Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nena me AIDS lind femije

Publikuar me : 31.01.2012 Ne : Sociale - 29 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Eglantina Bardhi

Për herë të parë në vendin tonë një nënë shtatzënë e infektuar me virusin HIV/AIDS ka lindur fëmijën e saj, edhe pse e dinte që në fazën e parë të shtatzënisë se ishte e infektuar. Kjo sepse për herë të parë është diagnostikuar një nënë shtatzënë me virusin vdekjeprurës. Së bashku me bashkëshortin jo vetëm që nuk kanë tentuar ta abortojnë fëmijën, edhe pse nën presionin e njerëzve, por kanë arritur që të shtojnë pjesëtarin e ri të familjes duke kërkuar që stafi mjekësor të ndjekë hap pas hapi deri ditën e mërkurë kur lindi me operacion. Drejtoresha e shoqatës së “Personave që jetojnë me virusin HIV/AIDS” në intervitën për “Shekullin” rrëfen të gjithë rrugën që ka ndjekur për të ndihmuar nënën e infektuar që në momentin e parë kur u zbulua se ishte e infektuar.

 

Si e zbuluat këtë rast?

Është një çift të rinjsh që janë diagnostikuar para disa vitesh si HIV pozitivë. Menjëherë pas diagnostikimit ata erdhën për ndihmë pranë shoqatës sonë. Më kujtohen momentet e para të takimit me ata. Ishte shumë e vështirë. Kisha përballë dy njerëz të frikësuar, dy prindër të dëshpëruar që po mendonin edhe t’i jepnin fund jetës, me gjendje psikologjike të çekuilibruar dhe që mbartnin një mal me problematika. Ata kishin nevojë për shumë mbështetje, këshillim psikologjik, informacion që të mund të kapërcenin këtë moment. Dhe jo vetëm që jeta e tyre mori një drejtim krejt tjetër nga ajo që kishin menduar, por ja ku jemi sot të ndajmë së bashku çastet më të bukura në jetën e një çifti, kurorëzimin e dashurisë së tyre me një bebe aq të bukur me dëshirë dhe shpresë edhe të shëndetshme. Dhe është ajo që ne po bëjmë në punën e përpjekjet e përditshme po synojmë të asistojmë, të mbështesim dhe të ndihmojmë personat që jetojnë me HIV/AIDS në Shqipëri në të gjithë kompleksitetin e problemeve që përfshihen në të, në aspektin shëndetësor, legal, social, edukativ dhe në fuqizimin e tyre dhe familjarëve të tyre për t’u përballur me problemet.

 

A mundet që fëmija i lindur të mos jetë i infektuar?

Po, sot ekzistojnë të gjitha mundësitë që një nënë HIV pozitive të sjellë në jetë një bebe të shëndetshme duke shmangur të tria rrugët e transmetimit të virusit nga nëna tek bebja që janë trajtimi me medikamente kundër HIV-it gjatë shtatëzanisë, lindja me operacion dhe jo në rrugë natyrale dhe ushqyerja me qumësht artificial, pra, bebja nuk ushqehet me qumësht gjiri. Viti i fundit përveçse shënoi edhe shifrën më të lartë vjetore të raportuar ndonjëherë, që nga shfaqja e këtij virusi në vendin tonë (1993)  tek të rriturit por përmendim edhe diagnostikimin e 3 fëmijëve si HIV pozitiv dhe vdekjen e dy fëmijëve po për këtë vit (diagnostikimi i vonshëm me përfundim vdekje i njërit prej 3 fëmijëve të raportuar në 2011).

 

Cila është urgjenca aktuale?

Detyrë emergjente është krijimi i një programi të parandalimit të transmetimit të HIV-it nga nëna tek fëmija. Përderisa edhe sot ne ende kemi raste të fëmijëve që lindin të infektuar nga nëna HIV pozitive që nuk e njohin statusin e tyre shëndetësor para ose gjatë shtatzënisë, do të thotë që kemi mungesa në këtë drejtim, në politikat në parandalimin e transmetimit të virusit HIV nga nëna tek fëmija dhe duhet risjellë në vëmendjen e politikbërësve. Sot ekzistojnë të gjitha mundësitë që një nënë e infektuar të sjellë në jetë një pasardhës të shëndetshëm duke shmangur të tria rrugët e transmetimit të këtij virusi tek bebja e ardhshme dhe këtë duhet ta arrijmë sa me parë. Jemi të vonuar. Rasti i fundit tregoi nevojën që kemi për një program të mirëndërtuar, për një sistem bashkëpunimi e referimi funksional dhe të institucionalizuar ndërmjet shërbimeve që ofrojnë këshillim dhe testim për gratë shtatëzana, shërbimet e kujdesit dhe trajtimit për ata që tashmë  janë të infektuar si edhe ofruesit e shërbimeve për nënat shtatëzan dhe bebet  e porsalinduara. Gjej rastin të falënderoj të gjithë stafin e maternitetit “Koço Glozheni” të angazhuar sot me kujdesin dhe ofrimin e shërbimit gjatë lindjes së nënës dhe për beben e sapolindur. Gjithçka ishte angazhim personal i drejtuesve të këtyre institucioneve, por që duhet ngritur në një sistem protokollesh që të funksionojë jo mbi bazën e dëshirës së mirë, por e rregulluar sipas udhëzimeve që duhet të ekzistojnë.

 

E vendosi me dëshirë nëna ta mbante fëmijën, edhe pse e dinte që ishte e infektuar?

Po, ishte një fëmijë i dëshiruar dhe i planifikuar nga të dy prindërit. Edhe pse në fillim kishte sugjerime që ta ndërprisnin shtatzëninë, kur ata morën të gjithë informacionin e nevojshëm se si ta shmangnin kalimin e virusit HIV tek bebja e tyre, vendosën ta mbanin atë. Nëna ka qenë gjithë kohën në kontakt me stafin mjekësor dhe me ne, sigurisht. I është nënshtruar testeve të nevojshme ekzaminuese dhe gjatë muajit të fundit të shtatzënisë ka qenë në terapi me medikamente kundër HIV-it, sipas përshkrimit të mjekut që ka bërë ndjekjen e rastit. Kjo ka ndikuar në shmangien e rrugës së parë të infektimit të bebes. Lindja e bebes u krye jo nëpërmjet rrugës natyrale, por me operacion, duke mënjanuar edhe rrugën e dytë të infektimit të bebes. Qysh sot nën kujdesin e mjekes së repartit të të porsalindurve, bebja u fut në terapi me mjekimin dhe dozat e duhura sipas protokollit të trajtimit në këto raste. Gjithashtu, ne jemi duke kontaktuar me disa nga bizneset që kanë si aktivitet të tyre linjën e ushqyerjes për bebet e porsalindura, pasi bebja nuk duhet ushqyer me qumësht gjiri, por me qumësht artificial, kjo për të eleminuar edhe mundësinë e trete të infektimit të bebes me virusin HIV. Kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe për familjen duke ditur kushtet e vështira ekonomike të tyre, si edhe barrën financiare që shkakton ushqyerja artificiale. Sot morëm konfirmime pozitive gjë që tregon gayishmëri dhe dëshirë të mirë nga ana e biznesit privat për të ndihmuar në raste të tilla.

 

A do ta vazhdoni këtë praktikë?

Ne si shoqatë kemi punuar prej vitesh në këtë drejtim jo vetëm me çiftet HIV pozitivë apo kur vetem  njëri nga bashkëshortët është i infektuar, që dëshirojnë të kenë fëmijë, por edhe ne fushën e parandalimit të transmetimit të HIV-it nga nëna tek fëmija për popullatën e gjerë. Edhe në maternitetin “Koço Glozheni” ne kemi implementuar një projekt pilot njëvjeçar për parandalimin e HIV-it  nga nëna tek fëmija duke ofruar këshillime dhe testime për gratë shtatzëna që drejtoheshin pranë këtij institucioni për shërbime obstetrike e gjinekologjike. Kemi gjetur mbështetje dhe bashkëpunim nga stafi i këtij institucioni shëndetësor. Gjithashtu, jemi duke kryer një ndërhyrje në të gjitha poliklinikat e Tiranës në ndërgjegjësimin e grave shtatzëna për testimin për HIV para dhe gjatë shtatzënisë. Pra, është një nismë që vazhdon deri sa të arrijmë të kemi një program kombëtar për parandalimin e HIV-it nga nëna tek fëmija dhe ky shërbim të integrohet në sistemin e shërbimeve të kujdesit të nënës dhe fëmijës.

 

Statistikat

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik këtë vit numri i të infektuarve është rritur me 65. Prej tyre, 48 nga të infektuarit janë meshkuj, 17 femra, ndërsa 3 janë fëmijë. Në total numri i të infektuarve gjatë 20 viteve të fundit prek shifrën e 478 personave, ku 24 janë fëmijë, ndërsa raportet mes gjinive janë pothuajse në nivelet 70 perqind meshkuj me 30 perqind femra. Por specialistët thonë se numri në total mund të jetë më i lartë, dhe mund të arrijë në mbi 1 mijë. Sipas tyre, një pjesë e mirë e të infektuarve nuk janë identifikuar, pasi ata refuzojnë të bëjnë testin. Përsa u përket 65 pacientëve, të cilët janë diagnostikuar këtë vit, ata k ryesisht i përkasin testimit vullnetar dhe kanë qenë ende në stadin e HIV-it, pa kaluar në stadin më të avancuar të sëmundjes. Mjekët thonë se meshkujt janë më të gatshëm për të bërë testin, ndërsa femrat ngurrojnë për shkak të paragjykimeve. Sipas burimeve spitalore, 92 prej të infektuarve ndër vite kanë humbur jetën, ndërsa rezulton se prej vitit 2004, ndjekin terapinë e antiretroviralit 161 persona.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 33 here.
Fizikani kosovar  Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetitShukri Klinaku / Foto "Koha Ditore" Një fizikan kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e...Lexo te gjithe artikullin »


» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit