Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Sociale - 66 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Albina hoxha
Prindërit janë shumë të dhën pas karrierës. Orët e tyre të punës janë të gjata dhe domodoshmërisht lind nevoja që të gjejnë një mënyrë për t’u kujdesur për fëmijët e tyre. Shpesh herë zgjedhin kopshtet dhe çerdhet ku fëmijët argëtohen dhe edukohen në grup nën drejtimin e edukatoreve. Një zgjedhje tjetër e tyre janë edhe të afërmit ku vëndin kryesor e zënë gjyshet. Ka shumë fëmijë që i ka rritur gjyshja. Dhe mundësia e fundit është të punësojnë një dado, të cilës ti caktojnë një pagë të caktuar. Por si ndikojnë këto zgjedhje të prindërve tek fëmijët?
Prindërimi nuk është i përkohshëm dhe nuk justifikohet me të mira materiale. Është bërë praktikë për shumë familje që të punësojnë babysiter ose dado për t’u kujdesur për fëmijët gjatë kohës që prindërit mungojnë. Mirërritja e fëmijes nuk konsiston vetëm në sigurimin e ushqimit, veshmbathjeve dhe lodrat. Gjatë rritjes fëmija merr shembuj të cilët e ndikojnë në formimin e përsonalitetit. Të qëndrosh 1 ose dy orë me fëmijën nuk mjafton. Duke qëndruar në kujdestarinë e baby-siter fëmija do të marr zakonet dhe mënyrën e të menduarit të asaj. Tek ne nuk ka dado të specializuara por gra “të mira” të cilat kanë arritur të gjejnë një vend pune.
Sipas psikologes, Ilisa Polena, mungesa e prindërve u krijon fëmijëve dy lloje reagimesh. “E para mund ti largoj nga prindërit, të cilët mund t’i shohin rrallë. Në sytë e fëmijës dadoja është i vetmi njeri që kujdeset për të dhe e kanë si figurë primare në jetën e tyre. Reagimi i dytë është ai i melankolisë së fëmijës gjatë gjithë ditës në pritje të prindit dhe në momentin që vijnë dëshiron të rrinë çdo sekond me ta. Kjo bën që fëmijët me veprime të ndryshme të tërheqin të gjithë vëmendjen e tyre.
Nëse prindërit e kanë të pamundur të gjejnë orare të mjaftueshme për të qëndruar në shtëpi, sugjeroj që në ato momente që janë pranë fëmijëve të tyre ti përkushtohen atyre totalisht dhe të gjejnë mënyrën e duhur për të shpjeguar mungesën gjatë ditës.”
Rreziqet: Kë po fusim në shtëpi?!
Fillojnë kërkesat se si duhet të jetë dadoja, në përzgjedhjen e së cilës ndikon edhe mosha e fëmijës. Për një fëmijë të vogël nevojitet një zonjë me përvojë ndërsa për një fëmijë më të rritur nevojitet një vajzë e cila të mund të bëhet shoqe me të por njëkohësiht edhe të ketë autoritet ndaj fëmijës. Një dodo (baby-siter) duhet të jetë njeriu i përshtatshëm e cila të ngjallë besim dhe të kujdeset mirë për fëmijën. Në vendin tonë mungojnë shkolla të posaçme për të pregatitur dado të kualifikuara të cilat të kenë njohuri për botën e madh të fëmijëve.
Është shumë e vështirë për prindërit që t’i besojnë fëmijën e tyre një të panjohuri ndaj të cilit nuk di shumë gjëra. Dadoja mund të ketë dëshmi penale, mund të jetë përson në kërkim. Por mund të ndodhë edhe që të këtë një sëmundje e cila mund të dëmtojë fëmijën tuaj. Por përveç këtyre edhe përvoja e saj mund të mos jetë e vërtet dhe ajo mund të mos dijë të kujdeset për fëmijën, ta edukojë dhe argëtojë atë.
Kërkoj një dado
Ndodh që një dado të ketë rritur disa fëmijë në familje, lagje apo fis. Por një tjetër mundësi janë edhe faqet e internetit apo të gazetave në të cilat vetë dadot kërkojnë punë dhe lën një numër kontakti. Nga ana tjetër edhe studentet janë të interesuar të fitojnë disa lek më tepër dhe falë dashurisë që kanë për fëmijët marrin përsipër të punojnë si dado.
Zgjidhja më e mirë do të ishte një agjensi e cila u jep të gjitha përgjigjet e nevojshme, në një dosje të veçantë të cilën ata mund ta shqytojnë me qetësi.
Prindërit: Më shumë në punë se në shtëpi
Prindërit shpesh herë mendojnë se duke i plotësuar fëmijës anën materiale kanë arritur gjithçka. Por koha që fëmija kalon me prindërit duhet të jetë sa më e gjatë. Ka fëmijë që ankohen se i shohin prindërit vetëm në fundjavë. Prindërit nga ana tjetër ankohen se arrijnë të jenë edhe prind edhe punëtor i mirë në të njëjtën kohë. Përpara se të punësojnë dadon prindërit u bëjnë një test atyre dhe pyetjet e tyre janë nga më të ndryshmet dhe po nuk qenë të bindur vazhdojnë kërkimin përsëri.
Kostoja: Një dado paguhet nga 18 000 – 35 000 lekë në muaj
Për një familje punësimi i dados është luks. Kostoja varet nga koha që do të punojë dhe a do të ketë punë plus përvëç kujdesit për fëmijën. Në të tilla situata vendoset me marrveshje mes prindërve dhe dados kuptohet qe edhe paga do të jetë më e lartë. Mesatarisht rroga bazë ë një dadoje në vendin tonë varion nga 18 000 lekë – 35 000 lekë.
Dadoja: Më duket sikur kam në duar një ëngjëll
Katerina Gjerazi është 45 vjeçe dhe prej 10 vitesh punon si dado. Shkollën e ka mbaruar për laborante, fillimisht ka punuar në pediatri, më pas edukatore dhe në fund beby-siter. Gjithmonë ka qenë e rrethuar nga fëmijët me të cilët ajo ka një lidhje të veçantë. “Brishtësi dhe pafajsia e tyre bëjnë për vetë këdo. Jam kujdesur për fëmijët e vegjël. Fëmija i fundit që kisha e mora 3 muajsh dhe u kujdesa për të deri sa ai u bë një vjeç. Është një ndjenjë që nuk arrij ta shpjegoj… Kur kujdesem për një fëmijë më duket sikur në duar kam një ëngjëll, një qënie hyjnore e cila meriton gjithë dashurinë time”, rrëfen Katerina. Për të momentet më të vështira janë kur ata sëmurën. Dadoja thotë se emocionohet shumë kur fëmijët hedhin hapat e parë dhe kur flasin fjalët e para. “Më ka ndodhur që fjala e parë e një fëmije për të cilin kujdesesha ishte dado, kam qarë me lot nga gëzimi”, tregon ajo. “Edhe pas kaq vitesh, ndonjëherë kam frikë mos sëmuret dhe unë nuk e kuptoj në kohë… megjithëse nuk më ka ndodhur asnjëherë”. Mes emocionesh rrëfen se për të të gjithë fëmijët që ka takuar gjatë këtyre viteve janë të vëçantë dhe që do i kujtoj më shumë dashuri.
“Dado ime”
Mireda Thana është e para që e ka kuptuar se sa e rëndësishme është të qëniet dado dhe se sa e rëndësishme është të ndihmosh prindërit që të gjejnë një dado të përshtatshme. Drejton të vetmen agjensi të këtij lloji në Shqipëri. Shrehet se: “ prindërit kërkojnë gjithçka, kërkojnë një dado përfekte dhe unë pikërisht këtë dado mundohem t’ua gjej. Kujdesem që prindërit të jenë të sigurtë për përsonin që fusin në shtëpi dhe që i lën në duar njeriun më të shtrenjtë për ta. Të gjitha të dhënat unë i verifikoj dhe i vërtetoj. Dadot pajisen me të gjitha dokumentat e nevojshme deri tek dëshmia penale”. Megjithatë duke mos pasur shkolla të mirfillta për beby-siter, Mireda po bën përpjekjen e parë që të hapë një kurs trajnimi për të gjithë ata që duan të jenë dado të pregatitura. “Për këtë po bashkëpunoj me disa murgesha të cilat drejtojnë një kopësht dhe kanë një përvojë të gjatë në këtë fushë. Trajnimi do të jetë nga ana shëndetsore që do të drejtohet nga një doktoresh, psikologjike nga një psikologe, për lojrat …”
Mireda thotë se jo çdokush mund të jetë dado dhe se femrat në vendin tona kanë nevojë për trajnime të ndryshme, jo thjesht të qëndrojnë përpara televizorit.