Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministria e drejtësisë ngriti një grup kontrolli i cili ka vepruar në të njëjtën kohë në 12 gjykata të ndryshme të vendit. Pas kontrollit të ushtruar nga punonjësit e ministrisë janë konstatuar shkelje të cilat do të çojnë në hetim 12 kryetarët e gjykatave respektive.
Njëzetë inspektorë dhe informaticienë të Ministrisë së Drejtësisë kanë zhvilluar kontroll në këto gjykata duke konstatuar edhe disa shkelje në procedurat e shortit të ndarjes së çështjeve.
Kontrolli i inspektorëve të ministrisë është zhvilluar në të njëjtën kohë në të 12-të gjykatat e vendit duke mos i lënë kështu atyre të merrnin informacion nga kolegët e tyre në rrethet e tjera.