit prej te cilit njeriu nuk behet me i forte e as me i ditur, por me i hapur.


Biseden e fundit per poezine e kemi lene te merzia dhe lirizmi i vellimit Bej sikur fle. Kane ndryshuar motivet?
Hera-heres jam ende aty, poezi te reja, por gjendja shpirterore e njejte boshlleku, dhimbja ne shpirt qe te le mungesa e nje njeriu te dashur, pamundesia per ti perjetuar gezimet me gjithe qenien tende sepse nje pjese e shpirtit tend nuk eshte me, ka vdekur. Por natyrisht kam dale dhe nga kjo vorbull malli per tu kthyer ne qytetin tim vetem per te prekur kujtimet, padurimi per tu kthyer ne kete vend te huaj, dyzimi. Shume motive poezish kane lindur gjate punes sime ketu si mesuese ne nje kopsht femijesh.


Nen bluzen time ka lindur nga ky mjedis?
Konkursi qe vleresoi poezine Nen bluzen time organizohet nga Napoli Cultural Classic, nje shoqate qe u vjen ne ndihme artisteve e studiuesve per tu realizuar e favorizon afirmimin e tyre. Krijimet e paraqitura ishin te pabotuara me pare. Nen bluzen time ka nje fabul. Nga ana tjeter, femijet, pasja e njekohesisht pamundesia per te patur nje femije, jane tema ndaj te cilave ketu ku jetoj jane shume te ndjeshem.


Pervojen e pare me prozen shpesh shkrimtaret e fitojne me nje lende autobiografike. Ishte e njejta gje me ju, me romanin Midis dy brigjeve?
Per vete periudhen kur u shkrua, ishte nje terapi per mua. Romani te jep hapesire, frymemarrje. Ke ndjesine qe nuk do te mbarosh kurre, redakton, fshin dhe momenti kur do te mberrish tek lexuesi te duket i larget. Kjo eksperienca ime e pare qe me rezultoi pozitive me beri qe te insistoj e mos i humb kontaktet me prozen. Tani kam ne perfundim nje permbledhje me tregime.


Si ia beni per perkthimin?
Do te ishte komode te kisha dike, por faktikisht merrem vete me perkthimin, ose ka raste kur poezite i shkruaj direkt ne italisht. Perkthimi i autobiografise Midis dy brigjeve, qe ne asnje menyre nuk e kisha menduar ta perktheja vete, me mbeti mua pasi humba kohe duke kerkuar perkthyes dhe kur gjeta dike, kaloi ende kohe me premtime e moskorrektesa. Nisa te punoj vete me te cdo dite per shume ore derisa e perfundova. Une i percaktoj vetes limite kohore qe me pelqen ti respektoj. Ate periudhe e perjetova si ne ethe, duke ndjere pergjegjesi dyfishe si do te pritej libri nga lexuesi italian dhe nga ana tjeter cilesia e perkthimit.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit